Mënyra si presim bën gjithë ndryshimin!



Shumica e kohës së jetës kalohet duke pritur.
Mënyra si presim bën gjithë ndryshimin.
Psalmi 5:3 thotë: “O Zot, çdo mëngjes të drejtoj lutjet e mia, dhe pres me shpresë”.

Të presësh me shpresë do të thotë që në vend që të shqetësohesh nëse Perëndia do t’i përgjigjet lutjes,
ti e falënderon, sepse Ai është duke vepruar në fshehtësi;

ti bisedon, sikur mrekullia e Tij të jetë pranë teje,
dhe vepron sikur përgjigjja e lutjes po vjen.

Ky është besimi në vepra – të falënderosh Perëndinë dhe të kesh besim të patundur,
që atë që Ai premtoi do ta bëjë. Amin!

No comments:

Post a Comment