Showing posts with label Histori. Show all posts
Showing posts with label Histori. Show all posts

Dashuria e një bashkëshorti


Një prift kishte shtatë fëmijë. Pas tridhjetë vjetësh martesë, gruaja e tij  sëmuret rëndë me tumor në kokë. Sëmundja mund ta bënte atë të largohej nga shtëpia pa e kuptuar fare se çfarë po bënte. Kështu që i shoqi duhej ta ruante atë natë dhe ditë. Sa më e rëndë bëhej sëmundja e saj aq më shumë ajo vështirësohej në të folur dhe në të ecur. I shoqi duhej ta ndihmonte atë për çdo gjë, ta ushqente, ta vishte, ta lante... etj. Kjo vazhdoi për pesëmbëdhjetë vjet me rradhë. Disa herë miqtë i kishin sugjeruar priftit, që ta çonte gruan e tij në ndonjë azil ose spital për të sëmurët pa shpresë shërimi, por prifti në asnjë mënyrë nuk kishte pranuar.
“Ajo është gruaja ime dhe nëna e shtatë fëmijëve të mi – thoshte prifti – nuk mund t’a dërgoj as në azil e as në spital”.
Pak para se ajo të vdiste, një shoqe e saj vjen tek ajo për vizitë. Atë ditë ajo ndihej pak më mirë dhe i thotë shoqes së saj: “Sa herë që ti dhe burri juaj do t’u tregoni të tjerëve për dashurinë dhe për martesën, u thoni se burri im ndjen po aq dashuri për mua, sa ç’ka ndjerë ditën që u bëra nusja e tij”.



Ç’janë idhujt?


Idhull është gjithçka që zë vendin e Perëndisë, gjithçka nga e cila ne varemi,  gjithçka tek e cila ne vëmë besimin tonë, gjithçka që vjen e para në mendjen dhe zemrën tonë. “Njeriu pa dyshim është një i çmendur kokëtrashë” – thotë Montein, “ai nuk mund të krijojë një krimb dhe megjithatë ai krijon perëndi me shumicë”. Një idhull nuk është thjesht një statujë prej guri që qëndron pasive, duke pritur që t’a adhurojnë. Idhulli mund të jetë fuqi, para, ose seks. Mund të jetë famë, kënaqësi, sukses që i pëlqen botës. Mund të jetë shumë gjëra. Në lashtësi ka pasur shumë perëndi. Njerëzit adhuronin gurët, gjarpërinjtë, diellin, zjarrin, bubullimën.

Cilin të kemi zili


N.q.s keni zili ndonjë person, mos keni zili një person milioner të suksesshëm ose një aktore të bukur. Milioneri ndoshta është i sëmurë me ulçera dhe aktorja ka mundësi të konsultohet me një mjek psikiatër. Më mirë keni zili një person i cili ka zbuluar paqen të cilën bota nuk mund të t’a japë. Keni zili ata që janë në gjendje t’ja dorëzojnë tërësisht jetën e tyre dashurisë dhe përkujdesjes së Perëndisë. Keni zili personin që jeton çdo ditë duke i besuar fjalës së Perëndisë në Krishtin Jisu. Keni zili një të moshuar, fytyra e të cilit është drita e jetës së përjetëshme. Keni zili dikë i cili ndershmërisht thotë ashtu si Shën Pavli, “Kam mësuar që në çfarëdo gjëndje që të jem të ndihem i kënaqur”.
Personi për të cilin duhet të na vijë më shumë keq është ai i cili ka zili të tjerët. Ai tashmë jeton në ferr. Personi për të cilin duhet të kemi më shumë zili është ai për të cilin gëzimi më i madh është t’ju shërbejë të tjerëve. Ky person tashmë po provon lumturinë e Parajsës.
Jisui, i Cili u kryqëzua për shkak të zilisë, vdiq për të na çliruar ne nga prangat e vdekjes dhe për të na dhënë një jetë të re të lirë nga zilia. U çlirofshin nga mëkati i tmerrshëm i zilisë, i cili shkatërron paqen tonë. Le të biem përmbys përpara Kryqit të Krishtit dhe të lutemi:

Ç’është hiri?


