“… Me ne është Zoti, Perëndia ynë, për të na ndihmuar dhe për të luftuar në betejat tona”.
2 Kronikave 32:8
E dimë që kur i ligu na sulmon, Perëndia vepron. Perëndia nuk qëndron pas nesh dhe thjesht mendon: “Mirë, unë pyes veten, ç’do të ndodhë. Pyes veten çfarë do të bëjnë ata”.
Jo! Perëndia vepron! Ti je thesari i tij më i çmuar.
Në psalmet thuhet: “Perëndia është afër atyre që janë të lënduar. Perëndia është afër atyre që janë me zemër të thyer.
Perëndia e di kur ti merr një lajm të keq për sëmundje.
Ai e di kur ti vuan nga ana ekonomike.
Ai e di kur të keqtrajtojnë.
Ndoshta ti nuk shikon të ndodhë asgjë,
por ji i sigurtë që Perëndia i tërëfuqishëm jo vetëm që di, por Ai edhe vepron.
Ai e di zgjidhjen. Nëse ti qëndron në besim, atëherë në momentin e duhur,
Ai do të të dërgojë një burim nga fuqia e tij, burim shërimi, burim rregullim dhe ndreqjeje.
Jo vetëm që do të të nxjerrë nga beteja që po kalon, po do të të nxjerrë edhe më mirë se ç’ishe më parë.
Lutje për sot
Atë, të falendëroj që je ndihmësi im.
E di që je me mua edhe në kohët e vështira;
edhe kur unë nuk mund të shikoj një rrugëdalje.
Besoj që Ti po vepron në jetën time dhe do të më nxjerrësh fitimtar
në emrin e Birit tënd të vetëmlindur, Jisu Krisht. Amin.
No comments:
Post a Comment