Studim Biblik: LUMERIMET (3)

Studim Biblik

“Lum ata që janë zemërbutë, se ata do të trashëgojnë dhenë”.

Çdo të thotë të jesh zemërbutë? Përshkruaj ç’karakteristika ka një person “zemërbutë”.
-     I përulur
-     I njerëzishëm
-     I duruar
-     I bindur
-     Mos vallë i dobët???

 Mos bota e sheh  “zemërbutin”  ndryshe nga ç’e sheh Kisha?
A është ky një virtyt që e kërkojnë shumë?

 Cilët janë disa prej atyre që në Bibël mbahen si zemërbutë.
-     Lexo Numrat 12:3
-     Në Dhiatën e vjetër, personi i konsideruar si më zemërbutë në botë ishte Moisiu.

Kujto kush ishte Moisiu, dhe trego ç’bëri.
-     Trego historinë e jetes se Moisiut:
- Djal hebre i destinuar të vritet sipas urdhrit të egjiptianëve
-  U bë bir i vajzës së Faraonit
- I caktuar të bëhet princ i madh i Egjiptit
- Vendosi ta hedh tej këtë jetë princërore dhe në vend të saj të vuajë me popullin e tij që kishte qenë skllav për 400 vjet.
- Jetoi në shkretëtirë për shumë vjet
- Pastaj ndjeu thirrjen e Perëndisë për t’u bërë vegla e tij dhe të çlirojë popullin e tij nga nje skllavëri 400 vjeçare.
- I bëri ballë Faraonit, dhe me fuqinë e Perëndisë, e mundi atë duke udhëhequr një gjysëm milioni hebrenj jashtë Egjiptit
- Pastaj u bë udhërrëfyesi i israeliteve nëpër shkretëtirë për 40 vjet.
- Perëndia bëri mrekullira pa numër nëpërmjet Moisiut (duke kaluar Detin e Kuq, duke nxjerrë nga shkëmbi, mana në shkretëtirë etj.)


Mbasi të tregohet historia e Moisiut, ç’mund të thoni për të?
Çfarë njeriu ishte?
Ç’karakteristika duhet të ketë pasur?
-     I zgjuar, i edukuar mirë, i rritur si princ
-     I sinqertë që s’mund të duronte gënjeshtrën. Ai nuk ishte egjiptian, por hebre dhe ishte njeri aq i fortë sa të hidhte tej një jetë të qetë dhe të zgjedhë një jetë të pasigurt luftrash
-     I hapur dhe i shenjtë (për ta dëgjuar zërin e Perëndisë, ai duhet të ketë qenë i hapur ndaj thirrjes së Perëndisë)
-     Trim, kurajoz, i guximshëm që të përballojë Faraonin, mbretin më të madh në atë kohë, dhe t’i thotë atij të lirojë izraelitët, ai duhet te ketë patur shumë kurajë.
-     Mrekullibërës: Perëndia përdor Moisiun të kryejë shumë mrekullira
-     Shumë i duruar: Moisiu ishte i duruar me mënyrat e Perëndisë për të përballuar Faraonin, por gjithashtu ishte shumë i duruar me izraelitët kur udhëtuan përmes shkretëtirës për 40 vjet.
-     Një udheheqës i fortë: me qëllim të drejtonte popullin jashtë Egjipit, dhe më pas në shkretëtirë për 40 vjet, udhëheqësi duhet të jetë jashtë mase i fortë.


Krahaso këto karakteristika të Moisiut me karakteristikat që dhatë për personin zemërbutë. A janë të njëjta?

-     Dhiata e Vjetër thotë që Moisiu ishte personi më zemërbutë në botë, dhe përsëri, shohim që ishte një njeri shumë i fortë, kurajoz, i duruar dhe i sinqertë!
-    Mund ta përmbledhim duke thënë që Moisiu ishte një njeri me fuqi të                                                 madhe, forcë kurajo dhe guximtar.


“Lum ata që janë zemërbutë, se ata do të trashëgojnë dhenë”.


Në Dhiatën e Re, cili është shembulli i "personit zemërbutë”

Lexo Mt. 11:28-30
            Jisui e quan veten “zemërbutë.” Si e kuptoni Jisuin një person zemërbutë?


Lexo Jn 13:4-16

Çfarë mendoni për atë person që lan këmbët e një tjetri?
Në kohët e lashta:
- kjo ishte një detyrë vetëm për skllavin/shërbëtorin
- këmbët e dishepujve duhet të ishin me pluhur, të pista edhe me baltë nga rrugët, pasi ata vishnin vetëm sandale.
- Jisui donte të bëhej shembull i përulësisë edhe një herë për dishepujt e tij. Ai donte që ata ta kuptonin se asnjëherë nuk duhej ta konsideronin veten shumë të rëndësishëm për shkak të ndonjë detyre.
- Shërbimi ka madhështinë e vet!!!
- A ndihemi të rëndësishëm nëse kemi një detyrë?
- A na duket vetja ndonjëherë se qëndrojmë shumë lart për t'u shoqëruar me dikë?
- A kërkojmë të bëhemi të rëndësishëm duke u shërbyer të tjerëve?!?

Si reagon Pjetri ndaj dëshirës së Jisuit për t’i larë këmbët?
            “po nuk u latë nuk bëni pjesë tek unë” (v.8)

Çfarë mësojmë nga ky shembull i Jisuit?
-“Unë u bëra shembull për ju, që ju të veproni ashtu sikurse dhe unë”
- 1 Joani 2:6 - “Kushdo që thotë “unë jetoj tek Ai” duhet të ecë ashtu siç eci ai (në rrugën e tij)”
- Mos kërkoni vetëm lavdinë e Perëndisë - paqen e tij , gëzimin, dashurinë, besimin, shpresën etj...
Duhet ta kuptoni se me lavdinë e tij vjen më parë kryqi i tij - Shembulli i Tij si shërbyes, vuajtja e Tij, vdekja e Tij!


