Gjatë muajit të dytë të
kolegjit profesori ynë na bëri një test të papritur. Unë isha një student i
rregullt dhe kisha shumë dëshirë për mësimet. Mora fletën e pyetjeve dhe i
hodha një sy të gjithave. Ndërsa shikoja pyetjet mbeta pak i shtangur kur në
fund lexova: “Si e ka emrin gruaja që pastron shkollën?” Në habinë time thashë:
- Patjetër, kjo është ndonjë shaka. Unë e kisha parë disa herë gruan që
pastronte. Ajo ishte e gjatë, me flokë të errët dhe ndoshta tek të 50-tat, por
si mund t’ia dija emrin? Pa u menduar gjatë e dorëzova fletën duke e lënë
pyetjen e fundit pa përgjigje.
Por, para se të mbaronte ora e
mësimit, i çuditur e pyeta profesorin:
- Ju lutem profesor, a mund të na thoni nëse kjo pyetje do të llogaritet bashkë me të tjerat në test? Dhe, kush ishte arsyeja që na e bëtë këtë pyetje?
- Ju lutem profesor, a mund të na thoni nëse kjo pyetje do të llogaritet bashkë me të tjerat në test? Dhe, kush ishte arsyeja që na e bëtë këtë pyetje?
Natyrisht - iu përgjigj
profesori – ajo do të llogaritet bashkë me të tjerat dhe arsyeja pse ua bëra
këtë pyetje është që ju të mësoni se në jetën tuaj do të takoni shumë njerëz dhe
secili prej tyre është i veçantë. Çdo njeri meriton respektin dhe përkujdesjen
tuaj, edhe nëse më e shumta që mund të bëni për të është një buzëqeshje apo një
përshëndetje.
Që atë ditë kurrë nuk e kam
harruar atë mësim. Gjithashtu mësova edhe emrin e pastrueses.
No comments:
Post a Comment