Kujto, të korrat po vijnë!




Unë do t’ju jap shirat sipas stinëve,
toka do të japë prodhimin e saj
dhe drurët e fshatit do të japin frytet e tyre. Levitiku 26:4


Perëndia ka caktuar stinë për jetën tënde.
Është e lehtë të zhgënjehesh kur ëndrrat e tua nuk realizohen sipas afatit kohor që ti ke caktuar,
por jo çdo stinë është stinë e të korrave.
Ka stinë për lërim, ka stinë për mbjellje, ka stinë për vaditje.
Sigurisht që do të doje që çdo stinë të ishte kohë për përparim një herë nga njëra anë e një herë nga tjetra,
kohë për pushime të bukura andej e këndej.
Por pa stinët e tjera, nuk mund të jesh i përgatitur.

Për shembull, gjatë stinës së lërimit Perëndia sjell situata me të cilat duhet të merresh.
Ai të përgatit për përgjegjësi të tjera.
Nëse ti nuk përparon si duhet, nuk do të jesh gati për stinët e tjera.
Çelësi  është të mos humbësh asnjë mundësi.
Mos bëj prapa.
Duro aty ku je.
Mba qëndrim të mirë dhe bëj gjënë e duhur, madje edhe kur është e vështirë.

Nëse vepron kështu, e ke kaluar provën,
dhe Perëndia premton që stina jote e përshtatshme për të korrat po vjen.
Ki kurajë, sepse koha jote e caktuar për përparim, mbarësi, dhe lartësim po vjen,
dhe Ai do të realizojë çdo ëndërr dhe dëshirë që vendosi në zemrën tënde.
Kujto, të korrat po vijnë! Amin!

No comments:

Post a Comment