Studim Biblik
“Lum ata që janë të pastër në zemër, sepse ata do ta shohin Perëndinë.”
“Lini mëshirën të peshojë më shumë se gjithçka në ju.
Lini dhembshurinë të jetë pasqyra ku të mund të shihni tek vetja atë ngjashmëri dhe atë imazh të vërtetë i cili i takon natyrës hyjnore dhe qenies hyjnore. Një zemër e ngurtësuar nuk mund të jetë kurrë e dëlirë.”
Shën Isak Siriani
Si e kuptoni fjalën zemër? Pse Jisui përdor fjalën “zemër” dhe nuk përdor, “sy” ose “mendje?”
Ndoshta ngaqë zemra është organi kryesor dhe për këtë arsye përfaqëson esencën e çdo personi
Fjala “zemër” shpreh karakterin e brendshëm të çdo personi dhe na ndihmon të kuptojmë se çfarë donte të thoshte Zoti kur foli për një “zemër të pastër” tek lumërimet.
Ç’është zemra e pastër?
Zemër e pastër do të thotë më shumë se pastërti morale. Kjo është vetëm një pjesë e pastërtisë.
- Një zemër e pastër ka vend vetëm për Perëndinë. Nuk ka asgjë tjetër që të konkurojë kundër Perëndisë.
- Një zemër e pastër është një zemër që ka besim të patundur te Krishti, një zemër që nuk pengohet nga dyshimi.
- Një zemër e pastër qëndron para Perëndisë me ndershmëri dhe pa pretendime.
- Një zemër e pastër nuk është e mbushur me papastërti, të këqija dhe gjëra të pavlefshme.
- Një zemër e pastër i është përkushtuar vetëm Perëndisë dhe është në shërbim të Tij.
- Një zemër e pastër kërkon mëshirën e Perëndisë dhe nuk i mallkon të tjerët.
A njihni ndonjë person që ka një zemër të pastër? Si janë ata? Si e shfaqin shenjtorët që janë njerëz me zemër të pastër?
Lexoni Marku 10:46-52
- A ishte trimëria e Bartimeus vetëm një thirrje për ndihmë fizike?
Fjalët dhe trimëria e Bartimeusit ishin më shumë se kaq. Ai tregoi një besim të fortë, duke i thirrur Jisuit. Megjithëse ai nuk shihte me sytë e tij fizikë, Bartimeu me të vërtetë kërkonte Perëndinë me gjithë zemrën e tij.
- Pavarësisht se të tjerët nuk e inkurajonin, a hoqi dorë ai nga dëshira për të takuar Perëndinë?
Pse njerëzit nuk na inkurajojnë kur duam të ndjekim dhe t’i shërbejmë Perëndisë? A heqim dorë nga dëshira për të ndjekur Perëndinë kur njerëzit nuk na inkurajojnë?
- Bartimeus refuzoi të heshtte. Ai thirri me zë edhe më të lartë, “Jisu, Bir i Davidit, kij mëshirë për mua!” (Mark 10:48) Bartimeu kundërshtoi ata që nuk e inkurajonin dhe që ishin rreth tij. Qëndrimi i tij, ishte i pastër dhe i sinqertë. Megjithëse ai nuk mund ta shihte Zotin me sy, zemra e tij ishte përqendruar te Krishti.
Nga të gjithë njerëzit e turmës, pse mendoni se zëri i Bartimeut i tërhoqi vëmendjen Zotit?
Kujtoni Lumërimin, “Lum ata që janë të pastër në zemër, sepse ata do ta shohin Perëndinë.”
Lexoni Luka 18:9-14 (dhe krahasoni zemrën e Fariseut dhe të Tagrambledhësit)
- Pastërtia në zemër ka kuptim që personi qëndron përpara Perëndisë me ndershmëri dhe pa u shtirur. Përshkruani si ndryshonte zemra e Fariseut nga ajo e Tagrambledhësit.
- Vini re ndryshimn midis zemrës së këtyre njerëzve: një është e përulur, një zemër që kërkon mëshirë, kurse tjetra është krenare, një zemër arrogante që dënon të vëllanë.
Si të sillemi që të kemi një zemër të përulur? Çfarë hapash konkrete duhet të bëjmë për të pasur një zemër të pastër?
