Lutje që Zoti të bekojë Martesën tënde çdo ditë



 O Zot, Jisu Krisht, me praninë Tënde bekove dasmën në Kanë
dhe na tregove se Ti je prifti i vërtetë i Martesës së pastër dhe mistike.
Të falënderojmë për ditën në të cilën me bekimin tënd qiellor na bashkove në Misterin e Martesës.


O Zot, vazhdo të bekosh dhe të pasurosh martesën tonë me dashuri,
duke na ruajtur si bashkudhëtarë, me përkrahje të dyanshme,
me njëjtësi të zemrës dhe përparim në besim dhe në jetë.

Mbro lidhjen tonë të shenjtë martesore nga mëkati, ligësia dhe rreziqet.
Ushqe mes nesh shpirtin e mirëkuptimit,
shpirtin e faljes dhe shpirtin e paqes,
në mënyrë që zemërimi, grindjet dhe problemet e tjera të mos na shkaktojnë pengesa dhe rënie.


Dhurona të shohim fajet tona dhe të mos gjykojmë njëri-tjetrin.
Mbaje gjithmonë të rinuar lidhjen tonë të dashurisë.
Kënaq zemrat tona me gëzimin e martesës,
që me zemër të të mund të japim lavdi.

Sepse ti vetë ke thënë që ky MISTER është i madh;
në lidhje me Krishtin dhe me Kishën.
Por secili nga ne kështu ta dojë gruan e vet sikurse e do veten e vet;
dhe po kështu gruaja ta respektojë burrin. (nga Efesianët 5 : 32-33 )
Amin.



No comments:

Post a Comment