Hiri është ftesa që na bën Jisui: “Ejani tek unë, ju të gjithë që jeni të munduar dhe të rënduar, dhe unë do t’ju jap shlodhje. Merreni me vete zgjedhën dhe mësoni nga Unë, sepse Unë jam zemërbutë dhe i përulur nga zemra; dhe ju do të gjeni prehje për shprirtrat tuaj” (Mt.11:28-29).
Hiri është premtimi se në botën ku Krishti u kryqëzua, fjala e fundit është ringjallja. Në një botë ku ka vdekje, fjala e fundit është jeta.
Hiri është ati i djalit plangprishës, që qendron tek dera çdo natë, duke pritur, duke shpresuar të shohë së largu djalin që mund të kthehet në shtëpi.
Hiri është Perëndia që më pranon si fëmijën e Vet në Pagëzim, duke na mbushur me Shpirtin e Shenjtë dhe pastaj duke dërguar Jisuin të jetëojë në zemrat tona nëpërmjet Kungimit të Shenjtë.
Hiri është pasuria e Perëndisë e paguar nga Krishti.
Hiri është Jisui në kryq që na thotë: “Ju mund të më hidhëroni, mund të mos më qendroni pranë besnikë, mund të më keqkuptoni, mund të më godisni fort, mund të më mavjosni, mund të më fshikulloni, mund të më trajtoni padrejtësisht, madje edhe mund të më vrisni në kryq, por unë asnjëherë nuk do të pushoj së dashuri ju...At fali se nuk dinë ç’bëjnë”.
Hiri është një fjalë tjetër në vend të fjalës dashuri përveç se mban brenda vetes dhe kuptimin shtesë se kjo dashuri është e pamerituar, të cilën ti nuk e fiton dot dhe nuk e meriton aspak. Mund të jetë “për shkak të dashurisë” sepse në të vërtetë jepet për shkak të faktit që ai që e merr këtë dashuri nuk e meriton fare, në asnjë lloj mënyre.
Hiri është ç’ka përjetoi shën Pavli kur shkruajti, “....që më parë isha blasfemues, përndjekës dhe i dhunshëm; por mu dha mëshira, sepse i bëra nga padija, në mosbesimin tim; kështu hiri i Zotit tonë teproi pa masë me besimin dhe dashurinë, që është në Jisu Krishtin”. (Tim. 1:13-14)
Hiri është ajo ç’ka Jisui bëri për ne: “Sepse ju e njihni hirin e Zotit tonë Jisu Krisht, i cili duke qenë i pasur, u bë i varfër për ju, që ju të bëheni të pasur me anë të varfërisë së Tij” (2 Kor.8:9).
Hiri nuk do të thotë të pranojmë mëkatin si fjalë të fundit, por të pranojmë mëshirën e Perëndisë, “Aty ku ka mëkat me tepricë, hir ka edhe më me bollëk,” – thotë shën Pavli.

Çdo njeri është i veçantë

Gjatë muajit të dytë të kolegjit profesori ynë na bëri një test të papritur. Unë isha një student i rregullt dhe kisha shumë dëshirë për mësimet. Mora fletën e pyetjeve dhe i hodha një sy të gjithave. Ndërsa shikoja pyetjet mbeta pak i shtangur kur në fund lexova: “Si e ka emrin gruaja që pastron shkollën?” Në habinë time thashë: - Patjetër, kjo është ndonjë shaka. Unë e kisha parë disa herë gruan që pastronte. Ajo ishte e gjatë, me flokë të errët dhe ndoshta tek të 50-tat, por si mund t’ia dija emrin? Pa u menduar gjatë e dorëzova fletën duke e lënë pyetjen e fundit pa përgjigje.
Por, para se të mbaronte ora e mësimit, i çuditur e pyeta profesorin:

Bindja tek prindi dhe respekt për Meshën e Shenjtë.

