Lutje që Zoti të të denjësojë në jetë




O Zoti im, besoj te Ti; forcoma besimin,
shpresoj te Ti; siguroma shpresën,
Të dua; dyfishoma dashurinë,
pendohem që kam gabuar; shtoma pendimin,
Të adhuroj si parimin tim të parë.
Të dëshiroj si qëllimin tim të fundit.

Të lavdëroj si mirëbërësin tim të përhershëm.
Të thërras për ndihmë si mbrojtësin tim Sovran.
Drejtomë me mençurinë tënde;
përmbamë me drejtësinë tënde;
ngushëllomë me zemërgjerësinë tënde;
mbamë me fuqinë tënde.

Zoti im, të përkushtoj mendimet e mia, fjalët e mia,
veprimet e mia, vuajtjet e mia.
Që tani e tutje do të mendoj për ty,
do të flas për ty, do të veproj siç vepron ti, do të vuaj për ty.
Dua atë që do ti, sepse e do ti, siç e do ti, aq sa e do ti.
Të lutem o Zot, falmë zgjuarsi.
Udhëhiqmë  vullnetin,
pastroma trupin,
shenjtëroma shpirtin.

Ndihmomë, o Zot, të pendohem për gabimet e shkuara;
të zotëroj tundimet e ardhshme;
të korrigjoj ngasjet e mia të ndyra;
të praktikoj virtytet e natyrës sime.
Më mbush zemrën me dashurinë për mirësinë tënde,
me zellin për të afërmin tim,
me neverinë për botën sekulare.
Paça në zemër bindjen ndaj eprorëve;
vlerësimin për miqtë, faljen për armiqtë.

Të sundoj sensualitetin dhe vetëposhtërimin.
Kopracinë ta kthej në lëmoshë,
zemërimin në ëmbëlsi,
përtacinë në vetmohim.
Bëmë të jem i matur në këshilla,
i qëndrueshëm në rreziqe,
i durueshëm në prova,
i thjeshtë në suksese.

Ndihmomë, o Zot, të jem i vëmendshëm në lutje,
i përmbajtur në të ngrënë,
i zellshëm në punën time,
i qëndrueshëm në vendimet e mia.
Të kem kujdes që të kem zemër të pastër,
veshje të thjeshtë,
bisedë ndërtuese,
sjellje të rregullt.
Të kem sytë hapur për të sunduar natyrën,
për të pasur hirin,
për të zbatuar ligjin tënd
dhe për të punuar për shpëtimin tim.

Të mësoj nga ti, o Zoti im, sa e vogël është çdo gjë tokësore dhe sa e madhe është çdo gjë qiellore,
sa të shkurtra janë gjërat e tokës, sa të pavdekshme janë ato të përjetësisë.
Më përgatit të jem gati për vdekjen,
të kem frikë gjykimin tënd,
të shpëtoj nga ferri,
dhe të fitoj parajsën.
Amin

No comments:

Post a Comment