Zgjidh tingullin e ditës, javës, muajit dhe vitit tënd!




Kur zgjohesh në mëngjes, a e pranon mirësinë e Perëndisë në jetën tënde? 
A vendos me fjalët e tua ta shikosh ditën e re me sukses, nderim dhe bekim?

Shkrimi i Shenjtë thotë që jeta dhe vdekja janë në fuqinë e të folurit.
Prandaj ka shumë rëndësi ta lavdërosh Zotin gjatë gjithë ditës.  

Ndoshta gjërat rreth teje mund të jenë të këqija, njerëzit mund të jenë negativë,
ankues dhe të dekurajues, por ti mos lejo të të prekë kjo frymë.

Sa më e vështirë situata, më shumë do të ndriçosh ti.
Lajmi i mirë është që, nuk ka rëndësi si ndihesh, s’ka rëndësi ç’dodh rreth teje,
ti mund t’i zgjedhësh fjalët e tua.
Asgjë nuk mund të të ndalojë ty të flasësh vazhdimisht Fjalën e Tij.

Sot të inkurajoj, vendos të zgjedhësh tingullin e ditës, javës, muajit dhe të vitit tënd, nëpërmjet lavdërimit ndaj Perëndisë dhe predikimit të fjalëve të besimit në të ardhmen tënde.

Kujto, nëse ti e vendos Perëndinë të parin,
Ai të premton që do të të nderojë.
Ai do të derdhë mbi ty ndere dhe do të të drejtojë në jetë,
në shëndet, fuqi dhe bekim gjithë ditët e jetës sate! Amin!

No comments:

Post a Comment