Gjatë kohës së mbretit Theodhos i Madh, që mbretëroi rreth viteve 379 – 395, ishte një njeri i mirë dhe i pasur me shumë virtyte në rini të tij në Konstandinopojë kishte një djalë të quajtur Theofil. Në pleqëri të tij ai u varfërua dhe nuk kishte as më të domosdoshmet që të jetonte. Një ditë thirri të birin dhe i tha: “Biri im siç e shikon unë u kantandisa si mos më keq. Jam i varfër dhe i pafuqishëm. Nuk mund t’i përgjigjem kërkesave të jetës. Dua, të të lutem, të më bësh një nder, që të shpëtoj edhe unë në pleqërinë time, edhe  njëkohësisht edhe ti të bëhesh më i denjë për bindjen tënde (që dëgjon dhe zbaton porositë e babait tënd).
Dhe djali i përgjigjet – Më thuaj çdo dhe unë do ta kryej me kënaqësi.
Atëherë plaku i thotë të birit: - “I lumuri Abraham kishte një bir dhe vajti në mal për ta therur, për ta flijuar. Djali për asnjë moment nuk u mendua të kthehet por madje edhe drutë i mbajti ai me gëzim dhe gjithmonë i gatshëm ndiqte babanë e tij. Jo vetëm ky por edhe shumë të tjerë që dëgjuan babanë e tyre nuk u dëmtuan. Këtë të bësh edhe ti, biri im i dashur zbato porosinë time dhe kij shpresë tek Perëndia Mëshirëplotë, se nuk do të pendohesh për këtë”. Theofili i thotë të atit: - Mos vallë do edhe ti të më vdesësh? Plaku i përgjigjet: - Mos u bëftë biri im të bëj të tillë paligësi. Por një porosi kam që është në favor të të dyve, prano të të shes si shërbëtorin tim, që të shtyj pleqërinë time, që të mos vij vërdallë i uritur duke kërkuar lëmoshë dhe Perëndia Mëshirëplotë, do të të mëshirojë ty për këtë mirësi, do të të japë pasuri të madhe në këtë botë, edhe shpirtin tënd do ta prehë në gjirin e Abrahamit. Edhe një porosi tjetër po të jap.

Besim të plotë në kujdesin e Perëndisë


Në thellësi të shkretëtirës së Judesë, në Palestinë, ndodhet manastiri i ava Theodhosit, të cilin e ka themeluar vetë shenjti në shekullin e V. Me kalimin e viteve ai u bë i madh, me shumë etër, të cilët kujdeseshin për azilet, për punëtorinë, jetimoret dhe spitalin e të varfërve që ndodheshin për rreth tyre.
Kur u formua ishte shumë i varfër dhe nuk ishin të pakta rastet kur nuk kishin gjërat më të nevojshme. Por besimi tek Perëndia dhe lutjet e ava Theodhosit, gjithmonë i ndihmonin dhe i nxirrnin nga nevoja.
Njëherë, në një të Shtunë të Madhe, murgjërit vunë re diçka të hidhur. Në manastir nuk kishte as edhe një copë naforë për Liturgji Hyjnore, nuk kishte madje as edhe për të ngrënë. Kalonte ora dhe po afrohej kremtimi i madh i Ngjalljes. Ajo që nuk duronin dot murgjërit nuk ishte uria, por se do të mbeteshin pa Liturgji Hyjnore.
Të gjithë sytë filluan të kontrollojnë për ndonjë shishe me verë të harruar në ndonjë cep dhe për ndonjë copë bukë. Ishte e pamundur të gjenin, prandaj shkuan tek jerondi i tyre, Theodhosi i shenjtë dhe i treguan për gjendjen e vështirë dhe për mërzitjen e tyre. Shenjti i dëgjoi me qetësi dhe nuk u trondit aspak...në fund iu përgjigj:
“Shkoni, bijtë e mi dhe interesohuni që të jenë të gjitha gati për Liturgjinë Hyjnore të mesnatës. Të përgatiteni edhe ju dhe të takohemi kur të jetë koha”.
“Ngushëllim i kotë”, - pëshpëriti një murg.
Jerondi e dëgjoi dhe i tha: “Mos ndoshta, fëmijët e mi, Perëndia u bë më i dobët në fuqinë e Tij? Mos nuk është në gjendje të veprojë edhe sot Ai që ushqeu popullin e Izraelit me mana në shkretëtirë? Mos nuk mund të bëjë çudira Ai që ngopi me pesë bukë dhe dy peshq, gjithë popullin që e shoqëronte? Murgjërit çuditeshin me fjalët e shenjtit, por më shumë çuditeshin me besimin dhe dëshirat e tij se çdo gjë do të shkojë pas uratës.
U bënë gati për t’u larguar nga qelia e jerondit, por dëgjuan të thoshte:

Bëj zgjedhjen e duhur

Quhem Kim. Jam 27 vjeçe. Djali im, Sem, ka lindur në maj 1992 me Spina bifida. Fillimisht mendova se ishte thjesht një problem me shtatzaninë time gjatë javës së pesëmbëdhjetë, kur bëra testin e AFP (alfa-protein). Ky ishte fëmija im i dytë, dhe kur ata më pyetën nëse doja të bëja testin e AFP-së, ende nuk e dija se çfarë ishte, por më kujtohej që e kisha bërë kur isha shtatzënë me vajzën time. Më kujtohet që gjinekologu im më kishte thënë se ishte diçka që kishte të bënte me Sindromën Down. Kështu mendova se duhej bërë. Nuk i kushtova më rëndësi. Kjo zgjati deri ditën kur gjinekologu im më telefonoi në punë dhe më tregoi se AFP-ja ime ishte rritur pak. «Imja çfarë? Çfarë është? Ç'do të thotë kjo? A do të jetë mirë fëmija im?

Besim të plotë në kujdesin e Perëndisë


Në thellësi të shkretëtirës së Judesë, në Palestinë, ndodhet manastiri i ava Theodhosit, të cilin e ka themeluar vetë shenjti në shekullin e V. Me kalimin e viteve ai u bë i madh, me shumë etër, të cilët kujdeseshin për azilet, për punëtorinë, jetimoret dhe spitalin e të varfërve që ndodheshin për rreth tyre.
Kur u formua ishte shumë i varfër dhe nuk ishin të pakta rastet kur nuk kishin gjërat më të nevojshme. Por besimi tek Perëndia dhe lutjet e ava Theodhosit, gjithmonë i ndihmonin dhe i nxirrnin nga nevoja.
Njëherë, në një të Shtunë të Madhe, murgjërit vunë re diçka të hidhur. Në manastir nuk kishte as edhe një copë naforë për Liturgji Hyjnore, nuk kishte madje as edhe për të ngrënë. Kalonte ora dhe po afrohej kremtimi i madh i Ngjalljes. Ajo që nuk duronin dot murgjërit nuk ishte uria, por se do të mbeteshin pa Liturgji Hyjnore.
Të gjithë sytë filluan të kontrollojnë për ndonjë shishe me verë të harruar në ndonjë cep dhe për ndonjë copë bukë. Ishte e pamundur të gjenin, prandaj shkuan tek jerondi i tyre, Theodhosi i shenjtë dhe i treguan për gjendjen e vështirë dhe për mërzitjen e tyre. Shenjti i dëgjoi me qetësi dhe nuk u trondit aspak...në fund iu përgjigj:
“Shkoni, bijtë e mi dhe interesohuni që të jenë të gjitha gati për Liturgjinë Hyjnore të mesnatës. Të përgatiteni edhe ju dhe të takohemi kur të jetë koha”.
“Ngushëllim i kotë”, - pëshpëriti një murg.
Jerondi e dëgjoi dhe i tha: “Mos ndoshta, fëmijët e mi, Perëndia u bë më i dobët në fuqinë e Tij? Mos nuk është në gjendje të veprojë edhe sot Ai që ushqeu popullin e Izraelit me mana në shkretëtirë? Mos nuk mund të bëjë çudira Ai që ngopi me pesë bukë dhe dy peshq, gjithë popullin që e shoqëronte? Murgjërit çuditeshin me fjalët e shenjtit, por më shumë çuditeshin me besimin dhe dëshirat e tij se çdo gjë do të shkojë pas uratës.
U bënë gati për t’u larguar nga qelia e jerondit, por dëgjuan të thoshte:

