Unë të njihja... dhe të zgjodha!




Unë të njihja dhe të miratova para se të të formoja në bark të nënës… Jeremia 1:5.
A e di që Perëndia ka menduar për ty para se ti të lindeshe?
Ai dinte gjithçka për ty, para se ti të formoheshe në bark të nënës sate.
Ai të ka krijuar me qëllim për një qëllim. Ai ka planifikuar me kujdes se cili do të jesh ti, ngjyrat e flokëve të tu, ngjyra e lëkurës dhe e syve të tu.

Ai të ka dhënë dhurata, talente dhe mundësi, që të përdoren për lavdinë e Tij.
Ai të hodhi një vështrim e të tha: “Miratohet”.
S’ka rëndësi se si ndihesh ti sot, s’ka rëndësi miratimin e kujt nuk more në këtë botë,
dije që Perëndia i Tërëfuqishëm të do dhe të miraton tani.

Ti nuk mund të bësh asgjë tani ose ndonjëherë për ta ndyshuar këtë. Ndoshta ti mund të thuash: “Kam gabuar shumë në jetë, si mund të më miratojë Perëndia?” Kuptoje që kur Perëndia të shikon, ai bën dallimin midis teje dhe sjelljes sate.
Ndoshta Ai nuk i miraton çdo herë veprimet e tua,
por dëshiron të të ndihmojë të rritesh dhe të bësh zgjedhje më të mira.  
Pranoje dashurinë dhe miratimin e Tij sot! Lejoje të veprojë në jetën tënde. Lejo që dashuria e Tij të të forcojë dhe të të fuqizojë, sepse je miratuar dhe pajisur për të jetuar me triumf çdo ditë të jetës sate.
“Para se të të formoja në bark të nënës, unë të njihja, para se ti të lindeshe të zgjodha;
të caktova si profet për kombet”.  Amin

No comments:

Post a Comment