Çfarë mund të bëjë Zoti nëpërmjet nesh

Nënë Tereza e Kalkutës insistonte se ajo nuk ishte gjë tjetër veçse një instrument, një laps i vogël të cilin Perëndia e përdor për t’i shkruar një letër dashurie tërë botës. Perëndisë i duhen sot shumë nga këta lapsa të vegjël për t’i shkruar botës këtë letër.
Tani së fundmi kam lexuar për një motër qipriote e cila dha këtë përkufizim për kuptimin që kishte për të t’i shërbente Perëndisë: “T’i shërbesh Perëndisë – tha ajo – nuk tregon atë që bëjmë ne për Perëndinë; t’i shërbesh Perëndisë është të lësh atë të veprojë nëpërmjet nesh”.
Perëndia përpiqet të vazhdojë misionin e Tij në botë nëpërmjet nesh dhe me ne. Ai ka nevojë për secilin prej nesh për këtë gjë.
Kur Perëndia i tha një misionari të famshëm: “Dua që t’i kthehesh fushës së misionit për të mbaruar punën për të cilën të kam thirrur”. Misionari që është shumë i sëmurë i përgjigjet: “Zot nuk jam në gjendje ta bëj. Fuqitë më kanë lënë fare”. Pastaj Perëndia i tha: “Nuk dua që ti ta bësh këtë punë, dua vetëm që të të jesh i gatshëm. Unë do ta bëj këtë punë nëpërmjet teje”. Ai e bën punën jo ne.


No comments:

Post a Comment