Studim Biblik: Bashkekzistenca jonë me Perëndinë (1)


Studim Biblik
Bashkekzistenca jonë me Perëndinë

Sa prej jush kanë të mbjell vresht në oborrin e shtëpisë?
Çfarë duhet të bëni që të keni rrush të shëndetshëm?  Si të kujdeseni për vreshtin?

Lexo Joani 15:1-17  Hardhia dhe shermendët

Lexo përsëri vargjet 1-2.  Çfarë kuptimi kanë vargjet 1-2?
  1. Ç’do të thotë të krasitësh vreshtin?
  2. Cilat gjëra janë nevojitur që prindërit tuaj të shartojnë te ju kur ju ishit fëmijë?  A patën sukses përpjekjet e tyre?


Lexo përsëri vargjet 3-6. Çfarë kuptimi kanë vargjet 3-6?
  1. Përse përdori Krishti këtë ilustrim të vreshtit? Nëse ju do të ishit një prej nxënësve që do ta dëgjonit këtë ilustrim për herë të parë, çfarë do të kishit mësuar?
  2. Ç’do të thotë të mbetesh në Krishtin? Në çfarë mënyre përpiqemi ta bëjmë këtë?
  3. Çfarë vështirësie të madhe keni kur kërkoni të mbeteni në Krishtin? A ka ndonjë gjë që ka nevojë për pastrim apo për shartim? Si mendoni që mund të kapërcehet kjo vështirësi? Çfarë hapash duhet të merrni për ta bërë këtë?
  4. Duke u bazuar te ky kapitull krahasoni lidhjen tuaj me Perëndinë. I shikoni këto lidhje në krahasim me nxënësit? Mendoni se mund të jepni fryte?


Lexo përsëri vargun 7.  Çfarë kuptimi ka vargu 7?
- A na jap Perëndia gjithçka që kërkojmë prej Tij?

Lexoni 8-17
  1. Cili është fryti më i madh që një njeri mund të japë?
  2. A jemi miq të mirë të Perëndisë, ashtu si Ai na ka quajtur?
  3. A marrim pjesë në Misteret e Kishës dhe a janë të gjitha këto për të njohur Perëndinë e për ta takuar Atë, për të jetuar në kungim të përjetshëm me të?
  4. Mos ndodh të mendojmë se jetojmë me Perëndinë dhe ende nuk e kemi kuptuar Atë dhe arrijmë të bëhemi tradhëtarë si Juda?
  5.  Cili është çmimi i tradhëtisë? Krahasojeni atë me Judën dhe mënyrën e çmimit që ne japim sot.
  6.  Cili varg ju duket më kuptimplotë në këtë pjesë? Përse?

“Çfarëdo gjë që ju do të lidhni në tokë, do t’u lidhet në qiell”.
Këto ishin fjalët që Jisui u tha nxënësve para se të largohej.

Ajo që e mban të fortë lidhjen tonë me Perëndinë është dashuria për gjithçka që na rrethon.

Nuk duhet të harrojmë se Dashuri është vetë Perëndia dhe të gjithë njerëzit e Perëndisë nga kjo do të njihen; nga dashuria në zemrën e tyre.

Lexo Joani 21:15-19
Simon i bir iJonait: a më do ti mua më shumë se këta? Po o Zot, ti e di që unë të dua. Jisui i tha: kulloti qengjat e mi. përsëri e pyeti për të njëjtën gjë: Simon i bir i Jonait a më do ti mua? Ju përgjigj: po o Zot, ti e di që unë të dua. Jisui i tha: Kij kujdes për delet e mia. E pyeti për të tretën herë: Simon i bir i Jonait, a më do ti mua? Pjetri u trishtua pse e pyeti për të tretën herë “a më do ti mua” dhe iu përgjigj: Zot, ti di çdo gjë, ti e di se unë të dua. Jisui i tha: kulloti delet e mia.

Këto janë fjalët që Jisui i tha Pjetrit pas Ngjalljes.  Përse mendoni që Jisui e pyeste Pjetrin në veçanti, nëse e donte, dhe jo të gjithë nxënësit?

1- Duke pasur parasysh lidhjen e Pjetrit me Jisuin, cila është lidhja me temën që po zhvillojmë?
2- Ku jemi ne dhe çfarë kërkojmë nga Perëndia?
3- Çfarë kërkon Perëndia nga ne?
4- Ku na çon lidhja me Perëndinë?
5- Në qoftë se do të ishit në vend të Pjetrit, cila do të ishte përgjigja juaj.
6- Shën Pjetri më vonë sakrifikohet për dashurinë e Perëndisë. Në lidhjen që kemi krijuar me Perëndinë, a jemi gati të vdesim për Të?
7- Perëndia na ka quajtur “bij të Tij”. A dyshojmë se e kemi vërtet këtë emër?
8- Ne vetë ku e rendisim veten tonë? Tek bij të njerëzve apo bij të Perëndisë?
9- Në ditët e sotme mund të bashkohemi me Perëndinë? Ku?


Atë Luka Veronis

No comments:

Post a Comment