Studim Biblik
sepse e tyre është mbretëria e qiejve.
Lum ju kur do t’ju shajnë dhe do t’ju përndjekin dhe duke gënjyer do të thonë të gjitha të zezat kundër jush, për shkakun tim.
Gëzohuni dhe ngazëllohuni,
sepse shpërblimi juaj është i madh në qiej…..”
Çfarë mendoni kur lexoni këtë lumërim?
Çfarë do të thotë të të përndjekin?
Cilat janë disa nga format e ndryshme të persekutimit që kanë vuajtur të krishterët gjatë kohërave, dhe çfarë vuajnë sot?
A jeni përballur me ndonjë lloj persekutimi në jetën tuaj për shkak të besimit?
- flisni për lloje të ndryshme persekutimi - nga torturat deri në vdekje, deri te persekutimet e përditshme të trupit, të talljeve dhe ose formave të tjera të diskriminimit social, persekutimit në shkolla, brenda familjes etj.
Persekutimi është lidhur me fjalën dëshmor:
Si do ta përkufizonit fjalën dëshmor?
- të jesh dëshmor do të thotë që të besosh se diçka është më e rëndësishme se vetë jeta.
- shpesh do të thotë se njerëzit duarojnë vuajtjen e tyre për shkak të besimit të te fitorja e fundit e Perëndisë në tokë.
- e thënë thjesht, një dëshmor është një individ të cilit i është kërkuar ose të mohojë Krishtin dhe të jetojë ose të shpallë besimin e tij dhe të vdesë.
Si e shihni besimin dhe jetën tuaj, në lidhje me këtë urdhërim të jesh gati të durosh përndjekjen dhe të bëhesh, nëse është nevoja, edhe dëshmor? A ka ndonjëra prej nesh fuqinë të bëhet dëshmore për Krishtin?
A janë thirrur të bëhen martirë vetëm disa persona apo ndoshta jemi thirrur të jemi të gjithë të tillë?
KUPTIMI I FJALËS MARTIR/DËSHMOR do të thotë DËSHMITAR. Megjithëse kjo fjalë fillimisht përdorej për të identifikuar të krishterët e parë, të cilët ishin vrarë për besimin e tyre, kjo fjalë gjithashtu përfshinte që jeta dhe vdekja, ishin NJË DËSHMI, NJË SHEMBULL që të tjerët të njihnin dhe shihnin Krishtin.
Cilat janë disa pasazhe nga Bibla që na kujtojnë se çfarë dëshmitatësh duhet të jemi në botëpër besimin tonë te Krishti:
- Lexoni Mt. 5: 14-16
“Le të shndritë drita juaj para njerëzveqë të shohin veprat tuaja të mira dhe të lavdërojnë Atin tuaj që është në qiej.”
- Lexoni 2 Kor 5:20
“Ju jeni ambasadorë për Krishtin”
Së pari ne jemi thirrur të japim një shembull konkret dëshmie të besimit tonë. Kur e bëjmë këtë gjë në një farë mënyre ne jemi dëshmorë.
Por gjithashtu, duhet të jemi të gatshëm të dëshmojmë besimin tonë edhe sikur të na duhet të vdesim.
Lexoni Mt. 16:24-25
“Nëse dikush don të vijë pas meje, ta mohojë vetveten, ta mbajë kryqin e vet dhe të më ndjekë. Sepse ai që do të dojë të shpëtojë jetën e vet do ta humbasë; por ai që do ta humbasë jetën e vet për hirin tim do ta gjejë atë”.
“Elementi më i rëndësishëm i të qënit dëshmor nuk është vdekja fizike, por GADISHMËRIA E VULLNETIT PËR TË JETUAR PËR KRISHTIN, edhe kur të jetuarit për Krishtin mund të kërkojë të japësh jetën për të”.
Të imituarit e Krishtit ka qënë qëllimi kryesor i besimtarëve që në kohërat apostolike dhe meqë Krishti ishte dëshmori i përkryer, edhe ne jemi thirrur të jemi të tillë.
“Nëse ne kundërshtojmë të ngremë kryqin tonë dhe t’i nënshtrohemi vuajtjeve dhe mohimit në duart e njerëzve, heqim dorë nga marrëdhënia jonë me Krishtin, dhe nuk e ndjekim më atë. Por nëse japim jetën në shërbim të tij dhe mbajmë kryqin tonë, ne do të rigjejmë jetën në marrëdhënien e kryqit me Krishtin … Të mbajturit e kryqit është prova e vetme e fitores mbi vuajtjen. Kjo është e vërtetë për të gjithë që ndjekin Krishtin, sepse kjo ishte e vërtetë për të.” (Bonhofer)
A është persekutimi një gjë vetëm e së kaluarës?
