A ke qenë ndonjëherë duke u lutur dhe duke besuar për diçka që e ke pritur më shumë sesa mendoje?
Shumë herë njerëzit e humbin më të mirën që u jep Perëndia, sepse heqin dorë para se të marrin përgjigjen. Mos e lejo këtë të ndodhë me ty!
Sot ki kurajë, përgjigjja për ty është më pranë sesa mendon. Nëse duket sikur gjërat po vështirësohen më shumë, kujto, kur rritet intesiteti, do të thotë që je më pranë fitores. Para se të shfaqet agimi, është gjithmonë më errët.
Bir, kujto, ti i shërben Perëndisë besnik. Ti e di që Ai po punon në fshehtësi për ty.
Mos e humb besimin, sepse së shpejti do të shpërblehesh. Dhe pikërisht ashtu si nëna harron mundimin dhe dhimbjen kur më në fund mban në krahë të sapolindurin, edhe ti do t’i harrosh mundimet e tua nëse e mban premtimin.
Ndërsa je duke pritur, ruaj një qëndrim me besim dhe shpresë.
Zgjohu çdo mëngjes dhe thuaj: “Kam bërë shumë punë dhe nuk mund të heq dorë tani. Stina ime e duhur po vjen. Do të korr frytet e mia”.
Qëndro në besim dhe ji vigjilent, sepse Ai të ka premtuar që do t’ia dalësh mbanë, do të triumfosh; dhe je më afër se mendon.
“Prandaj nuk ligështohemi; po ndonëse njeriu ynë i jashtëm prishet, i brendshmi përtërihet dita-ditës.
Sepse shtrëngimi ynë i lehtë i përkohshëm punon për ne një lavdi të përjetshme tepër të madhe.
Ne nuk i hedhim sytë mbi ato që shihen, po mbi ato që nuk shihen;
sepse ato që shihen janë të përkohshme, po ato që nuk shihen janë të përjetshme". 2 Kor.16-18
Amin.
No comments:
Post a Comment