Studim Biblik (PARABOLAT) – Gjykimi i fundit (Mt.25:31-46)




Studim Biblik (PARABOLAT) – Gjykimi i fundit (Mt.25:31-46)


 Lexo Mt 25:31-46
Cili është mesazhi kryesor?
a)     Koha e gjykimit do të vijë me patjetër.
b)    Krishti është në çdo person, prandaj ne duhet të trajtojmë çdo person me dashurinë dhe respektin që do t'i jepnin Jisuit

c)     Perëndia nuk na bën thirrje për vepra të mëdha, por për veprime të thjeshta me dashuri të madhe

Simundet që Zoti i dashurisë të jetë Perëndia i gjykimit?
- Rrezatimi i dashur i Perëndisë është një hare e patregueshme ndaj atyre të cilët hapin zemrat ndaj Tij dhe mundohen të kultivojnë marrëdhënien e tyre me Të.  POR, i njëjti rrezatim i dashurisë së Perëndisë është një gjykim i zjarrtë ndaj atyre të cilët kanë ndarë veten e tyre nga Ai, të cilët kanë burgosur veten me egoizmin, interesin vetja dhe me pasionet mëkatare.

- Historia e Shën Inocentit,misionar nga Rusia në Amerikë: 
“Një ditë një prift e pyeti “Hirësia juaj, nëse Perëndia është i mëshirshëm në pafundësi, si mundet që ai të privojë çdo person nga mbretëria e tij qiellore?”  “Përse e përdridhni kokën nga njëra anë në tjetrën?” - e ndërpreu Inocenti. “Përse nuk qëndroni ulur?”
“Sepsedielli më vret syrin e djathtë e nuk më le të qetë” u përgjegj prifti.
“Tamam. ju sapo ju përgjigjët pyetjes suaj. Perëndia nuk privon nga Mbretëria e Tij qiellore mëkatarët që nuk pendohen.  Ata vetë nuk mund të durojnë dritën e saj, sikurse dhe ju dritën e diellit.”

- Perëndia nuk shkakton gjykim në çdo kohë. Ai nuk është Perëndi i cili dërgon poshtë djallin dhe ndëshkimin mbi keqëbërsit. Perëndia është dashuri dhe nëpërmjet natyrës së tij të vërtetë nuk mund të bëjë atë çka është e ligë, e urryeshme, ose shkatërruese ndaj çdokujt. Gjykimi ekziston, njëkohësisht i përkohshëm dhe i përjetshëm, por ne gjykojmë veten tonë.

- Mendo për gjykimin si fillim këtu dhe tani!  Ne mund të zgjedhim të jetojmë në ferr ose në jetën e re me gëzim, shpresë, paqe dhe dashuri. Në çdo orë, të zemërgurtësisë së zemrave tona ndaj të tjerëve dhe në dhënie të përgjigjes ndaj mundësive që na janë dhënë për të ndihmuar të tjerët, e kalojmë gjykimin mbi vetveten.

Nga historia, si do të gjykohemi?
·        Me anë të dashurisë që kemi në zemrat tona, e reflektuar në veprat që bëjmë.
·        Lidhur me veprat e thjeshta (vv. 35-36). Bëni gjëra të zakonshme me dashuri të jashtëzakonshme.
·        Lidhurme motivin e veprave tona.  Nëse ndihma jonë është e pallogaritshme. Nuk ka limit të së mirës që një person do të bëjë, nëse ai nuk kujdeset se kush e merr shpërblimin për të.
·        Jisui në paraqitjen e mjeruar e “më të varfrit e të të varfërve”.

Shembulli i Shën Martinit të Toursit. 
”Një dimër të ftohtë, kur po hynte në qytet, një lypës e ndaloi dhe i kërkoi lëmoshë.  Martini nuk kishte para, por lypësi ishte ngjyrë blu dhe dridhej nga e ftohta. Martini i dha atë çka kishte. Ai hoqi pallton e tij ushtarake, të grisur e të vjetër; e ndau në dy pjesë dhe njërën ia dha lypësit.  Atë natë ai pa një ëndërr.  Në të ai pa vendet qiellore dhe tërë engjëjt dhe Jisuin në mes tyre. Jisui ishte i veshur me gjysmën e palltos ushtarake Romake.  Një nga engjëjt tha: “Imzot, përse ke veshur këtë rreckë të vjetër? Kush ua dha atë?” Me butësi Jisui iu përgjigj,“Shërbëtori im Martin ma dha këtë”

Lexo Jakovi 2:14-20. Çfarë do të thotë?

-         Besimi pa vepra është i vdekur
-         E vërteta e besimit tonë shfaqet nëpërmjet jetës dhe veprave tona

Lexo 1 Kor13:1-7

-         Njohuritë, besimi dhe dhuratat janë asgjë pa një dashuri konkrete
-         Dashuria duhet të jetë motivi i të gjithë veprave tona

No comments:

Post a Comment