P. sh: Shën Polikarpi është një shembull i një dëshmori të shek. të II-të:
Ndërsa persekutonin të krishterët, autoritetet arrestuan peshkopin plak Polikarpin dhe i thanë atij, “Vetëm thuaj Cezari është Zot, dhe ofro pak temjan si shenjë adhurimi dhe do të shpëtosh.”
Dhe Peshkop Polikarpi u përgjegj duke thënë, “Për 86 vjet i kam shërbyer Krishtit dhe ai nuk më ka bërë asnjë të keqe dhe tani ju kërkoni që të blasfemoj Mbretin dhe Shpëtimtarin?”
Po sot? A jemi ne njerëz që janë gati të vdesin për Krishtin?
Jepni disa shembuj nga shekulli i kaluar?
Shekulli i 20-të kishte më shumë dëshmorë të Krishterë (rreth 26.000.000 ) se të gjithë 19-të shekujt së bashku (rreth 14.000.000). Gjatë këtyre shekujve të krishterët janë martirizuar në 220 shtete. Ja disa shembuj nga shekulli i kaluar:
- Në Shqipëri, Bashkimin Sovjetik dhe të gjitha vendet komuniste u martirizuan miliona të krishterë. Statistikat tregojnë se vetëm në Bashkimin Sovjetik janë martirizuar për besimin rreth 12.000.000 njerëz.
- Vetëm në Rusinë Staliniste: 600 peshkopë, 40.000 prifërinj, 120.000 murgjër e murgesha u martirizuan.
- Më tepër se 1.500.000 të krishterë armenë u vranë në Turqi në fillim të shekullit.
- Në kampet e Luftës së II Botërore (vetëm në Poloni humbën 3 milion të lrishterë, 3 milion judej, një në pesë prifërinj u vra dhe qindra murgjër e murgesha)
- Idi Amin vrau mijera dhe mijëra të krishterë në Uganda nga viti 1965-80.
Edhe SOT:
- Në 1998, të Krishterët u kryqëzuan në Sudan dhe Egjipt.
- Në Sudan qindra dhe mijëra të Krishterë gra dhe fëmijë janë rrëmbyer dhe u janë shitur si skllevërpronarëve myslimanë.
- Para disa vitesh një djalë pakistanez u dënua me vdekje, sepse kishte shpallur se besonte te Jisu Krishti (atë e akuzuan se direkt ose indirekt kishte blasfemuar emrin e shenjtë të profetit të shenjtë Muhamedit)
- Në 1994 disa misionarë u vranë në Indi
- Dhe miliona të Krishterë vazhdojnë të durojnë persekutimet në Siri Lanka, Filipine, Uzbekistan, Kinë, Burma/Mianmar, Nigeri, Indonezi, dhe shumë vende të tjera Islamike.
Statistikat tregojnë se në vitin 1990, u martirizuan 290.000 të Krishterë. Nesë dikush është peshkop, prift, misionar, ungjëllizues, ose katekist ka 5% mundësi që të bëhet MARTIR.
1. Pse duhet të bëhemi gati të vuajmë persekutimin?
Vetë Krishti vuajti persekutimin dhe gjithë jeta e tij ishte një shembull TË CILIN NE JEMI THIRRUR TA IMITOJMË. Nëse Ai vuajti persekutimin, si të mos vuajnë pasuesit e tij?!
Dhe gjithashtu kujtoni Ai vuajti fizikisht (torturat dhe kryqëzimin), persekutim emocional (mohimi dhe tradhëtia nga shokët më të ngushtë), vuajti persekutimin social (u refuzua pikërisht nga ata njerëz që donte t’i ndihmonte).
Lexoni Fil. 1:29
“Sepse juve ju është dhënë hiri për hir të Krishtit, jo vetëm që të besoni në të, por edhe të vuani për të”.
Lexoni Fil. 3:10-11
“Që të njoh atë dhe fuqinë e ringjalljessë tijdhe pjesëmarrjennë mundimet e tij”.