Bëj zgjedhjen e duhur


Quhem Kim. Jam 27 vjeçe. Djali im, Sem, ka lindur në maj 1992 me Spina bifida. Fillimisht mendova se ishte thjesht një problem me shtatzaninë time gjatë javës së pesëmbëdhjetë, kur bëra testin e AFP (alfa-protein). Ky ishte fëmija im i dytë, dhe kur ata më pyetën nëse doja të bëja testin e AFP-së, ende nuk e dija se çfarë ishte, por më kujtohej që e kisha bërë kur isha shtatzënë me vajzën time. Më kujtohet që gjinekologu im më kishte thënë se ishte diçka që kishte të bënte me Sindromën Down. Kështu mendova se duhej bërë. Nuk i kushtova më rëndësi. Kjo zgjati deri ditën kur gjinekologu im më telefonoi në punë dhe më tregoi se AFP-ja ime ishte rritur pak. «Imja çfarë? Çfarë është? Ç'do të thotë kjo? A do të jetë mirë fëmija im?» Zemra po më kërcente nga kraharori, e ndjeja që pulsi më rrihte shpejt, ndjehesha nervoze, dhe lotët filluan të rridhnin. Kisha kaq shumë pyetje dhe isha e frikësuar për vdekje. Menjëherë mora një takim për të bërë një ultratingull në Chapel Hill.
Menjëherë fillova të mblidhja informacione rreth testit të AFP-së. Që të nesërmen fillova të ndihesha më mirë, sepse lexova që vetëm një ose dy në pesëdhjetë gra, që kanë një tregues të lartë që në fillim, mund të kenë fetusin të prekur. Kjo nuk mund të më ndodhte kurrë mua! Gjatë ditëve që pasuan, shkuam së bashku me burrin tim, Michael, në Chapel Hill për të bërë ultratingullin, isha pak nervoze, por e dija që gjithçka do të shkonte shumë mirë.
Fillimisht një këshilluese që po na fliste rreth Spina Bifidës. Ajo na bëri disa pyetje rreth historikut tonë shëndetsor. Ajo na ndihmoi të kuptonim se çfarë po ndodhte dhe çfarë duhet të prisnim nëse ultratingulli tregonte ndonjë çrregullim.

Ava Zinoni dhe kreshmuesi


Jetonte dikur në një qytet të vogël një njeri, i cili kreshmonte shumë, saqë të gjithë e quanin dhe e lavdëronin si kreshmuesin më të madh. Fama e tij arriti deri tek ava Zinoni. Atëherë avai e thirri atë të shkonte pranë tij dhe ai vajti. U përshëndetën dhe u ulën së bashku. Avai vazhdoi punën e tij të caktuar dhe ora kalonte me një qetësi të plotë.
Kreshmuesi duke mos mundur të flasë, filloi të mërzitet dhe të bëhet nervoz. Më në fund, nuk duroi dot më dhe iu drejtua avait dhe i tha: “Uratën tuaj ava se do të iki”.
“Përse”, - e pyeti Avai. “Ndjej një shqetësim në zemër dhe nuk e di se ç’po më ndodh. Kur isha në botë kreshmoja deri në mbrëmje dhe nuk ndieja ndonjë vështirësi, ndërsa këtu nuk duroj dot’.
“Në botë”, - iu përgjigj avai, “ushqeheshe nga veshët. Të ushqenin lavdërimet e njerëzve. Shko, pra, larg nga lavdërimet e njerëzve dhe të punosh për virtytin fshehurazi dhe me mundim”.


Ava Makar Egjiptiani


Thonin për Ava Makar Egjiptianin se po ngjitej dikur nga kasollja për në malin Nikita. Dhe pasi iu afrua vendit, i thotë nxënësit të tij: “Ec pak para”. Nxënësi i tij tek po ecte, takon një prift të idhujtarëve dhe i thërret me zë të lartë: “Hej, demon, për ku po vrapon?” Atëherë prifti idhujtar i kthehet nxënësit, e qëllon dhe e lë gjysëm të vdekur. Dhe duke ngritur shkopin e tij vraponte. Si eci pak duke rendur e takon ava Makarion i cili i thotë: “Makar të shpëtosh! Makar të shpëtosh, o i vuajtur”. Duke u mrekulluar idhujtari shkon tek Ava Makarios dhe i thotë: “Ç’të mirë pe tek unë që më fole”? Plaku i përgjigjet: “E bëra se të pashë të lodhur dhe se nuk e di që kot mundohesh”. Idhujtari i thotë: “Edhe unë nga përshëndetja jote ndjeva ngacmim në zëmër dhe kuptova se je njeri i Perëndisë. Ndërsa një murg tjetër i keq që më takoi më shau dhe unë atëherë e godita duke e lënë gjysëm të vdekur”. Avai e kuptoi se e kishte fjalën për nxënësin e tij, ndërsa prifti idhujtar, duke përqafuar këmbët e Ava Makari i thoshte: “Nuk të lëshoj po nuk më bëre edhe mua murg”. Dhe shkuan më lartë ku ishte nxënësi dhe e ngritën në duar dhe e çuan në Kishën e malit dhe kur aty panë ava Makariosin me priftin idhujtar, të gjithë u çuditën. Ai u bë murg dhe shumë nga idhujtarët e tjerë u bënë të krishterë për shkak të tij. Dhe ava Makari thoshte: “Fjala e keqe edhe të mirin e bën të lig, kurse fjala e mirë edhe të ligun e bën të mirë”.



Ati im është Perëndia


Një princeshë e re shëtiste e vetme në kopështin e babait të saj. Në një çast iu afrua një kopshtar i ri që nuk e njihte dhe e pyeti: “Cila je ti”? Ajo me thjeshtësi dhe ëmbëlsi iu përgjigj: “Unë s’jam asgjë, por babai im është mbreti”.

Ashtu edhe çdo i krishterë duhet të thotë: “Unë s’jam asgjë, por Ati im është Perëndia”. Nga Perëndia, pra, marrim lavdinë dhe madhështinë tonë. Sa më shumë njohim Perëndinë si shkakun parësor të çdo mirësie, aq më e madhe është lavdia jonë.

Ajo që ka vlerë është dashuria


Edhe pak orë dhe do të lindte. Ishte fëmija i parë. Gëzimi dhe dhimbja ishin përqafuar kaq fort, saqë asgjë nuk i ndante dot nga njëra - tjetra. Rreth e rrotull kishte zhurmë, dyer që hapeshin e mbylleshin, mjedise të pista e ndihmës mjeke, që shkonin e vinin.
“Çfarë vendi për të sjellë në jetë një foshnjë engjëllore”, - mendoi Mira, ndërsa ndjeu se çasti i saj po e thërriste.
Ankthi, dhimbja, pritja, gëzimi dhe padurimi u shtuan dhe morën përmasa të frikëshme. Sytë e mjegullt shquan një gjë të vockël, të zezë. Të zezë?
“Ah, sytë e shkretë”, mendoi Mira. Por jo, foshnja e sapombërritur ishte vërtet e zezë. Vetëm atë çast ajo përjetoi dhimbjen dhe ankthin e lindjes deri në pafundësi të shpirtit. Zhgënjimi dhe tronditja po ia shqyenin zemrën dhe ajo nuk dinte të dallonte të vërtetën nga ëndrra.
Mos ishte një makth? Po kur do të zgjohej? Po ç’ishte ky realitet? Çfarë do t’i thoshte Andit dhe prindërve? A do ta besonin se ajo nuk kishte asnjë faj?
Pafuqia për të menduar e për të vazhduar përjetimin e atij çasti mbylli sytë e saj. Ishte një imitim i vdekjes, nuk donte të hapte sytë, se ai makth do ta përpinte sërish dhe ajo ndihej kaq e dërrmuar, saqë edhe frymë nuk arrinte të merrte.
Një zë i njohur ia prishi vdekjen e gjumtë. Ishte i shoqi. Mijëra mendime ia pushtuan trurin, ndërsa e tërë qenia e saj ndihej e paralizuar nga sulmet shpirt-ngurosura të atij makthi jetësor.
“I dashur”, - ...

Ai shkoi në Hadh për ne


Kush do të mund të thotë ndonjëherë, “Të dua kaq shumë sa do të shkoja në ferr për ty” – Jisui. Kjo është pikërisht ajo që bëri dashuria e Tij për ne. Ai zbriti në ferr një herë dhe do të zbresë përsëri t’ju shpëtojë ju nëse jeni aty.
Nëse shumë njerëz kërkojnë të gjejnë Perëndinë sot, do ta gjejnë në ferr: në ferrin e fajit, në ferrin e drogës, në ferrin e familjeve të ndara, në ferrin e të qenurit të braktisur nga Perëndia. Ndonjë kërkon ta gjejë Perëndinë jo në ferr, por në qiell, por lajmi i Tij i mirë që sipas doktrinës Ai zbriti në Hadh është që Perëndia në Krishtin ka ardhur në mes të Hadhit dhe po na kërkon ne, të na dojë dhe të na çojë në shtëpi.
Dashuria e Perëndisë është kaq e madhe saqë Ai nuk mund të qendrojë në qiell ndërsa fëmijët e Tij vuajnë në tokë dhe nuk mund të qendrojë në tokë për sa kohë që dikush vuan në Hadh. Perëndia e ndjek njeriun deri në limitin e largimit të tij nga Ai, deri në largësitë më të thella të largimit të tij nga Perëndia deri në honet e Hadhit. Ai e kërkon njeriun në errësirën e tokës, në humnerat më të thella të vuajtjes dhe vdekjes njerëzore. Vetë zbritja e Tij në Hadh është Ringjallje. Ai e merr Evën dhe Adamin nga Hadhi i ndëshkimit dhe vdekja. Çelësat e Hadhit bashkë me dyert e mentshart janë shkatërruar ashtu siç tregohen edhe në ikonë.

