Studim Biblik: LUMERIMET (2)

Studim Biblik

“Lum ata që vajtojnë, sepse ata do të ngushëllohen.”


Kujt i drejtohet ky lumërim?
Pse duhet të vajtojmë ne?
Pse janë të bekuar ata që vajtojnë?

Lexoni VETËM Luk. 7:36-38

- Çfarë mendoni për sjelljen e kësaj gruaje?
- Pse u soll në mënyrë të tillë?
- Pse u skandalizua Fariseu si nga veprimet e gruas ashtu edhe nga reagimi i Jisuit?
- Përfytyroni sikur një grua e tillë të hynte në shtëpinë tuaj dhe të sillej në të njëjtën mënyrë. Si do ti' ishit përgjigjur një gruaje të tillë?
- Sikur të ishit kjo grua si do të ndiheshit nëse hynit në shtëpinë e një prifti, dhe t’i afroheshit Jisuit?
(frikë, nervoz, gati për të pritur kundështimin e të tjerëve, të pasigurt, POR NDOSHTA do të kishit edhe shpresë ????)


Lexoni Luk. 7:39-42 VETËM (MOS e lexoni v 43 tani)

- Si do t’i përgjigjeshit pyetjes së Jisuit?
- Pse personi që e kishte borxhin më të madh donte më shumë? A ndodh gjithmonë kështu?


Lexoni Luk. 7:43-50

- Si iu përgjigj Jisui gruas? Pse u përgjigj në këtë mënyrë?

- Si mund ta lidhni këtë me lumërimin, “Lum ata që vajtojnë se” me gruan mëkatare?

Mënyra e parë për të kuptuar këtë lumërim është që të kuptojmë se të lumur janë ata që VAJTOJNË PËR MËKATET E TYRE.

- Por çdo të thotë të vajtosh?
- A mos ndoshta do të thotë vetëm ‘më vjen keq’?”
- A mos ndoshta do të thotë që të prekeni pak dhe të derdhni nga dy lot?

Të vajtosh do të thotë të hidhërohesh sinqerisht, të kesh një dhimbje të thellë dhe të të vijë keq për humbjen e dikujt ose të dickaje që ke dashur.


Fjala greke që përdoret në Bibël për ata që vajtojnë është fjala më e fortë që përdoret në vajtim, kur njerëzit qajnë për ata që kanë vdekur. Kjo nuk do të thotë thjesht ‘më vjen keq’ por është një e qarë e thellë, e sinqertë që vjen nga thellësia e shpirtit.

Mendoni përsëri për historinë nga Luka 7.

- Nga e kuptojmë se dhimbja e kësaj gruaje është e sinqertë?

Ne e kuptojmë këtë sepse ajo rezikoi që ta tallnin dhe të mos e pranonin, kur hyri në shtëpinë e Fariseut. Nuk ishte e sigurt se si do ta prisnin, megjithatë e provoi. Atë mund ta kishin dëbuar nga shtëpia, sepse ishte mëkatare. Ndoshta do ta bënin të dukej se ishte budallaqe, megjithatë ajo e provoi.

            Meqë lotët e saj ishin të sinqertë, Jisui e pranoi pendimin e saj.


Lexoni Luk 22:54-62 (mohimi dhe lotët e Pjetrit)

- Pse e mohoi Pjetri se e njihte Krishtin? (diskutoni kuptimin e kësaj pjese)
(Sepse kishte frikë, ishte i ngatëruar, i pasigurt - bota e tij ishte kthyer mbrapsht. Para disa orësh ai kishte deklaruar se ishte gati të vdiste për Krishtin dhe tani kishte ndodhur dicka që nuk e kishte përfytyruar.)


Lexoni 22:61 përsëri
            - Si do të ndiheshit sikur të ishit në vend të Pjetrit?
            - Përfytyroni që Krishti t’ju shikonte në sy sapo ju ta kishit mohuar se e njihnit.
            - Si i përgjigjet Pjetri shikimit të Jisuit?
                        Ai qau me HIDHËRIM!
            - Si i përgjigjet Jisui lotëve të Pjetrit? A e pranoi ai atë? Si e dimë ne?

Lexoni Joani 21:15-17

Ne shohim sesi pas Ringjalljes, Pjetri ishte një nga dishepujt e pare që Jisui iu shfaq. Jisui e pranoi Pjetrin përsëri dhe madje vazhoi ti jepte atij përgjegjësinë që të kujdesej për delet e tij/fëmijët e tij.

Pse është e nevojshme të vajtojmë?
Ne jemi thirrur të vlerësojmë me sinqeritet veten, dhe e shihni cilët jemi. Me sinqeritet duhet të kuptojmë se si është marrëdhënia jonë me Perëndinë. Duhet të kuptojmë se jemi të gjithë mëkatarë, dhe kemi nevojë për Shpëtimtarin!