Lexoni 1 Pjet. 2:19, 21
“Sepse është gjë e lavdërueshme, nëse dikush për ndërgjegjje ndaj Perëndisë, duron shtrëngime duke vuajtur padrejtësisht … Sepse për këtë ju u thirrët, sepse edhe Krishti vuajti për ne, duke ju lënë një shembull që të ecni pas gjurmës së tij”.
Lexoni 1 Pjet. 4:16
“Sepse nëse dikush vuan si i Krishterë, le të mos ketë turp, por le të lavdërojë Perëndinë për këtë”.
2. Çfarë e mire vjen nga persekutimi dhe vuajtja në përgjithësi?
Perëndia e përdor vuajtjen për të na PËRULUR, për të na kujtuar që DUHET T’I VARIM TË GJITHA SHPRESAT TEK Ai dhe jo tek forcat tona.
Lexoni 2 Kor.1:3-11
“Sepse nuk duam o vëllezër, që të mos e dini për vështirësinë që na ngjau në Azi, që u rënduam prej fuqive tona, qa sa u dëshpëruam dhe për jetën vetë. Për më tepër ne e kishim në veten tonë vendimin e vdekjes QË TË MOS BESONIM NË VETEN TONË, POR NË PERËNDINË që ringjall të vdekurit, i cili na ka çliruar dhe na çliron nga një vdekje kaq e madhe dhe tek i cili ne shpresojmëse do të na çlirojë edhe më……..”
Lexoni 2 Kor. 12:7-10
“Dhe që të mos më rritet mendja për shkak të jashtëzakonshmërisë së zbulesave m’u dha një gjëmb në mish, një engjëll i Satanit, për të më rënë me grushta që të mos mbahem me të madh. Lidhur me këtë iu luta tri herë Zotit, që ta largonte nga unë, por Ai më tha: “HIRI IM TË MJAFTON, SEPSE FUQIA IME PËRSOSET NË DOBËSI.” Prandaj me kënaqësi të madhe do të krenohem më tepër për dobësitë e mia, që fuqia e Krishtit të rrijë tek unë. Prandaj unë kënaqem në dobësi, në fyerje, në nevoja në përndjekje, në ngushtica për shkak të Krishtit, sepse kur jam i dobët atëherë jam i fortë”.
Lexoni 2 Tim. 1:8-9
“Mos ki turp, pra, të dëshmosh Zotin tonë, as mua të burgosurin e tij, por hiq keq bashkë me mua për Ungjillin, sipas fuqisë së Perëndisë, që na shpëtoi dhe na thirri me një thirrje të shenjtë, jo sipas veprave tona, por sipas qëllimit të tij dhe sipas hirit, që na u dha në Krishtin Jisu përpara fillimit të kohërave”.
Një rabi ka thënë, “Kur një njeri vuan, ai nuk duhet të thotë, ‘Kjo është një e keqe! Kjo është e keqe!’ Asgjë që i cakton Perëndia njeriut nuk është e keqe. Por nuk është keq të thuash, ‘Kjo është e hidhur! Kjo është e hidhur!’ Sepse ka disa ilaçe që janë bërë me bimë të hidhura”.
C.S. Leëis, në librin Problemi i Dhimbjes, tregon sesi Perëndia e përdor dhimbjen dhe vuajtjen si një kirurg që na çliron nga egoizmi. Operacioni është i hidhur, por nuk është i keq.
3. Çfarë fruta të tjera mund të japë persekutimi dhe vuajtja në jetët tonë?
Perëndia e përdor vuajtjen dhe mundimet tona PËR TË DHËNË FRUT NË JETËN TONE
Lexoni Rom. 5:3-5
“Dhe jo vetëm kaq, por mburremi edhe në shtrëngimet, DUKE DITUR QË SHTËRNGIMI PRODHON KMBËNGULJEN, KËMBËNGULJA PËRVOJËN, DHE PËRVOJA SHPRESËN sepse dashuria e Perëndisë është derdhur në zemrat tona me anë Frymës së Shenjtë që na është dhënë.”
Lexoni Jak. 1:2-4
“Ta konsideroni një gëzim të madh, o vëllezër të mi, kur ndodheni përballë sprovash nga më të ndryshmet, duke ditur se sprova e besimit tuaj sjell qëndryeshmërinë; dhe qëndrueshmëria të kryejë ndër ju një vepër të përsosur, që ju të jeni të përsosur dhe të plotë, pa asnjë të metë.”
