Ji i fortë dhe trim; mos ki frikë dhe mos u thyej, sepse Zoti Perëndia është me ty kudo të shkosh”.
A nuk të urdhërova unë? Ji i fortë dhe trim; mos ki frikë dhe mos u thyej,
sepse Zoti Perëndia është me ty kudo të shkosh”. Jozueut 1:9
Çfarë vëren kur hedh vështimin në të ardhmen tënde?
Cilat janë ëndrrat dhe dëshirat që ke thellë në zemër?
Shumë njerëz fillojnë me ëndrra të guximshme, por pastaj ndodh e kundërta.
Jeta nuk del ashtu si e planifikojmë. Ne humbin një person të dashur ose hasim vështirësi që nuk i presim.
Sot nëse edhe ti po kalon vështirësi, dua që të të kujtoj që Krijuesi i Universit të ka formuar me dhurata dhe talente të veçanta, të cilat askush tjetër nuk i ka.
Ai të ka sjellë në këtë botë për një qëllim të veçantë.
Kur ia përkushton Atij jetën tënde, Ai premton të jetë me ty kudo që të shkosh.
Edhe pse disa gjëra në jetë të kanë zënë në befasi, ato nuk kanë zënë Perëndinë në befasi.
Plani i Tij i mirë për jetën tënde qëndron.
Besoji Atij, sepse Ai të do me dashuri të përjetshme,
dhe Ai nuk dëshiron të të japë asgjë më pak se më e mirën e Tij për ty.
Dëshiroj të të inkurajoj të jesh trim dhe i fortë.
Lëre të shkuarën prapa dhe drejtoji sytë te Jisui.
Ai është Autori dhe Arkitekti i besimit tënd.
Jeto dhe ëndërro me trimëri, që të përvetësosh gjërat e mira që Ai ka ruajtur për ty. Amin.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment