Studim Biblik: Si të jetojmë një jetë të kënaqshme (2)

STUDIM BIBLIK:  SI TË JETOJMË NJË JETË TË KËNAQSHME
         Letra e Shën Pavlit drejtuar Filipianëve

  Sfondi i letrës
  1. Pavli në burg, ndërsa po shkruan këtë letër. Ai është duke vuajtur. Ai është i pasigurt për të ardhmen e tij.
  2. Ndërsa gjendet në burg, Kisha në Filipi i dërgon atij një dhuratë si shprehje e mirënjohjes së tyre për gjithçka që Pavli ka bërë për ta. Gjithashtu, ata duan ta inkurajojnë atë ndërsa ai ndodhet në burg.
  3. Pavli u shkruan këtë letër atyre për t’i falënderuar për dhuratën, por gjithashtu për t’i inkurajuar që të qëndrojnë të fortë përballë persekutimit. Imagjinoni, megjithëse Shën Pavli po vuan në burg, ai do t’i inkurajojë të krishterët në Filipi për të qëndruar të fortë.
  4. Gjatë gjithë kësaj letre, zbulojmë sekretin e Shën Pavlit përsa i përket të qenurit në paqe dhe i mbushur me gëzim, megjithëse situatat e jetës janë të vështira dhe të pasigurta.
  5. Kjo letër e Shën Pavlit është e njohur si “Letra e gëzimit”, epse shën Pavli e thekson temën e gëzimit 18 herë gjatë gjithë letrës. Pavli gëzohet brenda burgut dhe vuajtjeve dhe inkurajon filipianët që të gëzohen së bashku me të në mes të persekutimit dhe luftës!!!!

Si është e mundur që Pavli të jetë kaq i gëzuar, paqësor, i kënaqur, ndërsa po vuan në burg, ndërsa e ardhmja e tij është kaq e pasigurt?

- Për arsye se Pavli është i mbushur me Shpirtin e Shenjtë dhe frutin e Shpirtit të Shenjtë nuk mund të kufizohet nga rrethanat e jashtme. Gëzimi është një frut kryesor i Shpirtit të Shenjtë. Në qoftë se na mungon gëzimi, nuk mund të themi se kemi me të vërtetë një marrëdhënie me Perëndinë!

- Pavli e kuptoi se marrëdhënia e ngushtë me Krishtin i dha atij forcë. Sytë e Pavlit ishin gjithmonë te Krishti dhe jo në rrethanat e jashtme! Prandaj ishte i gëzuar.


Krahasoni gjendjen e Shën Pavlit me rrethanat e jetës sonë:

- Cilat janë disa nga problemet tona personale, sociale dhe që i përkasin së ardhmes, dhe cili është qëndrimi ynë kundrejt tyre? Krahasoni, për një çast, problemet tona me gjendjen e shën Pavlit.

 Cila është gjendja e shqiptarëve sot?

- Dëshira për të shkuar jashtë shtetit dhe për të lënë Shqipërinë.

- Asnjë perspektivë për të ardhmen.

- A mund të gjejmë ende një mesash shprese? A është realisht ky Ungjill? 

-  Ne mund të mësojmë nga kjo letër sekretin e një jete të gëzueshme, e një jete të kënaqshme.


Gjetja e diçkaje pozitive në një situatë negative (Lexo 1:12 – 14)

- Pavli ka një zgjidhje, përsa i përket përballimit të këtij problemi:

- Ankesa dhe shqetësimi rreth gjendjes së tij në burg.
- Përpjekja për ta kthyer atë në një situatë pozitive! (Dhe lavdërimi i Perëndisë për këtë.)
- Ai mund të predikojë Ungjillin, madje edhe tek rojet romake.
- Ai mund t’i inkurajojë të krishterët e tjerë, që janë duke vuajtur me të në burg.

Ai nuk ka frikë nga asgjë, madje as nga vdekja (e cila është frika më e madhe e njeriut). (Lexo 1:20 – 25)
 - “Sepse, për mua, të jetuarit është Krishti dhe të vdekurit fitimi.”
- Kur jetojmë me Krishtin nuk kemi frikë nga ASGJË! Jemi të guximshëm!


Pikëpamja e drejtë e krishterë për jetën:

            a. Është një privilegj të besosh më Krishtin, POR GJITHASHTU TË VUASH PËR KRISHTIN. (1:29). [Më pas, Shën Pavli shkruan: “Të njihni Atë dhe fuqinë e ngjalljes së Tij në pjesëmarrjen në vuajtjen e Tij, duke iu bindur vdekjes së Tij, që në një farë mënyre të mund të fitojë ngjalljen nga të vdekurit.

            b. Vuajtja është pjesë e jetës. Ajo nuk është diçka e huaj. Në qoftë se Zoti ynë vuajti, a nuk jemi të thirrur ta imitojmë Atë?!? Le ta identifikojmë vuajtjen tonë me Krishtin dhe kështu të shpërblejmë vuajtjet tona.


“Kini në ju po atë ndjenjë që ishte në Jisu Krishtin” (Lexo 2:5 – 8)

                        a. Mësoni përulësinë dhe imitoni Krishtin.

 “Bëni çdo gjë pa u ankuar dhe pa kundërshtime…që të ndriçoni si pishtarë në botë, duke mbajtur lart fjalën e jetës. (Lexo 2:12 – 15)

LEXO 4:4 – 19

Çfarë mund të mësojmë nga ky pasazh rreth gëzimit dhe paqes në jetët tonë?

 - Gëzohuni gjithnjë në Zotin; po ju them përsëri: Gëzohuni! (4:4).

- Kujtoni, Zoti është afër. (4:5) Ne kurrë nuk jemi vetëm dhe, kështu, kurrë nuk duhet të kemi frikë.

- Mos u shqetësoni për asgjë, por, në çdo gjë, ja parashtroni kërkesat tuaja Perëndisë, me anë lutjesh dhe përgjërimesh, me falenderim. Dhe paqja e Perëndisë, që ia tejkalon çdo zgjuarsie, do të ruajë zemrat tuaja dhe mendjet tuaja në Krishtin Jisu. (4:6 – 7)

- Mos u shqetësoni për asgjë, por ia parashtroni problemin tuaj Perëndisë.

- Lutuni vazhdimisht.

- Falënderoni gjithmonë. (“Jeni gjithmonë të gëzuar. Lutuni pa pushim.Për çdo gjë falënderoni, sepse i tillë është vullneti i Perëndisë në Krishtin Jisu për ju.” (1 Thes.5:16 – 18).

- Mbusheni mendjen me atë çfarë është e mirë, e shenjtë, e përsosur… (4:8 – 9)

- Mësoni të jeni të kënaqur me atë që keni, qoftë kjo pak apo shumë. (4:11 – 12)

 - Një nga tundimet e mëdha sot është që asnjëherë të mos jemi të kënaqur me atë që kemi, nuk ka rëndësi se sa kemi.
- Kujtoni mëkatin e lakmisë së gjërave të tjetrit.

- Gjithmonë kujtoni, se të gjitha gjërat janë të mundshme për Krishtin brenda jush. (4:13)

-  Jeni të sigurt se Perëndia do të plotësojë të gjitha nevojat tuaja. (4:19)

Atë Luka Veronis

No comments:

Post a Comment