Thënie për lutjen

Thënie për lutjen


“Lutja është emblema e përkushtimit ndaj Perëndisë.Lutja është dhurata e hirit”. Shën Makari

“Të lutesh për njerëzit është si të derdhësh gjak”.  Shën Siluani

 “Lutja është një ngjitje e vazhdueshme drejt parajsës".   Shën Joan i Shkallës

“Të lutesh do të thotë të imitosh në tokë jetën e engjëjve”. Shën Vasili i Madh

 “Lutja është ngjitja e mendjes te Perëndia”. Shën Nili i Sinait

“Lutja është shkallë e shenjtë për t’u ngjitur në qiell". Shën Grigor Theologu

Lutja është dashuri vepruese, shpëtimi i shpresës,simbol i shenjtërisë, njohje e Perëndisë, shenjë e Shpirtit të Shenjtë, kënaqësi e shpirtit, tregues i jetës engjëllore". ShënGrigor Sinaiti


 “Lutja është shpëtim nga mëkati, urë për të kaluar ngasjet, burim virtytesh, ndërmjetëse hiresh, dobi e padukshme, ushqim shpirti, ndriçim mendjeje, zgjidhje hidhërimi, pakësim zemërimi...” .  ShënJoani i Shkallës

 “Lutja është krijim, forma më e lartë e krijimit, krijimi shkëlqyer që e bën atë (lutjen) pafundësisht të shumëllojshme”. Shën Siluani

 “Lutja ngrihet në qiell dhe menjëherë mëshira e Perëndisë zbret në tokë”.  Shën Agustini

 “Lutja është gëzimi që shprehet me falënderim”.  Evagriu

 “Forma më e përsosur e lutjes është kur me mendjen e tijtë vendosur në zemër, një njeri lutet nga thellësia e qenies së tij, pa imazhe, duke qëndruar me një mendje të pastër para Perëndisë”.  Shën Siluanoi

 “Lutja ndryshon të tjerët, ndryshon rrethanat, sepse na ndryshon ne”. Anonim

 “Lutja është prova e gjithçkaje, lutja gjithashtu është burim i gjithçkaje. Lutja është forca që vë në lëvizje gjithçka; lutja është gjithashtu drejtuesja e gjithçkaje; nëse lutja është e drejtë, gjithçka është e drejtë. Sepse lutja nuk do të lejojë asgjë që të shkojë në drejtim të gabuar.
Lutja është prova e gjithçkaje… burimi i  gjithçkaje … Forca nga buron gjithçka… drejtuesja e gjithçkaje”.
Shën Theofani.

 “Kur luteni mos u shprehni me fjalë të bukura, sepseshpesh fraza e thjeshtë dhe e përsëritur e një fëmije të vogël që është “Ati ynë që je në qiejt” është më me vlerë. Vetëm me një frazë, tagrambledhësi mjaftoi për të fituar mëshirën e Perëndisë. Një kërkesë e përulur e thënë me besim mjaftoi për të shpëtuar hajdutin e mirë”. Shën Joani i Shkallës

 “Lutu me vëmendje dhe shumë shpejt do të qartësohen mendimet”. Anonim

“Nuk ka jetë pa lutje. Pa lutje ka vetëm çmenduri dhe tmerr. Shpirti i Orthodhoksisë është dhurata e lutjes”.

Vasil Rozand

 “Arma e lutjes është e fuqishme, është një thesar i pallogaritshëm, një pasuri që s’mund të shkrihet, liman pa dallgë, prurëse e qetësisë dhe rrënjë e shumë veprave të mira, burim dhe nënë”. Shën Joan Gojarti

“Lutja është djegia e zemrës për të gjithë krijesën, për njerëzit, për natyrën, për kafshën pa llogjikë, për armiqtë e besimit si dhe për demonët”. Shën Vasili i Madh

“Forma më e lartë e lutjes është të qëndrojmë në heshtje dhe me frikë para Perëndisë”. Shën Isak Siriani

“Kur mbjellim një degë hardhie, e bëjmë këtë gjë me mendimin dhe qëllimin e marrjes së rrushit. Nëse hardhia nuk jep frut, atëherë mundimet tona nuk patën vlerë. E njëjta gjë ndodh edhe me lutjen. Nëse nuk synojmë frytin shpirtëror, domethënë dashurinë, paqen, prehjen, etj, mundimet tona për këtë gjë janë të kota”. Shën Mark Murgu

 “Lutja edhe pse shqiptohet nga ne njerëzit e mbushur me mëkate, ka fuqinë për të na pastruar”. Shën Joan Gojarti

 “Largo mendimet e liga me lutjen, sepse asnjë gjë tjetër nuk mund t’i kontrollojë mendimet si lutja". Shën Grigor Sinaiti.

 “Përpjekjet tona për lutjen duhet të bëhen me qëllimin dhe shpresën e prodhimit të frytit shpirtëror, që nuk është asgjë tjetër, përveçse gëzimi i zemrave tona”. Shën Makari

“Të lutemi është një gjë që ndodh brenda ciklit të fuqive tona, por që të lutemi me pastërti është dhuratë e Hirit. Pra ofro atë që është brenda kufijve që ke". Shën Mark Murgu

“Kur themi lutjen, në ata çast  nuk ndryshojmë aspak nga martirët apo pohuesit e besimit”. Shën Joan Karpati

 “Lutja është mbretëresha e virtyteve. E gatshme të na ndihmojë, të na nxjerrë nga mjerimi dhe të na çojë në lavdi. E gatshme të na shlodhë”. Anonim

 “Shpeshtësia e një lutjeje, përsos dhe lutjen më të përsorur”. Vëllezërit Ksanthopuli, Kalisti dhe Ignat

 “Shpeshtësia e lutjes bëhet një zakon dhe një natyrë e dytë, ndërsa pa thirrjen e shpeshtë të emrit të Zotit nuk mund të kryhet pastrimi i zemrës” Hesiki i Jeruzalemit

 “Sa e pamënd është të kalosh një ditë pa u lutur”. Tertuliani

 “Krimineli më i pashpirt shpesh nuk është i ndërgjegjshëm për fajin e tij. Shpirti i tij është i ngurtësuar, kështu ndodhe dhe me ne. Mos u frikësoni nga ngurtësimi i zemrës suaj. Lutja gradualisht do të na e zbusë zemrën”. Shën Ambrozi


No comments:

Post a Comment