KUJDES! KUJDES! KUJDES!


Nëse do të isha djalli ...

Nëse do të isha  Princi i Errësirës, do të doja të zhysja të gjithë botën në errësirë.
Do të bëja timen një të tretën e pasurisë së saj reale dhe katër të pestat e popullsisë së saj, por nuk do të isha i lumtur derisa të kisha kapur mollën me të pjekur në pemën e saj, TY. Kështu do të filloja të bëja gjithçka që është e nevojshme për të të futur në kthetrat e mia.
Së pari, do të shkatërroja kishat. Do të filloja me një fushatë pëshpëritjeje. Me dinakërinë e gjarprit, do të të pëshpërisja ashtu si i pëshpërita Evës: "Bëj çfarë të duash". Të rinjve do t’ju pëshpëritja: "Bibla është një mit". Unë do t’i bindja ata se njeriu e krijoi Zotin, dhe jo Zoti njeriun.
 
Unë do t’i bëja të besojnë se çfarë është e keqe është e mirë dhe çfarë është e mirë është "thjesht një naivitet”.
Të moshuarve do t’u mësoja lutjen si e bëj dhe  unë: "Ati ynë, që je në Uashington, ose në Shqipëri, ose në botë ..." . Kështu do ta arrija objektivin.
Do t’i mësoja autorët të shkruajnë një letërsi sensuale për të emocionuar njerëzit në mënyrë, që çdo gjë tjetër të duket e mërzitshme dhe monotone.
Unë do t’i kanosja televizionet në filmat më të ndyrë dhe anasjelltas.

Atyre që mundesha do t’ju shisja drogë. Do t’ju shisja alkool zonjave dhe zotërinjve të shquar. Pjesën tjetër do ta qetësoja me ilaçe për stresin.
Disave do t’ju përçaja familjet, disave kishat dhe të tjerëve kombet, duke i futur në luftë me njëri-tjetrin, derisa secili prej tyre të konsumohej përfundimisht.

Me premtimet e vlerësimit të lartë, do t’i përdorja mediat për t’i vënë zjarrin botës.
Nëse do të isha djalli, do t’i nxisja shkollat të përsosin intelektin e të rinjve, por të linin pas dore anën emocionale, në mënyrë që të shthuren. Para se ta merrje vesh kurthin tim, do të duhej të ishe qen nuhatës për drogën dhe detektor metali në çdo derë shkolle.

Brenda një dekade do të mbipopulloja burgjet. Do t’i bëja gjykatësit të promovojnë pornografinë.
Shpejt, do ta nxirrja Perëndinë jashtë Gjykatës, pastaj edhe nga dhomat e Kongesit.
Në vet Kishat e Zotit do të zëvendësoja besimin me psikologjinë dhe do të bëja hyjnore shkencën.
Priftërinjtë dhe pastorët do t’i shtyja të abuzonin me djemtë dhe vajzat dhe me paratë kishës.
Nëse do të isha djalli, do ta ktheja simbolin e vezës në Pashkë dhe shishen e verës në Krishtlindje.
Nëse do të isha djalli, unë do t’u merrja atyre që kishin dhe do t’ua jepja atyre që donin,  derisa ta konsumoja shtysën e ambiciozëve.
Ju betohem që, do t’i bëja të gjitha shtetet ta promovonin bixhozin si mënyra e vetme për t’u pasuruar.  Do të paralajmëroja kundër ekstremeve: më shumë punë, patriotizëm dhe sjellje me moral.

Do t’i bindja të rinjtë që martesa ka dalë jashtë mode dhe është më mirë të kesh shumë partnerë. Që ata duhet të bëjnë ashtu si shohin në televizor.
Dhe në këtë mënyrë do t’ju zhvishja në publik dhe do t’ju tërhiqja në shtretër me sëmundje, për të cilat nuk ka shërim.

Me fjalë të tjera, nëse do të isha djalli, do të vazhdoja të bëja pikërisht atë që ai po bën.

  Nga Pavël Harvi


KUJDES mënyrën si jeton. Ti mund të jesh e vetmja 

BIBEL që dikush mund të lexojë.

No comments:

Post a Comment