Studim Biblik (PARABOLAT) - Tagrambledhësi dhe Fariseu


 Krenaria dhe përulësia
Lexo Lk. 18:10-14
- Kush ishin Tagrambledhësit dhe Farisenjtë?
Tagrambledhësit:
  • njerëzit më të urryer në Palestinë pasi punonin për romakët.
  • të parë si renegatë dhe tradhtarë.
  • shumë korrupsion në sistem, dhe ishte e lehtë për një tagrambledhës të vidhte nga fitimet.  Kryesisht ata shikoheshin si hajdutë.
  • Judenjtë vendosnin në një kategori, vjedhësit, vrasësit dhe tagrambledhësit
  • Tagrambledhësit nuk lejoheshin në sinagogë

Farisenjtë:
  • një lëvizje fetare laike e përqendruar në studimin dhe praktikën e ligjit
  • ata mbaheshin me një nderim të lartë në judaizëm. Ata kapërcenin pjesën tjetër të kombit në pikëpamjen e fesë

Për cilët është kjo parabolë? (v. 9)

Ata që besonin në vetvete (dhe veprimet e mira të tyre) dhe që përbuznin të tjerët
Cilat janë anët e mira të Fariseut?
-agjëron, lutet, jep përqindje, falënderon Perëndinë, i lirë nga të ashtuquajturat mëkate  të mëdha.  ( Sa prej  i nesh bëjnë këto ???!!  A kemi të drejtë të ndëshkojmë fariseun nëse para së gjithash nuk bëjmë të mirat që ka bërë ai?)
Gabimi i tij?
mungesa e pendimit dhe përulësisë
  • vetkënaqësi, statik (mbivlerësues i vetvetes), nuk arrin të kuptojë se është në një udhëtim të vazhdueshëm, nuk lejon Perëndinë të veprojë brenda tij.
  • krahason veten me të tjerët, me mospërfillje (ku është dhëmbshuria?)
  • shkoi në tempull, jo për t’ju lutur Perëndisë, por t’u lutur vetes, për t’u dukur.  Lutja e vërtetë është vetëm ajo që i drejtohet Perëndisë!
  • Besimi i rremë, ku të jashtmet ishin parësore në vend që të ishin dytësore

Mundohuni të kryeni cilësitë e mira të tij, por vazhdimisht jini të kujdesshëm për pendimin, përulësinë, dhëmbshurinë, dhe hipokrizinë.

Ana e mirë e Tagrambledhësit?
  • nuk ngre kokën te Perëndia, sepse kuptoi mëkatet e tij. 
  • Ai e njeh veten, karakterin e tij të vërtetë; ai nuk mundohet të justifikojë sjelljen e tij, të bëjë diçka që në të vërtetë ai nuk është.
  • dëshira për ndryshimin e mendjes; “të varfër në shpirt”, jo të kënaqur me veten
  • kurajë të vijë në tempull, pasi kjo ishte e ndaluar.  Dëshira e fortë të qëndrojë para Perëndisë.
Pastaj, pasi shkoi, nuk u dëshpërua, por shpresoi!
  • ka besim në mëshirën e Perëndisë; “Perëndi ki mëshirë për mua MEKATARIN” na kujton Ps. 50, dhe dashurinë e mëshirën e madhe të Perëndisë.

Çfarë është pendimi?
  • është një derë me të cilën ne hyjmë në jetën e krishterë.  Jo thjesht keqardhja ose trishtimi i kotë për gjërat e bëra më parë.  Më tepër se një vëzhgim i një pendimi...
  • është një ndryshim i mendjes/shpirtit, të transformohet në këndvështrim të brendshëm, të kthehet 180 gradë drejt Perëndisë

Çfarë është përulësia?
  • Këndvështrimi i shoqërisë sonë -- është një lloj shenje dobësie
  • të shikojmë veten tonë sikur të jemi me të vërtetë mëkatarë, por mëkatarë të shpëtuar nga hiri i Perëndisë!!!  Ne nuk kemi të mirë përveç të mirës që na jep Perëndia. “Tërë të mirat vijnë nga lart.”
  • një dhuratë hyjnore; “Vetë Perëndia është i përulur” dhe përsëri, ai është i madhërishëm
  • Moisiu thuhej të ishte njeriu më i përulur në botë, dhe përsëri ai ishte shumë i fuqishëm. GUXIMSHMERI E PERULUR - ne duhet të mundohemi për një qëndrim të tillë, për lavdinë e Perëndisë.

Si bëhet dikush i përulur?
  • mat çdo gjë me Krishtin (mos pyet, “A jam aq i mirë sa miku im? Por pyete veten: Si të krahasohem me Jisuin?”)  Pa Krishtin, përulësia e vërtetë është e pamundur.
  • falja e të tjerëve; nuk ka rëndësi se çfarë kanë bërë ata ndaj nesh. (Perëndia na fal kur ne falim të tjerët)

 Atë Luka Veronis

No comments:

Post a Comment