Smira



1 – “Asnjë nuk i ndan dhe nuk i përçan njerëzit nga njëri-tjetri më shumë sesa smira dhe shpifja”.
Ajo është sëmundje e frikshme e shpirtit; pasion i tmerrshëm,
për të cilin nuk ekziston justifikim dhe ndjesë;
është mëkat i madh, shumë më i keq se kopracia; rrënja e të gjithë të këqijave.
Sepse ndërsa kopracia kënaqet kur merr vetë diçka,
në të kundërtën smira kënaqet kur tjetri nuk merr gjë,
duke e konsideruar fatkeqësinë e të  tjerëve si gëzim të tij.
A është e mundur të                 
 çmenduri tjetër më e madhe se kjo?” – Shën Joan Gojarti .


2 – “Smira është: veshja e krenarisë, lakuriqësia e përulësisë,
rrënja e thashethemit, xhelozia e lavdërimit,
hipokrizia e miqësisë, dhelpëria e guximit,
armiqësia e dashurisë, dredhia e suksesit,
përqeshja tallëse e të lavdëruarve, shikimi i shtrembëruar i syve” – Ava Nili.

3 – “Ashtu si derri që zhgërryhet në llucë, ashtu siç gëzohet djalli me difektin tonë,
ashtu edhe njeriu smirëzi gëzohet dhe kënaqet për fatkeqësitë e të afërmit të tij.
Nëse bashkënjeriut të tij i ndodh ndonjë gjë e papëlqyer,
smirëziu lehtësohet dhe merr frymë, sepse fatkeqësitë e të tjerëve i konsideron kënaqësi të tij
dhe të mirat e të tjerëve si dështime të tij.
Ashtu si brumbujt ushqehen me pleh,
kështu edhe njerëzit smirëzinj ushqehen me fatkeqësitë e të tjerëve,
bëhen kundërshtarë dhe armiq të vërtetë të natyrës njerëzore” – Shën Joan Gojarti .

No comments:

Post a Comment