Të vajtuarit na ndihmon që të ndjejmë dhe kuptojmë këto:
                        - ne jemi bosh dhe nuk mund t’i përgjigjemi pyetjeve vetëm
                        - që ne nuk mund të përmbushim nevojat tona;
- që ne vetëm nuk mund t’i shërojmë plagët ose zemrat tona të   
   thyera


 “Lum ata që vajtojnë se ata do të ngushëllohen.”

 Nga një vajtim i tillë Jisui premton ngushëllim në përqafimin e tij të dashur. Kujtoni historinë e Djalit Plangprishës i cili pendohet dhe kthehet tek Ati. Si e pranon ai?


Lexoni Lk 15:20-24
            - i Ati po e priste
- kur i Ati e pa nga larg, ai doli me vrap për ta pritur birin e tij
- Ai e përqafoi dhe e puthi, pa e sharë
- Ai i dha rrobën më të mirë (duke e veshur me identitetin e tij)
- Ai i dha këpucë (shënjë që e kishe bir dhe jo shërbëtor)
- Ai i dha një unazë (shenjë autoriteti - unaza ishte njësoj si të vije firmën)
- Ai e identifikon mëkatin dhe ndarjen nga Perëndia si vdekje, por pendimi   
   dhe kthimi te Perëndia si jetë të re!


Lexoni Llk. 15:7, 10, 32
            Jisui thekson gëzimin për pendimin e mëkatarit!

Kur bëhemi të vetëdijshëm për situatën në të cilën ndodhemi, gjendjen në të cilën ndodhet shpirti ynë, atëherë mund të kuptojmë plotësisht mëshirën dhe hirin e madh të Perëndisë të cilin ai me vullnetin e tij e vë mbi ne.


- Për cfarë lloj vajtimi tjetër flet ky lumërim?


Lexoni Mt. 23:37-39
            - Cfarë po bën Jisui? Pse thotë këto fjalë?

(ai po vajton për të ardhmen e Jerusalemit. Ai e di pas disa vitesh ai do të shkatërohet tërësisht. Ai ishtë i mbushur me dhimbje për njerëzit e tij dhe edhe më shumë dhimbje që njerëzit nuk e kuptojnë rrugën e paqes.)




Lexoni Jn. 11:32-37
-          Ku zhvillohen ngjarjet në këtë pjesë?
 (Vdekja e mikut të Jisuit Llazarit)

            - Pse qau Jisui?
                        -Sepse pa që Maria qante (v.33)
                        -Sepse të gjithë njerëzit rrethe rrotull tij qanin
                        -Sepse shoku i tij Llazari kishte vdekur
                        -Sepse shoqet e tij Maria e Marta ishin besëpakë
                        -Sepse ai vetë identifikohej me vuajtjen e njerëzve!


“Lum ata që vajtojnë” nuk do të thotë vetëm të qash vetëm për mëkatet ose gjendjen e pashpresë të dikujt.
Ne jemi thirrur gjithashtu të vajtojmë për mëkatet e botës!!!

- Sa e madhe është dashuria e Perëndisë?
- Cilat janë limitet e dashurisë të Përëndisë?
- Cilët janë njerëzit që do Perëndia?

Lexoni Jn. 3:16-17

            Shpëtimin kujt kërkon Perëndia? Nga cfarë?


Lexoni 1 Tim. 2:3-4

Gjithmonë kujtoni se Perëndia dëshiron që të gjithë të vijnë te njohja e së vërtetës. Në vend që të inatoset për mëkatet e botës dhe për të gjithë të keqen që shohim, ne duhet të ndjejmë dhimbje për botën dhe të vuajmë me ata që vuajnë dhe madje edhe me ata që shkaktojnë vuajtjen.
Ne duam të bëhemi instrumenta për të ndihmuar që bota të vijë në dritë, të njohë gëzimin dhe lumturinë e bekuar të njohjes së pranisë së Perëndisë.


            - Kush është vëllai ose motra jonë?
            - Cila është përgjegjësia jonë?
- A mos jemi të përgjegjshëm vetëm për njerëzit që duam?

Kujtoni Samaritanin e Mirë (Llk. 10:25-37) dhe Gjykimin e Fundit (Mt. 25)

Ne tregojmë dashuri për të afërmin tonë duke e vënë veten në vend të tij.
Prandaj jemi të thirrur të “vajtojmë” për mëkatet dhe vështirësitë e të afërmit tonë!

Thoni disa shembuj të shenjtorëve që jetuan vazhdimisht në lotë dhe pendim:
            P.sh.:  Shën Maria e Egjiptit

Atë Luka Veronis


No comments:

Post a Comment