Që të kesh mik, ji mik!


Miqësia

1 – “Miqësitë janë gjëra aq delikate dhe kërkojnë aq shumë kujdes për t’i mbajtur, sa asnjë gjë tjetër sado delikate dhe e çmuar të jetë”–  Randolf S. Burne.

2 – “Çdo njeri që takon, trajtoje ashtu si do të doje edheti të trajtoheshe” – Anonim.

3 – “Në vend që të duash armiqtë e tu, trajto pak më mirëmiqtë e tu” – Edgar Vatson Hove.


4 – “Një shok të cilin sapo e ke njohur, mund të jetë me të vërtetë miku yt, më i mirë sesa ai që e ke njohur gjithë jetën tënde” – Anonim.

5 – “Miqtë e mi janë pasuria ime” –  Emili Dikinson.

6 – “Një marrëdhënie e mirë ndërmjet meje dhe familjes sime,meje dhe shokëve të mi, meje dhe biznesit tim, mund të përmblidhen me një fjalë: respekt – Anonim.

7 – “Miqësia është Dashuri pa krahët e saj” –  Lord Biron.

8 – “Vite të mbushura me lumturi na bëjnë të kuptojmë sa me fat jemi që kemi miq edhe shokë që na e kanë bërë këtë lumturi realitet”– Robert E. Frederick.

9 – “Çdo mik përfaqëson një botë tek ne, një botë e palindur deri në momentin që ata vijnë, dhe vetëm nga ai takim me ta, një botë e relind” – Anais Nin.

10 – “Më fal disa miq të cilët do të më duan për atë që unë jam ose nuk jam, dhe të mbajnë të padjegur dritën e shpresës në çdo hap tëjetës sime” – Anonim.

11 – “Pyetjes se: “Çfarë është një mik?” ai i përgjigjet:“Një shpirt i vetëm, që banon në dy trupa” – Aristoteli.

12 – “Mbaje një mik të vërtetë me të dyja duart” – Proverbë nigeriane.

13 – “Kurrë nuk mund të kesh shumë shokë” – Anonim.

14 – “Një mik është dikush, që të njeh dhe të do për atëçfarë ti ke qenë dhe je tani, i cili ndan me ty momentet e shpresësdhe të së ardhmes sate për atë që ti do të jesh nesër” – Anonim.

15 – “Pjesa më e mirë e jetës së çdo personi, konsiston te miqësia e tij” – Abraham Linkoln.

16 – Miqësia e vërtetë rritet vazhdimisht edhe në distanca të largëta” – Anonim.

17 – “Në këtë botë nuk ke nevojë për një pafundësi miqsh. Kenevojë vetëm për një, i cili do të qëndrojë me ty në të mira dhe të këqija” – Anonim.

18 – Një mik është një dhuratë që ti i bën vetes tënde” – Robert Louis Stevenson.

19 – “Ji i bindur, që lumturia nuk është bazuar në pozitë, fuqi ose prestigj. Ajo është në marrëdhëniet me njerëzit që do dhe respekton” –Anonim.

20 – “Një mik i matur, një bekim në jetën tënde” – Euripidi.

21 – “Një mik besnik është ilaçi i jetës” – Kishtarët 6:6.

22 – “Një mik është një person me të cilin duhet të jem isinqertë. Përpara tij unë mund të mendoj me zë të lartë” – Ralph Waldo Emerson.

23 – “Një mik i vërtetë është një dhuratë nga Perëndia” – Robert South.

24 – “Të bekuar janë ata të cilët kanë dhuratën e të bëritmiq, e cila është një nga dhuratat më të mira të Perëndisë. Ajo përmbledh shumëgjëra, por mbi të gjitha përmban fuqinë e të dalurit jashtë vetes sate dhe të vlerësuarit të çdo gjëje që është madhështore dhe plot dashuri te tjetri” – Thomas Hughes.

25 – “Ji i sjellshëm me të gjithë, por intim me pak, dhe trajtoi mirë ato pak përpara se t’i thuash të fshehtat e tua. Miqësia e vërtetë është një bimë me rritje të ngadaltë dhe duhet t’i nënshtrohet dhe të përballojë tronditjet e reklamimit përpara se të thirret në apelim – Xhorxh Uashington.

26 – “Humbja e një miku është si humbja e një gjymtyre: kohamund të shërojë angështinë e plagës, por humbjen nuk mund ta rregullojë” – Robert Suthei.

27 – “Dashuria dhe miqësia janë zbulimet e vetvetes te të tjerët, dhe kënaqësia jonë në njohje” – AlexandërSmith.

28 – “Nuk janë gjërat e mëdha që ju bëni për miqtë tuaj,ato, të cilat gjithmonë mbajnë mend: ato që nuk harrohen janë gjërat  e vogla” – Anonim.

29 – “Mik është ai që vjen dhe më troket në derë, kur e gjithë pjesa tjetër e botës më braktis” – Anonim.

30 – “Miqësia dyfishon gëzimet dhe përgjysmon brengat” – Anonim.

No comments:

Post a Comment