A më jepni një mrekulli?


“Vetëm një mrekulli mund ta shpëtojë vajzën tuaj”, - i tha mjeku. Motra e vogël sa e dëgjoi këtë, mori disa para nga sirtari dhe zuri farmacitë me radhë duke kërkuar një mrekulli. Të gjithë qeshnin me naivitetin e saj, por ajo këmbëngulte. Një mjek që rastisi në farmaci u prek shumë dhe kërkoi të vizitonte motrën e saj të sëmurë. “Me të vërtetë vetëm një mrekulli mund ta shpëtojë”, - tha edhe ai pasi e vizitoi, “Por unë do ta operoj sepse besoj se besimi i motrës së saj do të bëjë që Perëndia ta falë këtë mrekulli”. Operacioni u krye dhe e sëmura u shërua. Besim të tillë kërkon Perëndia prej të gjithëve.



A jemi në gjendje t’i kuptojmë rrugët e Perëndisë?


Na ishte një herë një plak që gjithmonë qahej për rrugët e Perëndisë. Por një ditë ai pa një ëndërr:
Një lajmëtar nga Perëndia iu shfaq dhe i tha plakut t’i shkonte pas. Shkuan në një shtëpi ku iu dha një pritje e ngrohtë. I zoti i shtëpisë u tha: “Sot është një ditë e shënuar për mua. Armiku im i dha fund luftës me mua dhe si shenjë miqësie më ka dërguar këtë kupë të artë”. Kur u larguan ditën tjetër, plaku vuri re se lajmëtari e kishte marrë kupën me vete. Ai po bëhej gati të fliste me zemërim kur lajmëtari i tha: “Mbaje gojën! Këto janë rrugët e Perëndisë”. Shpejt ata arritën në një shtëpi tjetër. I zoti i shtëpisë, një koprac plak, i mallkoi vizitorët e paftuar dhe u tha të zhdukeshin. “Eja të ikim që këtej!”- tha lajmëtari dhe ndërkaq ia dhuroi kupën e artë kopracit. Përsëri plaku u bë gati të protestonte dhe përsëri lajmëtari e ndaloi. “Mbaje gojën! Këto janë rrugët e Perëndisë”!
Aty nga mbrëmja, ata arritën në shtëpinë e një burri që ishte shumë i dëshpëruar, sepse, pavarësisht nga të gjitha përpjekjet e tij, ai gjithmonë kishte hasur fatkeqësi. “Perëndia do të të ndihmojë!”- tha lajmëtari dhe kur po niseshin për rrugë, i vuri zjarrin shtëpisë. “Mos!”- thirri plaku. “Mbaje gojën! Këto janë rrugët e Perëndisë!”. Ditën e tretë shkuan në shtëpinë e një burri të trishtuar dhe të ngrysur. Ai nuk sillej mirë me asnjë përveç djalit të tij të vogël të cilin e donte shumë. Kur u larguan mëngjesin tjetër, burri u tha: “Nuk mund t’ju shoqëroj, por djali im i vogël do të vijë me ju deri tek ura. Ma kini shumë kujdes”. “Perëndia do ta mbrojë!”- u përgjigj lajmëtari i Perëndisë.

A je ti Perëndia?


