Lutje që Zoti të të dëgjojë



          
O Zot i përjetshëm dhe Krijues i të gjithave,
Ti që me mirësinë Tënde të pakuptueshme më ftove në këtë jetë,
që më dhe hirin e pagëzimit dhe vulën e Shpirtit të Shenjtë,
që më pasurove me dëshirën të të kërkoj Ty, të vetmin Perëndi të vërtetë,
dëgjoje lutjen time.


Nuk kam jetë, dritë, gëzim, urtësi, madje as fuqi pa Ty, o Perëndi.
Për shkak të mëkateve të mia nuk mund të ngre sytë e mi drejt Teje.
Por, Ti u the nxënësve të Tu:
Çdo gjë që do të kërkoni në lutjen tuaj me besim, do ta merrni
dhe çdo gjë që do të kërkoni në Emrin Tim do të bëhet”.
Prandaj guxoj dhe të thërres:
Pastromë nga çdo njollë trupore dhe shpirtërore.
Mësomë të lutem.

Bekoje edhe këtë ditë që më dhurove mua, shërbëtorit tënd të padenjë.
Me fuqinë e bekimit tënd denjësomë të të lëçis dhe të punoj gjithmonë për lavdinë Tënde.
Me shpirt të pastër, përulësi, durim, dashuri, fisnikëri, paqe, guxim, dhe urtësi.
Të ndiej gjithmonë praninë Tënde.
Me mirësinë Tënde të pafundme, o Zot Perëndi, tregomë udhën e vullnetit Tënd.
Bëmë të eci pa mëkat përpara Teje.
O Zot, para Teje të gjitha zemrat janë të hapura.
Ti njeh gjithçka që kam nevojë.
Ti njeh verbërinë dhe paditurinë time.
Ti e di paqëndrueshmërinë dhe korrupsionin e shpirtit tim.
Por, as dhimbja, as ankthi nuk janë të fshehura prej Teje.
Prano, të lutem, lutjen time
dhe me Shpirtin Tënd të Shenjtë,
mësomë udhën ku duhet të eci.

Dhe kur dëshira ime e kotë të më udhëheqë në rrugë të tjera,
mos më ler të humbas, por bëmë të kthehem te Ti.
Jepmë, që me fuqinë e dashurisë sate, të mbahen fort tek e mira.
Ruajmë nga çdo fjalë ose veprim që mund të shkatërrojë shpirtin,
dhe nga çdo dëshirë që mund që mund të mërzitë dhe të dëmtojë vëllain tim.
Mësomë se çfarë dhe si duhet të flas.
Nëse është dëshira Jote të mos përgjigjem, jepmë shpirt të heshtjes paqësore,
që të mos i shkaktojë dëshpërim ose dhimbje vëllait tim.
Mbështetmë në rrugën e urdhërimeve të Tua dhe deri në frymën e fundit
ndihmomë që të mos largohem nga drita e porosive të Tua.
Porositë e tua le të bëhen ligji i vetëm i jetës sime, në tokë dhe në gjithë përjetësinë.
O Perëndi, të lutem, mëshiromë.

Çliromë nga dëshpërimi dhe poshtërsia ime
Dhe mos e fshih prej meje udhën e shpëtimit.
Brenda marrëzisë sime, o Perëndi, të kërkova gjëra të shumta dhe të mëdha.
Kujtoj gjithmonë dobësinë time, sjelljen e keqe dhe ligësinë time dhe thërres: Mëshiromë
Mos më largo prej fytyrës Sate për shkak të arrogancës sime.
Jepmë dhe shtomë fuqinë, që të të dua në përputhje me urdhërimet e Tua.
Unë, më i keqi të gjithë njerëzve.
Të të dua me të gjithë zemrën time, me të gjithë shpirtin tim, me të gjithë mendjen time,
me të gjithë fuqinë time, me të gjithë qënien time.
Po, o Perëndi, me Shpirtin Tënd të Shenjtë mësomë gjykim të drejtë dhe urtësi.
Jepmë njohurinë e së vërtetës Sate, para se të më vijë fundi.
Ruajmë në jetë në këtë botë, derisa të të afroj pendim të denjë.
Mos më ço drejt vdekjes në mes të ditëve të mia.
As derisa mendja ime të jetë e verbër.
Por, kur të duash t’i japësh fund jetës sime, tregoma më përpara,
që ta parapërgatit shpirtin tim para se të qëndrojë para Teje.
Ji me mua o Perëndi, gjatë kësaj ore të tmerrshme dhe dhuromë gëzimin e shpëtimit.
Pastromë nga mëkatet e mia të fshehta dhe nga gjithë mosmirënjohja që mbart brenda vetes.
Dhuromë mbrojtje të mirë para fronit të gjykimit Tënd.
Po, o Perëndi, me mëshirën Tënde të madhe
dhe dashurinë Tënde të pamasë për gjininë njerëzore,
dëgjoje lutjen time. Amin.


No comments:

Post a Comment