Gjatë kohës së mbretit Theodhos i Madh, që mbretëroi rreth
viteve 379 – 395, ishte një njeri i mirë dhe i pasur me shumë virtyte në rini
të tij në Konstandinopojë kishte një djalë të quajtur Theofil. Në pleqëri të
tij ai u varfërua dhe nuk kishte as më të domosdoshmet që të jetonte. Një ditë
thirri të birin dhe i tha: “Biri im siç e shikon unë u kantandisa si mos më
keq. Jam i varfër dhe i pafuqishëm. Nuk mund t’i përgjigjem kërkesave të jetës.
Dua, të të lutem, të më bësh një nder, që të shpëtoj edhe unë në pleqërinë
time, edhe njëkohësisht edhe ti të
bëhesh më i denjë për bindjen tënde (që dëgjon dhe zbaton porositë e babait
tënd).
Dhe djali i përgjigjet – Më thuaj çdo dhe unë do ta kryej
me kënaqësi.
Atëherë plaku i thotë të birit: - “I lumuri Abraham kishte
një bir dhe vajti në mal për ta therur, për ta flijuar. Djali për asnjë moment
nuk u mendua të kthehet por madje edhe drutë i mbajti ai me gëzim dhe gjithmonë
i gatshëm ndiqte babanë e tij. Jo vetëm ky por edhe shumë të tjerë që dëgjuan
babanë e tyre nuk u dëmtuan. Këtë të bësh edhe ti, biri im i dashur zbato
porosinë time dhe kij shpresë tek Perëndia Mëshirëplotë, se nuk do të pendohesh
për këtë”. Theofili i thotë të atit: - Mos vallë do edhe ti të më vdesësh?
Plaku i përgjigjet: - Mos u bëftë biri im të bëj të tillë paligësi. Por një
porosi kam që është në favor të të dyve, prano të të shes si shërbëtorin tim,
që të shtyj pleqërinë time, që të mos vij vërdallë i uritur duke kërkuar
lëmoshë dhe Perëndia Mëshirëplotë, do të të mëshirojë ty për këtë mirësi, do të
të japë pasuri të madhe në këtë botë, edhe shpirtin tënd do ta prehë në gjirin
e Abrahamit. Edhe një porosi tjetër po të jap.
Dhe këtë ta ruash deri sa të vdesësh. Çfarëdo lloj shërbimi që të kesh, dhe kudo që të dërgojë pronari yt, mbaje mend të shkosh përpara në meshën e shenjtë dhe pas përlëshimit të kishës shko në shërbimin tënd. Gjithashtu kij shumë shprësëtari tek e Tërëshenjta. N.q.s. do veprosh në këtë mënyrë do të të ndihmojë Perëndia”. Kurse i biri iu përgjigj me gatishmëri të madhe: “Jam gati të veproj si thua ti atë”.
Dhe këtë ta ruash deri sa të vdesësh. Çfarëdo lloj shërbimi që të kesh, dhe kudo që të dërgojë pronari yt, mbaje mend të shkosh përpara në meshën e shenjtë dhe pas përlëshimit të kishës shko në shërbimin tënd. Gjithashtu kij shumë shprësëtari tek e Tërëshenjta. N.q.s. do veprosh në këtë mënyrë do të të ndihmojë Perëndia”. Kurse i biri iu përgjigj me gatishmëri të madhe: “Jam gati të veproj si thua ti atë”.
Ditën tjetër babai i quajtur Julian, shiti të birin në një
nënpunës të lartë të pallatit mbretëror me emrin Konstandin. Në vazhdim, ai e
donte jashtëzakonisht shumë djalin se ishte i bindur, i urtë, modest, i bukur
dhe kishte mjaft njohuri. E mbante gjithnjë afër, në shoqërinë e tij dhe në
tavolinën e tij sepse ishte në të gjitha korrekt. Mirëpo një ditë prej ditësh
kur të gjitha rridhnin për bukuri, vuri gishtin e tij djalli dhe ja se
ç’ndodhi. Një ditë pronari harroi dosjen me dokumentet e punës së tij në
shtëpi. Urdhëron shërbëtorin të shkojë në shtëpi dhe t’ia sjellë në zyrë.
Shërbëtori i varfër vrapoi për në shtëpi, hyri në dhomë dhe mori dosjen. Në atë
kohë në krevat ishte gruaja e pronarit me një shërbëtor dhe tradhëtonte burrin
e saj. Ky i shkreti nga nxitimi nuk i pa. Por, ata që bënin mëkatin, menduan se
mos i kishte parë dhe nga frika se mos i thoshte pronarit të tij, trilluan një
histori të tërë. Kur u kthye burri i saj në darkë i tha: “Për këtë e bleve këtë
shërbëtor që të vij në krevatin tim të më përdhunojë me zor? Dhe n.q.s. nuk do
të kisha thirrur do të më kishte marrë nderin tim maskarai. Mos vallë jam nga
gjini e pafat dhe më përbuz? Për shpirt të prindërve të mi po të paralajmëroj
se n.q.s. nesër nuk do të shikoj kokën e tij të prerë, nuk do të qendroj asnjë
minutë më tepër në këtë shtëpi, iki e marr gjithë pajën time.
Kur i dëgjoi të gjitha këto burri i saj u zemërua shumë
dhe i premtoi se do ta plotësonte dëshirën e saj. Të nesërmen u takua në pallat
me xhelatin dhe i thotë: “Nesër në mëngjes do të të dërgoj një shërbëtorin tim
që t’i presësh kokën, ta vesh në një çantë, vulose mirë dhe të ma dërgosh”.
