Cilin të kemi zili


N.q.s keni zili ndonjë person, mos keni zili një person milioner të suksesshëm ose një aktore të bukur. Milioneri ndoshta është i sëmurë me ulçera dhe aktorja ka mundësi të konsultohet me një mjek psikiatër. Më mirë keni zili një person i cili ka zbuluar paqen të cilën bota nuk mund të t’a japë. Keni zili ata që janë në gjendje t’ja dorëzojnë tërësisht jetën e tyre dashurisë dhe përkujdesjes së Perëndisë. Keni zili personin që jeton çdo ditë duke i besuar fjalës së Perëndisë në Krishtin Jisu. Keni zili një të moshuar, fytyra e të cilit është drita e jetës së përjetëshme. Keni zili dikë i cili ndershmërisht thotë ashtu si Shën Pavli, “Kam mësuar që në çfarëdo gjëndje që të jem të ndihem i kënaqur”.
Personi për të cilin duhet të na vijë më shumë keq është ai i cili ka zili të tjerët. Ai tashmë jeton në ferr. Personi për të cilin duhet të kemi më shumë zili është ai për të cilin gëzimi më i madh është t’ju shërbejë të tjerëve. Ky person tashmë po provon lumturinë e Parajsës.
Jisui, i Cili u kryqëzua për shkak të zilisë, vdiq për të na çliruar ne nga prangat e vdekjes dhe për të na dhënë një jetë të re të lirë nga zilia. U çlirofshin nga mëkati i tmerrshëm i zilisë, i cili shkatërron paqen tonë. Le të biem përmbys përpara Kryqit të Krishtit dhe të lutemi:

“O Krisht, që u kryqëzove për shkak të zilisë, fal zilinë që kam unë dhe zemrën time xheloze. Mbushmë me dashurinë tënde e cila largon çdo zili dhe më bën të gatshëm t’i shërbej të afërmit tim në dashuri. Amin”.

No comments:

Post a Comment