Kur ke sfida dhe vështirësi është e lehtë të ndihesh i tronditur dhe i dekurajuar.
Ndoshta mund të ndihesh i rrënuar dhe i pasigurt për të ardhmen.
Ky është momenti kur duhet ta çosh mendjen dhe zemrën te Perëndia,
sepse Ai të ka premtuar paqen e përsosur, pavarësisht çfarë has në jetë.
Ndieje dashurinë e Tij të përsosur.
Ki besim tek Ai, sepse Ai tashmë e ka mundur botën.
Çelësi për këtë është të kesh një perspektivë të përjetshme.
Duhet ta dish që provat që të vijnë në jetë janë të përkohshme.
Ndoshta do të përjetosh tragjedi ose humbje në këtë jetë,
por me Perëndinë përkrah teje, ti ke fitoren e fundit në përjetësi.
Ndoshta mund të kesh periudha pikëllimi ose dëshpërimi në këtë botë,
por Ai është ngushëllimtari yt, dhe në fund, Ai do të fshijë çdo lot prej syve të tu.
Kur ke vështirësi, kujtohu të përqendrohsh tek e vërteta që fitorja e fundit është jotja.
Mos e lejo frikën të të paralizojë, përkundrazi, vendose besimin dhe shpresën tënde te Perëndia.
Ato gjëra që djalli i ka ndër mend si të këqija, Perëndia do të t’i kthejë për të mirën tënde.
Ai do të të nxjerrë më të fortë, më të urtë dhe më të ripërtërirë se kurrë më parë. Amin.
No comments:
Post a Comment