Nga të dy shembujt (Mosiut dhe Jisui) si do ta përkufizonit fjalën “zemërbutë”

Tani, si e kuptoni fjalën “zemërbutë?”

Zemërbutë janë njerëzit:
-     e përulur
-     të sjellshëm
-     të duruar
-     gjakftohtë
-    të mirë me të tjerët, shërbyes
- POR GJITHASHTU, njerëzit e mirë janë ata që kanë vetkontroll të madh. 
Ne fakt ata janë njerëz “të kontrolluar nga Perëndia”.

Butësia nuk ështe shenjë dobësie, por shenjë e një fuqie të kontrolluar.

Njerëzit e zemërbutë janë njerëzit e pushtetit dhe fuqisë, por forca fshihet nën përulësi!.



A dini histori të tjera nga Bibla që flasin për butësi ose dhe përulësi?

Tagrambledhësit dhe Fariseut (Llk 18:10-14)
- Kush ishin Tagrambledhësit dhe Fariseut
Tagrambledhësi:
  • njerëzit më të urryer në Palestinë pasi punonin për romakët.
  • të parë si renegatë dhe tradhtarë.
  • shumë korrupsion në sistem, dhe ishte e lehtë për një tagrambledhës të vidhte nga fitimet.  Kryesisht ata shikoheshin si hajdutë.
  • Judenjtë vendosnin në një kategori, vjedhësit, vrasësit dhe tagrambledhësit
  • Tagrambledhësit nuk lejoheshin në sinagogë

Farise:
  • një lëvizje fetare laike e përqëndruar në studimin dhe praktikën e ligjit
  • ata mbaheshin me një nderim të lartë në judeizëm. Ata kapërcenin pjesën tjetër të kombit në pikëpamjen e fesë

Për cilin është kjo parabolë? (v. 9)
Ata që besonin në vetvete (dhe veprimet e mira të tyre) dhe që përbuznin të tjerët

Cili ana e mirë ka ky Fariseu?
- agjëron, lutet, jep përqindje, falenderon Perëndinë, i lirë nga të ashtuquajturat mëkate  të mëdha.  (Sa prej nesh bëjnë këto?  A kemi të drejtë të ndëshkojmë fariseun nëse para së gjithash nuk bëjmë të mirat që ka bërë ai?)

Gabim e tij?
  • mungesa e pendimit dhe përulësisë
  • vetkënaqësia, statik (mosvlerësues i vetvetes), nuk arrin të kuptojë se është në një udhëtim konstant, nuk lejoi Perëndinë të vepronte brenda tij.
  • krahason veten me të tjerë, me mospërfillje (ku është dhëmbshuria?)
  • shkoi në tempull jo për t’ju lutur Perëndisë, por të lutet me vete.  Lutja e vërtetë është vetëm ajo ndaj Perëndisë!
  • Besimi i rremë, ku të jashtmet ishin primare në vend që të ishin sekondare

Mundohuni të kryeni cilësitë e mira të tij, por vazhdimisht jini të kujdesshëm për pendimin tonë, përulësinë, dhmbshurinë, dhe hipokrizinë.

Ana e mirë e Tagrambledhësit?
  • nuk shikon lart te Perëndia, sepse kuptoi mëkatet e tij. 
  • Ai e njeh vetveten, karakterin e tij të vërtetë; ai nuk mundohet të justifikojë sjelljen e tij, të bëjë diçka që në të vërtetë ai nuk është.
  • dëshira për ndryshimin e mendjes; “të varfër në shpirt”, jo të kënaqur me veten
  • kurajojë të vijë në tempull, pasi kjo ishte e ndaluar.  Dëshira e fortë të qëndrojë para Perëndisë.
Pastaj, pasi shkoi, nuk u dëshpërua, por shpresoi!
  • ka besim në mëshirën e Perëndisë; “Perëndi ji i mëshirshëm ndaj meje MEKATARIT” na kujton Ps. 50, dhe dashurinë e mëshirën e madhe të Perëndisë.

Çfarë është përulësia?
  • Këndvështrimi i shoqërisë sonë -- është një lloj shenje dobësie
  • të shikojmë veten tonë sikur të jemi me të vërtetë mëkatarë, por mëkatarë të shpëtuar nga hiri i Perëndisë!!!  Ne nuk kemi të mirë përveç të mirës që na jep Perëndia. “Tërë të mirat vijnë nga lart.”
  • një dhuratë hyjnore; “Vetë Perëndia është i përulur” dhe përsëri, ai është i madhërishëm
  • Moisiu thuhej të ishte njeriu më i përulur në botë, dhe përsëri ai ishte shumë i fuqishëm.  GUXIMSHMERI E PERULUR - ne duhet të mundohemi për një qëndrim të tillë për lavdinë e Perëndisë.

Si bëhet dikush i përulur?
  • mat çdo gjë me Krishtin (mos pyet, “A jam aq i mirë sa miku im? Por si të krahasohem me Jisuin?”)  Pa Krishtin, përulësia e vërtetë është e pamundur.
  • falja e të tjerëve, nuk ka rëndësi se çfarë kanë bërë ata ndaj nesh. (Perëndia na fal kur ne falim të tjerët)
  • “Ne mësojmë përulësinë kur pranojmë gëzueshëm përulësinë".
Atë Luka Veronis

No comments:

Post a Comment