Gjej kënaqësinë tënde në Zotin, dhe Ai do të realizojë dëshirat e zemrës sate!



Gjej kënaqësinë tënde në Zotin. (Psalmi 37:4)

Sepse unë, sipas njeriut të brendshëm, ngazëllehem në ligjin e Perëndisë. Rom 7:22

Sepse atëherë do të gjesh kënaqësinë tënde tek i  Plotfuqishmi dhe do të ngresh fytyrën në drejtim të Perëndisë. Jobi 22: 26


Mos u trishtoni, sepse gëzimi i Zotit  është fuqia juaj. Nehemia 8:10

Lum njeriu që nuk ecën sipas këshillës të të pabesëve, sepse nuk ndalet në rrugën e mëkatarëve dhe nuk ulet bashkë me tallësin, por që gjen kënaqësinë  e tij në Ligjin e Zotit, dhe që mendon thellë ditë e natë mbi ligjin e Tij. Psalmi 1:1-2

Perëndia im unë gëzohem kur zbatoj vullnetin tënd dhe ligji yt është brenda  zenrës sime. Psalmi 40: 8


Zoti kënaqet me ata që kanë frikë prej tij, me ata që shpresojnë në mirësinë e  Tij. Psalmi 147:11

Ti do të më tregosh shtegun e jetës; ka shumë gëzim në praninë tënde; në të djathtën tënde ka kënaqësi në përjetësi. Psalmi 16:11

Atëherë do të gëzohesh në flijimet e drejtësisë, në olokaustet dhe në ofertat që digjen tërësisht; atëherë do të ofrohen dema të rinj në altarin tënd. Psalmi 51:19

Ti në fakt nuk gjen ndonjë kënaqësi në flijim, përndryshe do ta ofroja, nuk të pëlqen as olokausti. Psalmi 51:16

Ja, sa mirë  dhe e kënaqshme është që vëllezërit të banojnë bashkë në unitet!  Psalmi 133: 1

Të gjitha ditët e të varfërit janë të këqija, por për një zemër të kënaqur ka festë përherë. Fjalët e urta 15:15

Do të gjesh kënaqësinë tënde tek Zoti, dhe unë do të bëjëqë të kalërosh mbi lartësitë e tokës dhe do të jap të hash trashëgimine e Jakobit, atit tënd, sepse goja e Zotit ka folur. Isaia 18:14

U thuaj atyre : ashtu siç është e vërtet që unë të rroj,thotë Zoti, Zoti, unë nuk kënaqem me vdekjen e të pabesit, por që i pabesi të ndryshojë rrugën e tij dhe të jetojë; konverohuni nga rrugët tuaja të këqija . Pse vallë duhet të vdisni, o shtëpi e Izraelit? Ezekiel 33:11

Sepse nuk ke shërbyer Zotit, Perëndisë tënd, me gëzim dhe hare në zemër për  bollëkun në çdo gjë.

Ligji i Përtërirë 28:47

Shkëlqimi dhe madhëria janë para tij, forca dhe gëzimi ndodhen në banesën e tij. 1Kronikave 16:27

Ti më kë shtënë në zemër  më tepër gëzim nga sa ndjej në ata, kur kanë grurë dhe musht me shumicë .
Psalmi 4:7

Gëzohuni tek Zoti ngazëlloni, o njerëz të drejtë; lëshoni britma gëzimi, jut ë gjithë, o njerëz me zemër të drejtë. Psalmi 32:11

Atëherë unë do të vij tek altari i Perëndisë, te Perëndia që është gëzimi im,dhe kënaqësia ime; do të të kremtoj me qeste. O Perëndi, Perëndia im. Psalmi 43:4

Është një lumë brigjet e të cilit mbushin me gëzim qytetin  e Perëndisë, vendin e shenjtë ku banon Shumë i Larti. Psalmi 46:4

Duke qënë se ti ke qënë ndihma ime, unë këndoj tërë gëzim në hijen e krahëve të tu. Psalmi 63:7

Ejani, t’i këndojmë me gëzim Zotit; t’i dërgojmë britma gëzimi kalasë së shpëtimit tonë. Psalmi 95:1

Unë ndjej një gëzim të madh në fjalën tënde, ashtu si ai qe gjen një plaçkë të madhe. Psalmi 119: 162

Shpresa e të drejtëve është gëzimi, por pritja e të pabesëve do të zhduket. Fjalët e urta 10:28

Do t’i coj në malin tim të shënjtë dhe do t’i mbush me gëzim në shtëpinë time të lutjes. Isaia 56:7

Zoti, Perëndia yt, në mes teje është i fuqishmi që shpëton. Ai do të mbushet me gëzim për ty, në dashurinë e tij do qëndrojë në heshtje, do të gëzohet për ty me britma gëzimi. Sofonia 3:17

Edhe ti do të kesh gëzim e ngazëllim; edhe shumë njerëz do të gëzohen për lindjen e tij. Luka 1:14

Edhe engjëlli u tha atyre: Mos u frikësoni, sepse ja tek po ju jap juve lajmin e mirë për një gëzim të madh, që do të jetë për gjithë popullin. Luka 2:10

Ua fola juve këto, që të mbetet gëzimi im tek ju, edhe gëzimi juaj të jetë i plotë. Joani 15:11

Me të vërtetë, me të vërtetë po ju them juve, se ju do të qani e do të vajtoni, por bota do të gëzohet dhe ju do të hidhëroheni, po hidhërimi juaj do të kthehet në gëzim. Joani  16:20

Ata pra që pritën me gëzim fjalën e tij u pagëzuan; edhe atë ditë u shtuan rreth tre mijë shpirtra.
Veprat e apostujve 2:41

Gëzohuni me ata që gëzohen, edhe qani me ata që qajnë. Romakët 12:15

Por fryti i Frymës është dashuri, gëzim, paqe, zemërgjerësi, ëmbëlsi, mirësi, besnikëri. Galatasve 5:22

Prandaj, o vëllezërit e mi të dashur e të përmalluar, gëzimi edhe kurora ime, kështu qëndroni në Zotin, o të dashur. Filipianët 4:1

Duke u forcuar me çdo lloj fuqie, sipas pushtetit të lavdisë së tij për çdo durim dhe zemërgjerësi me gëzim. Kolosianët 1:11

Bindjuni të parëve tuaj, edhe dëgjoini; sepse ata rrinë zgjuar për shpirtrat tuaj, sepse ata do të japin llogari; që ta bëjnë këtë me gëzim, e jo duke psherëtirë; sepse kjo nuk ju bën dobi juve. Hebrenjtë 13:17

Sepse u gëzova shumë, se vijnë vëllezër dhe dëshmojnë për të vërtetën tënde, siç ecën ti në të vërtetën. Nuk kam gëzim më të madh se këtë, të dëgjoj se bijtë e mi ecin në të vërtetën. 3 Joanait 1:3-4

Numërojeni për gëzim të madh, o vëllezër të mi, kur bini në lloj-lloj ngasjesh. Jakovi 1:2

No comments:

Post a Comment