Ç’është hiri?


Hiri është ftesa që na bën Jisui: “Ejani tek unë, ju të gjithë që jeni të munduar dhe të rënduar, dhe unë do t’ju jap shlodhje. Merreni me vete zgjedhën dhe mësoni nga Unë, sepse Unë jam zemërbutë dhe i përulur nga zemra; dhe ju do të gjeni prehje për shprirtrat tuaj” (Mt.11:28-29).
Hiri është premtimi se në botën ku Krishti u kryqëzua, fjala e fundit është ringjallja. Në një botë ku ka vdekje, fjala e fundit është jeta.
Hiri është ati i djalit plangprishës, që qendron tek dera çdo natë, duke pritur, duke shpresuar të shohë së largu djalin që mund të kthehet në shtëpi.
Hiri është Perëndia që më pranon si fëmijën e Vet në Pagëzim, duke na mbushur me Shpirtin e Shenjtë dhe pastaj duke dërguar Jisuin të jetëojë në zemrat tona nëpërmjet Kungimit të Shenjtë.
Hiri është pasuria e Perëndisë e paguar nga Krishti.
Hiri është Jisui në kryq që na thotë: “Ju mund të më hidhëroni, mund të mos më qendroni pranë besnikë, mund të më keqkuptoni, mund të më godisni fort, mund të më mavjosni, mund të më fshikulloni, mund të më trajtoni padrejtësisht, madje edhe mund të më vrisni në kryq, por unë asnjëherë nuk do të pushoj së dashuri ju...At fali se nuk dinë ç’bëjnë”.
Hiri është një fjalë tjetër në vend të fjalës dashuri përveç se mban brenda vetes dhe kuptimin shtesë se kjo dashuri është e pamerituar, të cilën ti nuk e fiton dot dhe nuk e meriton aspak. Mund të jetë “për shkak të dashurisë” sepse në të vërtetë jepet për shkak të faktit që ai që e merr këtë dashuri nuk e meriton fare, në asnjë lloj mënyre.
Hiri është ç’ka përjetoi shën Pavli kur shkruajti, “....që më parë isha blasfemues, përndjekës dhe i dhunshëm; por mu dha mëshira, sepse i bëra nga padija, në mosbesimin tim; kështu hiri i Zotit tonë teproi pa masë me besimin dhe dashurinë, që është në Jisu Krishtin”. (Tim. 1:13-14)
Hiri është ajo ç’ka Jisui bëri për ne: “Sepse ju e njihni hirin e Zotit tonë Jisu Krisht, i cili duke qenë i pasur, u bë i varfër për ju, që ju të bëheni të pasur me anë të varfërisë së Tij” (2 Kor.8:9).
Hiri nuk do të thotë të pranojmë mëkatin si fjalë të fundit, por të pranojmë mëshirën e Perëndisë, “Aty ku ka mëkat me tepricë, hir ka edhe më me bollëk,” – thotë shën Pavli.
Hir nuk do të thotë se ne e duam Perëndinë. “Në këtë është dashuria: jo se e kemi dashur Perëndinë, por që ai na ka dashur ne, dërgoi Birin e Tij për shlyerjen e mëkateve tona ( 1 Jn. 4:10). Ne e duam atë se Ai na deshi i pari. (1 Jn. 4:19). Ai e mori inisiativën. Ai e filloi i pari duke na dashur ne i pari kur ne nuk ishim për t’u dashur. “Por Perëndia tregon dashurinë e Tij ndaj nesh në atë që, ne kur ende ishim mëkatarë, Krishti vdiq për ne (Rom. 5:8).


No comments:

Post a Comment