Lexoni Filip. 4:4-9
- Diskutoni hapat që duhet të ndiqni për të pasur një zemër të pastër, të dëlirë:
- v. 8-9 “Mbushini zemrat tuaja me të gjitha gjërat që janë të vërteta, të gjitha gjërat që janë të ndershme, të gjitha gjërat që janë të drejta, të gjitha gjërat që janë të pastra, të gjitha gjërat që janë të dashura, të gjitha gjërat që janë me famë të mirë, nëse ka ndonjë virtut dhe nëse ka ndonjë lëvdim, këto mendoni”.
- Duhet t’i përqendrojmë të gjitha përpjekjet tona që t’i mbushim zemrat me gjëra të mira. Duhet të jemi vigjilentë, të mos lejojmë që mendimet e këqija dhe negative të mbushin zemrat tona.
Diskutoni hapur për gjërat që mbushin mendjen dhe zemrat tuaj çdo ditë. Cilat janë gjërat që na ndihmojnë të krijojmë mendimet dhe qëndrimet tona?
- internet
- televizori
- radioja
- diskutimet me shokët dhe bashkëmoshatarët
A janë këto gjëra të pastra, të ndershme dhe që ja vlejnë të mendohen?
Sa nga dita jonë është e mbushur me gjëra të shenjta, të mira, dhe të dëlira?
- Leximi i Biblës
- Leximi i jetëve të shenjtorëve
- Leximi i romaneve klasikë
- Veprat e mira që bëjmë për të afërmit tanë në shtëpi dhe për të panjohurit
- Lutja dhe të ndarit e mendimeve tona në një shoqëri të mirë dhe në familje
Lexo Lk 11:24-26
- Çfarë thotë ky pasazh për ata që kanë zemër të pastër? Mendoni për të.
Nuk është e mjaftueshme të kesh vetëm një dhomë të pastër (të largojmë të keqen nga zemra jonë), por duhet edhe ta mbushim dhomën me diçka të mirë. Nëse është bosh, atëherë e keqja do të kthehet përsëri, por nëse është e mbushur me gjëra të mira atëherë nuk do të ketë vend për të keqen. Duhet që në mënyrë të vetëdijshme t’i mbushim zemrat tona me mirësi.
Pastrimi i zemrës është një përpjekje e pafund për të kaluar nga jeta egoiste e përqendruar te vetja në kërkim të jetës së përqendruar te Perëndia.
Një shembull nga Shën Serafimi i Sarovit
Shën Serafimi i Sarovit është një nga shenjtorët më të dashur të shek. 19 për rusët i cili është shëmbull i një zemre të pastër. Si murg që ishte ai jetoi një jetë lutjeje, kreshme dhe lodhjeje fizike në mes të pemëve në shkretëtirë. Megjithëse njëherë e rrahën keq disa hajdutë, asnjëherë nuk i bënë ndonjë të keqe krijesat e egra të pyllit. Vizitorët shpeshherë panë që Serafimi e ndante bukën me arinjtë, ujqërit, hardhucat dhe gjarpërinjtë. Më vonë gjatë jetës, kasollja e tij e izoluar u bë vend i njohur pelegrinazhi, ku qindra njerëz vinin dhe e vizitonin. Serafimi mirësinë dhe gëzimin i konsideronte si shenja e pranisë së Perëndisë në zemër.
Si mund t’i imitojmë shenjtorët dhe të jetojmë një jetë të përqendruar te Perëndia?
- Çast pas çasti disiplinojeni veten, duke u përpjekur që të bëheni të vetëdijshëm për praninë e Perëndisë në zemër, që ajo të mos keëtë vënd për shqetësime, ambicje ose vëmendje te pamja e jashtme.
A mund të mendoni për ndonjë histori që përshkruan pastërtinë, dëlirësinë e zemrës së ndonjë personi?
Tregojnë një histori për dy murgjër Egjiptianë të cilët takuan një grua që po qëndronte në anë të lumit i cili ishte shumë i thellë që ajo të mund t’a kalonte. Njëri nga murgjërit e mori në krahë dhe e zbriti nga ana tjetër e lumit; veprim ky i cili e skandalizoi murgun tjetër. Më në fund pasi kishin bërë një rrugë disi të gjatë, në heshtje, ai me inat e ndëshkoi rëndë vëllanë e tij që kishte thyer betimin e dëlirësisë duke prekur një grua. Murgu tjetër u përgjigj, “Unë e mora në krahë dhe e zbrita në anën tjetër të lumit, kurse ti po e mban ende”.
“ …sepse ata do ta shohin Perëndinë.”
A është e mundur për ne të shohim Perëndinë e përjetshëm dhe krijuesin e çdo gjëje që ekziston?
