Për çdo gjë FALENDERONI...




Për çdo gjë falënderoni, sepse ky është vullneti i Perëndisë për ju në Jisu Krishtin. (1 Thesalonikasve 5:18)

Duke falënderuar Perëndinë dhe Atin në emrin e Zotit tonë Jisu Krisht përherë për të gjitha. Efesianët 5:20

Duke e falënderuar Atin, i cili na bëri të denjë të kemi pjesë në trashëgimin e shenjtorëve në dritë.Kolosianët 1:12

Edhe çdo gjë që të bëni me fjalë ose me punë, të gjitha t’i bëni në emër të Zotit Jisu, duke falënderuarPerëndinë dhe Atin me anë të tij. Kolosianët 3:17

Të faleminderit ty, o Zot i Gjithpushtetshëm, i cili je ai që është dhe ai që ishte dhe ai që vjen, sepse more fuqinë tënde të madhe dhe mbretërove.  Zbulesa 11:17

Hyni në portat e tij me falënderim dhe në oborret e tij me lavde; kremtojeni, bekoni emrin e tij. Psalmi 100:4

Këndojini Zotit me falënderim, këndojini me qeste lavde Perëndisë tonë.  Psalmi 147: 7

Sepse kryerja e kësaj shërbese të shenjtë, jo vetëm që përmbush nevojat e shenjtorëve, por edhe kapërderdhet përmes shumë falenderimesh ndaj Perëndisë. 2 Korintianëve 9:12

Por, kurvëria dhe çdo papastërti ose lakmi, as të mos përmendet ndër ju ashtu si u ka hije shenjtorëve; as pandershmëria, as të folurit pa mend e fjalë për të përqeshur, të cilat nuk kanë hije, por më tepër falënderimEfesianët 5: 3-4

Mos u shqetësoni për asgjë, por, në çdo gjë, ia parashtroni kërkesat tuaja Perëndisë me anë lutjesh dhe përgjërimesh, me falënderimFilipianët 4:6

Ashtu si e keni marrë Krishtin Jisu, Zotin, ashtu pra, ecni në të, duke pasur rrënjë dhe duke u ndërtuar në të, dhe duke u forcuar në besim ashtu sikurse u mësuat, duke tepruar në të me falënderimKolosianët 2:6-7

Ngulmoni në lutje, duke ndenjur zgjuar në të me falënderimKolosianët 4:2

Bëj thirrje, pra, para së gjithash të bëhen përgjërime, lutje, ndërhyrje dhe falënderime për të gjithë njerëzit, për mbretërit e për të gjithë ata që janë në pozitë të lartë, që të mund të shkojmë një jetë të qetë dhe të paqtë në çdo Perëndishmëri dhe nder. 1Timoteut 2:1

Bekimi dhe lavdia dhe urtësia dhe falënderimi dhe nderimi dhe fuqia dhe forca i përkasin Perëndisë tonë në jetë të jetëve. Amin. Zbulesa 7:12


No comments:

Post a Comment