Studim Biblik (PARABOLAT) – Talantat



Studim Biblik (PARABOLAT) – Talantat

PERDORINI TALENTET TUAJA
Parabola e Talantave - Mt 25:14-30

Histori:
  • Një talantë nuk ishte një monedhë, por një masë rreth 32 kg e një metali të veçantë (zakonisht ar ose argjend).  Si rrjedhim, ishte e barabartë me një shumë të madhe parash (1 talantë ishte e barabartë me 15 vjet rrogë të një punëtori të zakonshëm).
  • Personazhet kryesore në histori janë padroni, dhe tre shërbëtorët.  Ishte e zakonshme për padronin t’i jepte shërbëtorëve besnikë përgjegjësi të veçanta, dhe pastaj lirinë për të përdorur atë përgjegjësi që të rriste të mirat e padronit.

Çfarë na mësojnë në radhë të parë shërbëtorët?
  • Së pari, Perëndia jep dhurata të ndryshme ndaj njerëzve të ndryshëm.  Njëri shërbëtor mori pesë talanta, tjetri dy, tjetri një.  Nuk ka mëkat në sasinë e mundësive të dikujt. Vetëm sepse dikush ka më tepër mundësi se dikush tjetër, nuk do të thotë se janë më të mirë.  Perëndia do të gjykojë secilin lidhur me atë çfarë ka bërë si person me dhuratat që Perëndia i ka dhënë.
  • Njerëzit mund të mos jenë të barabartë në talent, por mund të jenë të barabartë në forcën që ata përdorin.  Kjo parabolë na mëson se çfarëdo talenti ne kemi, i vogël ose i madh, ne duhet ta ofrojmë atë në shërbim të Perëndisë, dhe me të të lavdërojmë Emrin eTij.
  • Rëndësia e zellit dhe e punës.  Këta dy shërbëtorë për të shtuar tallandat, duhet të ishin të zellshëm në punën e tyre, dhe të zgjuar në marrëveshje!
  • Shikojmë se cili është shpërblimi i një pune të mirë - të bësh më tepër punë për Perëndinë.  Si punëtor i krishterë, nuk duhet të mendosh se puna jote ka përfunduar. Ka aq shumë njerëz që kanë nevojë të dëgjojnë hirin e shpëtimit të Perëndisë, sa ne që jemi instrumentet nuk mund të mendojmë kurrësesi se nuk ka më punë për të bërë.  Megjithatë, në vend të të vështruarit mbi këtë, si punë e rëndë ne e shikojmë atë si një nga bekimet më të mëdha të jetës.  Përse?  Sepse na jep një kuptim dhe qëllim në jetë.  Sepse shërbimi ndaj Zotit sjell gëzimin më të madh (“hyr në gëzimin e zotit tënd” v.21).

Cili ishte mëkati i shërbëtorit të tretë?
  • Ai ishte dembel dhe u mundua të shfajësohej për dembelizmin e tij (dy mëkate); kur dy shërbëtorët e tjerë punuan për të rritur talantat që iu dhanë, shërbëtori i tretë thjesht e groposi talantën, dhe pastaj fajësoi padronin e tij.
  • Ai nuk punoi; dhe as nuk u mundua.  Ai u mundua t’i dredhonte përgjegjësisë për talantën e dhënë.  Ndoshta ai ishte i frikësuar dhe nuk donte të humbte talantën. Megjithatë, ne duhet të mbajmë mend, sa herë që ne mundohemi Perëndia do të jetë me ne, dhe nuk do të na braktisë - për kohën që ne mundohemi!!!
  • Ai ishte i pavullnetshëm për të përdorur talantat.  Ai është si njeriu i cili e quan veten e tij të krishterë në emër por asnjëherë nuk përdor thesaret e besimit të tij në jetë. Ndëshkimi është për njeriun, i cili ka vetëm një talantë, e që nuk do të mundohet ta përdorë atë, dhe nuk do ta rrezikojë për të mirë.
  • Ai dëshironte t’ja kthente talantën (besimin) në të njëjtën sasi që e kishte marrë. Metoda e tretë zhvilloi paralizën e së vërtetës besimtare.  Ata nuk qenë të gatshëm të rrezikonin besimin e tyre me qëllim që ta rrisnin atë.
  • Ndëshkimi i këtij shërbëtori na kujton se Perëndia pret diçka nga ne.  Askush nuk mund të thotë se nuk ka asgjë t’i ofrojë Perëndisë.  Nuk ka rëndësi sa shumë “talanta” Perëndia i ka dhënë një personi, ai akoma shpreson t’i përdorë këto talanta me zell dhe dituri dhe të përdorë diçka për lavdërimin e Emrit të Tij! (Mendoni për lartësimin që Perëndia i dha vejushës e cila vuri 2 monedha në thesar).  Perëndia nuk pret të bëjmë gjëra të pazakonta, por të bëjmë gjëra të zakonshme me një forcë të pazakonshme (dashuri).

Çfarë nënkupton kjo për ne? (vargu 29)
- “Atij që ka, më tepër do t’i jepet, por atij që nuk ka, edhe atë që ka do ta humbasë.”  Kjo përmbledh parabolën. Nëse një person ka një talantë dhe luan me të, ai ka mundësi të bëjë të mira të tjera më të. Por, nëse ka një talantë dhe nuk luan me të, ai pashmangshmërisht do ta humbasë.  Mënyra e vetme për të ruajtur një dhuratë është duke e përdorur atë në shërbim të Perëndisë dhe në shërbim të të afërmit tonë.


Atë Luka Veronis

No comments:

Post a Comment