“Lum skamësit në frymë, sepse e atyre është mbretëria e qiejve.”
Sipas mendimit tuaj, çfarë do të thotë “skamës në frymë?”
-dëgjoni përgjigjet e tyre, por mos jepni një përgjigje të saktë ju vetë.
Më pas diskutoni:
- Çfarë do të thotë të jesh i varfër fizikisht?
- Çfarë do të bënit nëse nuk do të kishit asgjë për të ngrënë dhe askush nuk do t’ju ndihmonte? Si do të jetonit?
- A do të lypnit për të jetuar? Si do të ndiheshit po të lypnit?
- që të lypë dikush duhet të jetë i përulur. Një njeri krenar është gati të vdesë urie në vënd që të lypë.
- Kupton që jeta jote është në duart e dikujt tjetër, VARET nga dikush tjetër.
Si mund ta lidhni këtë lloj “varfërie shpirtërore” me lumërimin e parë?
1. të jesh “skamës në frymë” do të thotë të varesh tërësisht te Perëndia.
Kur lexojmë në jetët e shenjtorëve, shohim se ata ishin njerëz me të vërtetë “skamës në frymë.” Ata nuk mendonin se ishin shenjtorë, por e shihnin veten si njerëz që nuk kishin asgjë dhe prisnin për gjithçka nga Perëndia.
Lexoni 2 Kor 1:8-11
Si i kuptonte Shën Pavli betejat dhe vështirësitë që duhet të përballonte?
A e humbi kurajon? Çfarë mësimi të rëndësishëm mësoi ai nga vështirësitë e tij?
- gjëja më e rëndësishme që mësoi ai nga vëshirësitë e tij ishte se mësoi të kishte besim tek Perëndia dhe t’i besonte vetëm Atij dhe as vetes as të tjerëve. Megjithëse Pavli ishte një Apostulli i madh, ai nuk u krenua për veten. Ai pa se gjithçka që mund të bënte ai vinte nga Perëndia!
Çfarë do të thotë për ne që të jetojmë tërësisht të varur tek Perëndia?
Diskutoni mënyra praktike që tregojnë nëse ne jetojmë të varur tek Perëndia ose jo?
- Që të jemi “skamës në frymë” duhet të kuptojmë se kush jemi në të vërtetë. Duhet të lëmë mënjanë çdo mendim të gabuar që kemi për veten.
Lexoni 2 Kor. 4:6-18
Nga ky pasazh si e kuptojmë se cilët jemi në të vërtetë? Si duhet ta kuptojmë veten?
- Mos jeni asnjëherë krenarë për veten, sepse Shën Pavli thekson se nuk jemi asgjë, veçse enë balte!
- MEGJITHATË, ai gjithashtu thotë se që çdo enë balte mund të mbushet me prezencën e Perëndisë.
Këtu jepet një nga mësimet më të rëndësishëm që duhet ta kuptojë çdo i Krishterë. Në të njëjtën kohë, ne nuk jemi asgjë, megjithatë jemi gjithçka! Nuk duhet të jemi asnjëherë krenarë për veten, por gjithashtu duhet të kuptojmë se me Perëndinë, ne jemi persona të veçantë.
Si e shikon veten Shën Pavli, një nga shënjtorët dhe apostujt më të mëdhenj të Kishës?
Lexoni 1 Tim. 1:12-17
- Ai është i pari ndër mëkatarët
- Por, ai është thirrur të jetë i shenjtë
Lexoni 2 Kor. 6:3-10
- Shikoni se sa shumë vuajtën apostujt. Bota shpesh i përbuzi ata, por ata kuptuan sesa të veçantë ishin në sytë e Perëndisë.
Si e shikon Perëndia secilin prej nesh?
Lexoni 2 Kor. 5:17
- në Krishtin, të gjithë janë një krijesë e re
- prandaj, pavarësisht se sa i keq ka qenë dikush, ai mund të bëhet një krijesë e re
- vetja jonë e vjetër ka vdekur
Lexoni 2 Kor. 8:9
- në Krishtin pasurohemi, sepse Ai na pasuron
Mendoni për ndonjë histori shenjtorësh ose edhe ndonjë tjetër që japin shembuj të personave që mendonin se ishin askushi dhe megjithatë ata ishin të mëdhenj në sy të Perëndisë.
Kryepiskopi Anastas: “Nuk jam gjë tjetër veçse një kandil para ikonës së Krishtit. I rëndësishëm nuk është kandili, por ikona! Kur të vijë fundi i jetës sime, kandili im do të shuhet dhe një tjetër do ta zëvendësojë. E rëndësishme është ikona, jo drita.”
“Sepse e tyre është “mbretëria e qiejve.”
Si e kuptoni “mbretërinë e qiejve?”
Diskutoni:
Mos lejoni që të theksohet vetëm parajsa që do të vijë, parajsa e ardhme! Mbretëria e qiejve fillon këtu dhe tani! Ne e shijojmë mbretërinë çdo ditë në marrëdhënien tonë më Perëndinë. Nëse jemi me Krishtin, atëherë kemi një pjesë të përjetësisë, të parajsës, brenda nesh!
Lexoni Mt. 13:44-46
Mbretëria është një thesar i madh për të cilin ne heqim dorë nga gjithçka tjetër, me qëllim që të fitojmë mbretërinë dhe të bëhemi pjesëtarë të saj.
Atë Luka Veronis
No comments:
Post a Comment