Ne e shohim Perëndinë në imazhin (ikonën) njerëzor:
- “Ta bëjmë njeriun sipas shëmbëlltyrës sonë dhe në ngjasim me ne …” (Zanaf. 1:26) Megjithëse kjo shëmbëlltyrë është prishur në pjesën më të madhe të njerëzve, për shkak të mëkateve, imazhi i Perëndisë është brenda nesh.
- Kjo shëmbëlltyrë është shumë qartë në jetët e shenjtorëve, në shenjtërinë e tyre
- Shenjtorë të ndryshëm kanë theksuar se ne e shohim Jisuin veçanërisht në gjithë njerëzit që vuajnë. “ Në të vërtetë po ju them ‘sa herë ia keni bërë këtë ndonjërit prej këtyre vëllezërve të mi më të vegjël ma keni bërë mua.” (Mat. 25:40)
- Atë Arseni e pa imazhin e Perëndisë, edhe kriminelët më të tmerrshëm, kur në zemrën e tyre kishte një shkëndijëzë fare të vogël mirësie dhe dashurie, po ashtu edhe te ftohtësia e rojeve të burgut komunist.
Ne e shohim Perëndinë te krijimi:
- Bota fizike është krijuar nga Perëndia. Megjithëse Ai është i ndryshëm nga krijesa, Perëndia i gjallë është i lidhur shumë ngushtë me krijesën. Kjo do të thotë se bota fizike tregon krijuesin dhe zbulon praninë e Tij tek ata që kanë zemër të pastër dhe kanë sy të shohin. Persona të tillë e dinë që “Qiejtë tregojnë lavdinë e Perëndisë dhe kupa qiellore shpall veprën e duarve të tij.”(Ps. 19:1)
Zemra e pastër mund të shohë dhe të marrë pjesë në dritën e pakrijuar të Perëndisë
- Metamorfoza i shenjtë i Zotit tonë është një shembull (Mat 17) Pjetri, Jakobi dhe Joani panë lavdinë e pakrijuar të Zotit. Pse nuk e bënë këtë apostujt e tjerë. Disa Etër na mësojnë se që kur Juda ishte në mes të dishëepujve, zemra e tij nuk ishte e pastër dhe ishte e papërgatitur për të parë Zotin. Gjithashtu dhe vetë Jisui nuk kishte besim ta linte Judën vetëm, kështu që ai thirri dhe tre dishepuj të tjerë që të ishin dëshmitarë të Metamorfozës së tij.
- Është shumë i njohur fakti se Shën Serafimi takoi dritën e shenjtë të Zotit siç thuhet nga biri i tij shpirtëror Motovilov. Kjo është një pjesë e shkëputur nga dialogu i Serafimit me Motovilovin kur ata luteshin së bashku. “Mos ki frikë ti që e do Zotin, sepse dhe ti rrezaton ashtu si unë. Ti vete ke hyrë brenda plotësisë së Shpirtit të Shenjtë, sepse ndryshe ti nuk do të mund të më kuptoje në gjëndjen që ndodhem në këtë moment.” Motovilovi u përgjigj pasi ai po përjetonte praninë e shenjtë të Perëndisë dhe të dritës së pakrijuar, “Ndiej një qetësi të madhe në shpirt, paqe të cilën nuk mund ta shpjegoj dot me fjalë, ndiej një lumturi të papërshkrueshme”.
- Kjo është paqja dhe lumturia që përjetojmë kur pastrojmë zemrat dhe kemi bekimin të shohim Perëndinë te njëri-tjetri, në krijesë dhe në praninë e Perëndisë në jetën dhe zemrat tona
Mendoni ndonjë histori tjetër nga Atë Arseni ose të ndonjë personi që e njihni dhe përshkruani pastërtinë e zemrës së tyre.
Përsërisni dhe një herë çfarë duhet të bëjmë në mënyrë që të kemi zemra të pastra si shenjtorët.
Atë Luka Veronis

- duke qenë të mbushur me paqen e Perëndisë (Gëzohuni gjithnjë në Zotin),
- duke qenë të mirë dhe të sjellshëm me të gjithë (asnjëherë mos i mallkoni të tjerët),
- keni besim se Zoti është afër dhe do t’ju ndihmojë; asnjëherë mos lejoni që shqetësimet dhe ankthi t’ju mposhtin, por drejtojani të gjitha kërkesat tuaja Perëndisë me lutje dhe përgjërim, duke besuar që Ai do të kujdeset për ne.

No comments:
Post a Comment