Xhelati u përgjigj: - Unë nuk gjykoj padrejtësisht, dua tre deklarata me shkrim
nga tre dëshmitarë, se është i rrezikshëm dhe duhet të vdes, dhe atëherë ia
pres kokën”. Atëherë nënpunësi i lart tha akuzën para tre dëshmitarëve, duke
thënë: “Bleva një shërbëtor të ri edhe ai i pabesi donte të flinte me gruan time”.
Këto tha dhe e firmosi vdekjen e shërbëtorit me dorën e tij dhe atëherë xhelati
pranoi t’i presë kokën. Kur u gdhi e thirri shërbëtorin dhe i tha: “Shko tek
xhelati dhe jepi të fala nga unë dhe thuaji të më kthejë përgjigje”. Duke
shkuar shërbëtori i shkretë, kaloi nga kisha e së Përmbibekuarës Virgjëreshës
tonë Hyjlindëses, në të cilën meshonin dhe në atë kohë lexonin Apostullin. Atje
iu kujtua porosia atërore. Hyri në kishë dhe qëndroi deri në përlëshim.
Shërbëtori tjetër që bëri mëkatin me gruan e nënpunësit, nuk kishte durim, pa
që po vonohej xhelati dhe nuk po e sillte kokën të prerë dhe iu lut pronarit të
shkojë ta marrë ai. Dhe pronari i tha të shkojë.
Iku me vrap gjithë gëzim shërbëtori i lig, sikur do merrte
thesar të çmuar dhe kur arriti në shtëpinë e ekzekutimit përshëndeti në emër të
pronarit. Mirëpo ajte mbrapa derës rrinte xhelati dhe duke kujtuar se erdhi ai
që duhej therur i preu kokën këtij, e vunë në një govatë për ta larë dhe pastaj
e mbështollën mirë dhe e vunë në një çantë. Kur donin ta vulosnin çantën
mbërriti dhe shërbëtori fatkeq (që duhej therur), dhe xhelati i dha çantën të
vulosur që t’ia shpinte pronarit të tij pa ditur përmbajtjen e çantës. Kur ky
vajti tek pronari dhe e panë të gjithë të gjallë u çuditën të gjithë dhe bile më
shumë zonja sepse nga një anë e dërgon t’i presin kokën dhe nga ana tjetër ai
kthehet gjallë. E pyetën se ç’mban në dorë dhe ai iu përgjigj: “Siç më porosite
zoti im, përshëndeta xhelatin dhe ai menjëherë më dha këtë çantë të ta sjell,
por unë nuk di se ç’ka brenda”.
Kur e morën çantën shërbëtorët dhe kur e hapën panë kokën
e tjetrit. Të gjithë u tmerruan sidomos zonja mbeti për mjaft kohë pa zë.
Pastaj pasi erdhi në vete dhe u mendua mirë, kuptoi vendimin e drejtë të
Perëndisë. Dhe e trembur se mos pësojë edhe ajo të njëjtin fat si shkaktare e
së keqes, qau me gjithë zemër dhe tregoi para të gjithëve mëkatin që bëri duke
thënë: “Unë e gjora dhe e mjera jam shkaku i së keqes dhe kam frikë se mos
paguaj sipas veprave të mia. Sepse asgjë nuk mund të fshihet sipas thënieve të
Zotit. Zoti im - i thotë burrit - e bëra këtë mëkat dinak me shërbëtorin tim
për tri vjet e gjysëm rrjesht edhe ti nuk dije gjë. Ky shërbëtori i ri është i
pastërt dhe asnjë lloj mëkati nuk bëri, por padrejtësisht e akuzova unë e
gjora. Zoti është i drejtë dhe duke ja dhënë secilit sipas veprave të tij, prandaj zotëria im më fal me përdëllimet e
Perëndisë dhe premtoj se që sot e tutje do korrigjohem në të gjitha drejtimet”.
Të gjithë ishin të tmerruar me këtë ndodhi dhe tani falënderonin Perëndinë që
kurrë nuk e harron besimtarin e mirë që kryen dëshirën e tij.
Atëherë pronari i tha shërbëtorit që t’u tregoj diçka për
veten dhe jetën e tij para se të vinte këtu. Dhe shërbëtori i tha për porosinë
që i kishte thënë i ati para se të largohej nga shtëpia e tij. U tregoi për
bindjen dhe dëgjimin tek babai i tij që të shitet si shërbëtor, dhe për
porosinë që i dha të shkojë vazhdimisht në Meshën e Shenjtë. Pronari kur dëgjoi
të gjitha këto nuk e kishte më si shërbëtor por si bir të tij. Jo vetëm kaq por
e shkruajti edhe trashëgimtar në të gjithë pasurinë e tij.
Prandaj, edhe ne le t’ua kemi frikën Perëndisë dhe le
të shkojmë në kishë. Të qendrojmë me frikë dhe respekt deri në përlëshim
njëlloj sikur të shikonim Zotin Jisu Krisht, i Cili do të na gjykojë atë ditë
të tmerrshme të ngjalljes së përbashkët dhe kurrë të mos dalim nga kisha pa
mbaruar shërbesa. Asnjë njeri nuk duhet të dalë nga kisha, sepse ai që del nga
kisha pa patur nevojë të madhe, ose thotë diçka për përkujdesje trupore, imiton
Judën, mosmirënjohësin, që duke dalë nga darka tradhëtoi Krishtin.
No comments:
Post a Comment