Në një natë të ftohtë të këtij dimri me acar, një djalë i vogël rreth 6 ose 7 vjeç ishte duke qendruar i ulur në tokë përpara dritares së një dyqani. Djali i vogël nuk kishte këpucë dhe rrobat e tij ishin në një gjendje vërtetë të mjerueshme. Pranë tij kalon një grua e re në moshë; e sheh djalin e vogël dhe dallon mjaft qartë në sytë e tij blu dëshirën për të patur diçka nga ai dyqan. E merr nga dora dhe drejtohet bashkë me të për në dyqan. Hyjnë brenda dhe pasi panë rreth e rrotull për disa minuta, ajo i blen djalit një palë këpucë dhe një palë rroba të ngrohta.
Dalin jashtë dhe duke ecur drejt rrugës gruaja i thotë djalit të vogël: “Tani mund të shkosh në shtëpi dhe të kalosh bukur me familjen tënde”.
Djali i vogël ngre sytë tek ajo dhe e pyet: “A je ti Perëndia?”
Gruaja buzëqesh dhe i përgjigjet: “Jo biri im, unë jam vetëm një nga fëmijët e Tij”.
Djali i vogël qetësisht thotë: “E dija që kishit një lidhje më të!”


A jam i përshtatshëm?


Një pyetje e mirë që mund t’i bëjmë vetes është: A do të isha i përshtatshëm për Parajsën në këtë moment? A do të ishte e përshtatshme mënyra e të folurit tim? A do t’i përshtateshin Parajsës qëndrimet e mia? Po zakonet e mia? Madje edhe lloji i argëtimit mund të më tregojë, a jam i gatshëm për Parajsë,  a jam i përshtatshëm?
Një ditë Jisui do të na ringjallë. Por, ç farë do të ndodhë pas ringjalljes? A do të ngjitemi në qiell për të qenë gjithmonë me Të? Apo do t’ia ktheni kurrizin t’a kaloni përjetësinë në një vend pa Të, sepse qëllimi kryesor i jetës nuk ishte Perëndia por vetja jonë dhe mëkati?
Tani ka ardhur koha që t’a lejojmë Jisuin të na ringjallë nga mëkati dhe vdekja në një jetë të re; tani ka ardhur koha që të ngrihemi nga mëkati dhe vdekja, nëpërmjet pendimit, në jetën e re që na ofron Krishti – kështu që kur të ringjallemi – dhe kjo ndodhtë sa më shpejt – ne qofshim mes atyre që do të ngjiten në qiell me Krishtin e ringjallur, për të qenë me Të përgjithmonë.


Ka shumë lloje investimesh. Ishte njëherë një familje në Kolorado e cila u përpoq për vite të kursente aq pare sa për të zëvendësuar pajisjet e vjetra të banjës më moderne. Por çdo vit gjatë sezonit të skive, paratë e kursyera për të rregulluar banjën shkonin për një udhëtim të gjithë familjes.

Fëmijët tani janë rritur dhe një nga djemtë kohët e fundit i ka dërguar një letër prindërve. Ai u shkruante për udhëtimet e përvitshme kur shkonin për të bërë ski, kohët e bukura që kishin kaluar së bashku, sa shumë ishte kënaqur, sa shpesh mendonte për to dhe sa e kishte marrë malli.Babai i tij tha:

Cdo fatkeqësi, një mundësi...


Pengesa në rrugët tona
Në kohët e lashta një mbret vendosi një gur të madh në një rrugë. Më pas ai u fsheh dhe vinte re nëse ndokush do ta hiqte gurin e madh.
Disa nga njerëzit e pasur të mbretit kaluan andej dhe ecën duke e anashkaluar gurin, që ndodhej në mes të rrugës.
Të tjerët e fajësuan mbretin me zë të lartë për mosmirëmbajtjen e pastër të rrugës, por akush nuk bëri asgjë për të hequr gurin nga rruga. Më vonë një fshatar kalonte andej duke transportuar një ngarkesë me perime. Kur iu afrua gurit, fshatari la ngarkesën e tij dhe u përpoq të largonte gurin në anë të rrugës. Më në fund, pas shumë përpjekjesh ia doli mbanë. Por, ndërsa po ngrinte mbi shpinë ngarkesën me perime, ai vuri re që në vendin e gurit të madh ndodhej një çantë. Çanta kishte brenda shumë monedha ari, dhe një shënim nga vet mbreti ku thuhej se ari ishte për atë njeri i cili do të hiqte gurin nga rruga. Fshatari mësoi atë që shumë nga ne nuk e kuptojmë kurrë.