“Kur ndjeheni të çlirët dhe të kënaqur, mos u gëzoni; dhe kur ju vijnë shqetësimet, mos u dëshpëroni ose mos e konsideroni si diçka të huaj në udhën e Perëndisë. Sepse shumë njerëz kanë ecur nëpër këtë udhë gjatë gjenerave, nëpërmjet kryqit dhe vdekjes. Nga ju vjen ideja se të këqijat nuk i përkasin udhës së krishterë? A doni të ndiqni hapat e shenjtorëve? A doni të ecni në rrugën që doni vetë, në ndonjë rrugë pa mundime? Rruga për tek Perëndia është një kryq i përditshëm. Askush nuk është ngjitur në qiell me ndonjë rrugë të lehtë. Ne e dimë ku të çon rruga e lehtë! (Shën Isak Siriani)
“Vuajtjet na bëjnë ta vlerësojmë më shumë jetën dhe të jemi më të gjallë për të jetuar dhe për Perëndinë.” (Konaris)
4. Çfarë i sjell vuajtja dhe persekutimi besimit tonë?
Perëndia lejon vuajtjet dhe vështirësitë si një provë për besimin tonë, të cilat pa dyshim na ndihmojnë të rritemi në besim.
Lexoni 1 Pje.1:6-7
“Për këtë gëzohuni, ndonëse nëse duhet, për pak kohë, tani dhet të trishtoheni nga prova të ndryshme, që prova e besimit tuaj që është shumë më e çmuar nga ari që prishet edhe pse provohet me zjarr, të dalë për lëvdim nder e lavdi në zbulesën e Jisu Krishtit”.
Lexoni 1 Pjet. 4:12-13
“Shumë të dashur, mos ju duket çudi për provën e zjarrit që u bë ndër ju për t’ju provuar, sesi ju ndodhi diçka e jashtëzakonshme; por gëzohuni, duke qenë pjesëtarë të mundimeve të Krishtit, që edhe në zbulesën e lavdisë së tij të mund të gëzoheni dhe të ngazëlloheni”.
Një histori nga Etërit e Shkretëtirës
Ava Pastori tha se ava Joani i ishte lutur Perëndisë dhe Perëndia ia kishte larguar të gjitha pasionet, kështu që ai u bë i pa arritshëm. Dhe në këtë gjendje, shkoi tek njëri nga më të vjetrit dhe i tha: “Përpara teje sheh një njeri i cili është në paqe të plotë dhe nuk ka asnjë tundim”. Ai iu përgjigj: “Shko dhe lutju Perëndisë që të urdhërojë që ca vuajtje të trazojnë shpirtin, SEPSE SHPIRTI PIQET VETËM NË BETEJA. Dhe kur tundimet filluan përsëri, ai nuk u lut më që të mos e shqetësonte gjë, por tha, “Zot më jep fuqi që t’ja dal mbanë luftës.”
“Nëse shpirti është i dobët dhe nuk ka fuqi të mjaftueshme për vështirësi të mëdha dhe lutet që të ruhet edhe nga ato dhe Perëndia e dëgjon, atëherë dijeni me siguri se po aq sa i mungon fuqia shpirtit për vështirësitë e mëdha, po aq i papërshtatshëm është edhe për dhurata të mëdha; dhe po aq sa vështirësitë janë të ndaluara t’i afrohen atij, po aq janë të ndaluara edhe dhuratat e mëdha. Sepse Perëndia nuk të dhuron një dhuratë të madhe pa një vështirësi të madhe. Në urtësinë e të pakuptueshëm nga krijesat njerëzore, Perëndia vendos dhuratat në raport me vështirësitë. (Shën Isak Siriani)
Drurët më të fortë janë ata që qëndrojnë në majë të malit, ata që provohen nga erërat më të forta, nga dëborat më të mëdha dhe nga stuhitë. Duke i përballuar të gjitha këto, ata bëhen më të fortë. Drurëve që rrinë në hije nuk ju duhet të ndeshen me kushtet e këqija klimaterike, prandaj ata nuk rriten asnjëherë aq sa kanë mundësi.
5. Perëndia na lejon të durojmë persekutimin, që të jemi më të dhembshur ndaj atyre që vuajnë. Vuajtja na bën më të ndjeshëm për t’u ardhur në ndihmë të tjerëve.
Lexoni 2 Kor 1:3-11
Atë Luka Veronis
No comments:
Post a Comment