Studim Biblik (PARABOLAT) - Shërbëtori i Pamëshirë (Mt 18:21-35)
Falja e të tjerëve
Pse duhet të falim të tjerët?
Sa herë duhet ta falim të afërmin tonë? Cila është e pranueshme?
Pse është e vështirë të falim të tjerët?
Lexo Mt. 18:21-35
Sa herë duhet të falim të afërmin tonë?
- Pjetri po mundohej të ishte i arsyeshëm në maksimum. Mësuesit judenj të asaj kohe thoshin se dikush duhet të falë vëllain e tij tre herë, por jo më tepër.
-Përgjigjja e Jisuit është një surprizë. Ajo i kalon të tëra limitet dhe llogaritjet. Mëshira dhe falja jonë duhet të jetë e pafundme.
10.000 tallandat krahasuar me 100 denarë
- një tallandë ishte e barazvlefshme me më tepër se 15 vjet rroga pune; një denarishte zakonisht rroga ditore. Si rrjedhim, një tallandë ishte shumë më tepër sesa 100 denarë. Ideja e 10.000 tallandave është e paimagjinueshme, e pamendueshme, jashtë çdo lloj mase.
Përse Jisui përdor figura të tilla jashtë limitit mendor?
- Ai donte të tregonte sa e madhe është dashuria e Perëndisë; sa e pafundme është mëshira e tij për ne
(Ps 103)
- Sepse sa të lartë janë qiejt mbi tokën, aqe madhe është mirësia e tij ndaj atyre që kanë frikë prej tij; Sa larg është lindja nga perëndimi, aq shumë ai ka larguar nga ne fajet tona”)
- Ai deshi të na tregonte se nuk ka rëndësi çfarë bëjmë, ne asnjëherë nuk mund tameritojmë mëshirën e tij, ajo është gjithmonë dhuratë!!! (Meqenëse nuk e meritojmë, e vetmja gjë që mund të bëjmë është që të shfaqim vlerësimin që do të thotë të tregojmë mëshirë të ngjashme ndaj të tjerëve.)
Cilat janë pasojat e mosfaljes së tët jerëve? (v 32-35)
- Ata që nuk falin dot NUK MUND të presin që të falen. (Mt 6:12-14). Perëndia do të nafalë sikurse dhe ne falim tëtjerët. (Kurdoherë që nuk mund të falimtë tjerët, përsëritni lutjen e Zotit duke thënë “mos na i fal fajet tona, sikurse dhe ne nuk ua falim fajtorëve tanë.”)
- Mungesa e mëshirës do të na ndëshkojë në ditën e gjykimit
- urrejtja dhe krenaria të cilat na shkaktojnë të mos falim të tjerët do të përhapen (si kanceri) dhe do të na drejtojnë shumë më larg Perëndisë
Me qëllimqë të kuptojmë plotësisht këtë paragraf, duhet të kuptojmë mëkatin tonë, dhe sa e madhe është mëshira e Perëndisë. Jemi mëkatarë?
Çfarë është një mëkat?
Dhiata e Re përdor pesë fjalë për të përshkruar mëkatin:
i) Të humbësh shënjestrën - Të mos arrish të gjuash në shenjë është mëkat. Si rrjedhim, mëkati është rënie prej asaj që kemi qenë ose që mund të kishim qenë. A e kemi arritur potencialin e plotë? A kemi bërë tërë të mirat të cilat ishin të mundshme në jetën tonë? Nëse jo, kemi mëkatuar dhe kemi nevojë përmëshirën e Perëndisë.
ii) Të kalosh në krahun tjetër - Mëkati është hapi që ndërpret vijën e cila është vendosur midis të mirës dhe të keqes. A qëndrojmë gjithmonë në anën e djathtë të vijës që ndan ndershmërinë nga pandershmëria, të vërtetën nga gënjeshtra, mirësinë nga ligësia dhe dashurinë për të tjerët nga egoizmi? Nëse jo, atëherë kemi mëkatuar.
iii) Të rrëshqasësh- Mëkati nuk është diçka që është gjithmonë e paramenduar. Ne mund të bëjmë gjëra pa menduar, një fjalë e ashpër “rrëshqet” nga goja, një impuls ose pasion na shkatërron, humbim kontrollin për një moment. Këto të tërajanë përsëri mëkate.
iv) Paligjshmëria. Të bërët e diçkaje që është e gabuar, dukeditur që është e gabuar. Dikush që njeh ligjin, por përsëri e thyen atë.
v) Borxhi. Nënkupton mosdhënie të pagesës që është me afat, një rënie në detyrë. Bibla thotë që të gjithë jemi thirrur “për t’u bërë të përsosur sikurse dhe ati ynë është i përsosur”. Askush nuk mund të shpallë se ka përmbushur përsosmërisht detyrën ndaj të afërmit dhe Perëndisë. Si rrjedhim, ne biem në mëkat.
Pra, me këtë kuptim të mëkatit, është e dukshme se të tërë kemi mëkatuar. Ne kemi nevojë për faljen dhe mëshirën e Perëndisë. Kjo është arsyeja përse një nga lutjet më të rëndësishme të Kishës është Lutja e Jisuit: “Zot Jisu Krisht, Bir i Perëndisë, ki mëshirë për mua mëkatarin.”
Ne e dimë se duhet të falim të tjerët, por është e vështirë. Si mësojmë të falim tëtjerët?
a) Së pari duke kuptuar se Perëndia ka bërë për ne. Çfarë ka bërë Perëndia për ne?
b) Mendimi për kuptime të ndryshme të mëkatit; kuptimi sa larg kemi rënë, dhe sa e madhe është mëshira e Perëndisë. Nëse nuk mund të shikojmë mëshirën e Perëndisë drejt nesh, atëherë nuk do të shikojmë ndonjë arsye për të falur të tjerët.
Mbani mend, nuk falim të tjerët sepse ata e meritojnë mëshirën tonë; Ne falim pasi Perëndia na ka falur, Ai është i mëshirshëm ndaj nesh!!!
c) Mundohuni të kuptoni të tjerët. Mendoni çfarë ka përjetuar personi tjetër në jetë, mundohuni ta kuptoni para se të lejoni veten të ndëshkojë atë person.
d) Mësoni të harroni! Për sakohë një plagë është shëruar, ka shpresë shumë të vogël që ta harrojmë. Mos i ngulitni plagët dhe lëndimet në mendjen tuaj.
e) Mësoni të doni. Mundohuni të banoni në Krisht dhe të fitonimendjen e tij. Pranojeni pa kushte dashurinë e Krishtit në jetën tuaj, përjetojeni këtë dashuri, pastaj, atë dashuri ndajeni me të tjerët.
Atë Luka Veronis
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment