Studim Biblik (PARABOLAT) - Dhjetë Virgjëreshat

Studim Biblik (PARABOLAT) - Dhjetë Virgjëreshat

Vigjilenca

Lexo: (Mt 25: 1- 13)

Kur do të vijë fundi i botës?  Çfarë do të ndodh në vitin 2018?
Cilat janë shenjat që fundi i botës do të vijë?


Lexo Mt 25:1-13

Interpretimi:

1) Përgatitja:
- virgjëreshat e zgjuara menduan më përpara dhe u përgatitën.  Në jetë, shumë shpesh njerëzit nuk mendojnë për të ardhmen, veçanërisht për vdekjen, dhe si rrjedhim mundohen të mohojnë vetveten se kjo do t’i ndodhë atyre.  Si të krishterë, megjithëse jemi thirrur të mendojmë vazhdimish për vdekjen, ne arrijmë të kuptojmë që jeta të cilën bëjmë është thjesht një shkëndijë kohe që shpejt do ta kalojmë.

Si duhet të përgatitemi për jetën tonë?
i)            Mendoni vazhdimisht për vdekshmërinë tuaj; mendoni çdo ditë për vdekjen (shembull disa murgjër do të mbanin arkivolin në qelinë e tyre); të kuptojmë se vdekja jonë fizike, ose ardhja e dytë e Krishtit mund të vijë në çdo moment, dhe pastaj ne duhet të japim një llogari të jetës sonë.

ii)         Bëj një jetë lutjeje të vazhdueshme dhe meditimi mbi Perëndinë.

iii)      Lexo dhe medito mbi fjalën e Perëndisë; bëj diskutime shpirtërore me të tjerët të cilët do të na udhëzojnë.

iv)       Praktiko besimin tonë me ata në nevojë.  Duaji njerëzit në mënyrë konkrete!  Gojarti thotë se mënyra më e mirë për të përgatitur besimin tonë është duke praktikuar dhënien e lëmoshës ndaj të varfërve.  Ai tha se të varfërit janë një bekim i madh për ne, pasi na japin mundësinë për t’i ndihmuar!!!

v)          Dëshmoni besimin tonë tek ata që nuk e njohin. Një herë një njeri i vuri vetes si qëllim t’i dëshmonte çdo ditë një personi.  Një natë ishte shtrirë në shtrat, dhe arriti të kuptonte se atë ditë nuk i kishte dëshmuar asnjë personi. Kështu u ngrit nga shtrati, dhe doli në rrugë derisa takoi një person dhe i tregoi atij për dashurinë e madhe të Jisu Krishtit.

Kujtesa dhe siguria se dhëndri është duke ardhur:
a)    Megjithëse, kanë kaluar 2013 vjet nga koha kur Krishti eci në tokë, kjo nuk do të thotë se ai nuk do të vijë përsëri.  Në rrotullimin e historisë 2013 vjet janë veçse një moment.  Edhe Bibla thotë, “Por shumë të dashur, mos harroni këtë gjë: se për Zotin një ditë është si një mijë vjet, dhe një mijë vjet si një ditë”.

b)    Përse ai pret kaq gjatë?  (Bibla thotë se për dashurisë e Perëndisë, ai pret, me qëllim që çdo njeri të ketë mundësinë e pendimit dhe të vijë në njohjen e së vërtetës.  Periudha midis Ngjalljes dhe Ardhjes së Dytë duhet të jetë kohë ku besimtarët besnikë dhe të zellshëm t’i shërbejnë Zotit dhe të shpërndajnë Ungjillin e tij në tërë botën me qëllim që çdo njeri të ketë mundësinë të dëgjojë Ungjillin dhe të shpëtohet - Rom 10:13-15)

c)     Mos u mashtroni dhe mos lini njerëzit tanë të mashtrohen.  Ka një vonesë, por dhëndri do të vijë!!!

A kemi mundësia e marrjes hua të “vajit” nga një llambë tjetër (v.8)
Këto virgjëresha të zgjuara nuk po tregoheshin egoiste kur ato nuk lejuan virgjëreshat e tjera të huanin vajin e tyre.  Ato nuk u dhanë vaj pasi ky lloj “vaji” nuk është diçka që mund të merret hua.  Ditën e gjykimit, s’mund të themi, prindërit tanë janë besimtarët besnikë dhe të marrim hua besimin e tyre; nuk mund të themi që familja jonë praktikoi dashuri dhe vepra të mira dhe pastaj të mundohemi të huazojmë punët e tyre të mira.  “Një njeri nuk mund të marrë hua marrëdhënien me Perëndinë; ai duhet ta ketë vetë atë.  Një njeri nuk mund të marrë hua një karakter; ai duhet të jetë i veshur me të.  “Ne nuk mund të jetojmë gjithmonë me kapitalin shpirtëror të cilin e kanë grumbulluar të tjerët.”

Kur dhëndri vjen (në vdekjen tonë ose me Ardhjen e Dytë) do të hyjmë ne në celebrimin e tij të gëzueshëm, ose do të mbetemi jashtë në errësirë?  Ne nuk do të kemi kohë të përgatitemi pastaj.  Ky është një paralajmërim i madh për ata të cilët duan ta lënë për më vonë jetën e krishterë.  Tani është koha të veproni!!

Mbani mend, 10 virgjëreshat përfaqësojnë anëtarë të Kishës sonë.  Vetëm sepse njerëzit shkojnë në Kishë, apo quajnë veten Orthodhoksë nuk do të thotë se të tërë janë gati.  Gjykimi në parabolë është i ashpër pasi është drejtuar ndaj atyre në Kishë, të cilët duhet të dinë më shumë.

          Përgatituni dhe jini vigjilentë në orën tuaj për ardhjen e Dhëndrit Qiellor.

Atë Luka Veronis

No comments:

Post a Comment