Idhull është gjithçka që zë
vendin e Perëndisë, gjithçka nga e cila ne varemi, gjithçka tek e cila ne vëmë besimin tonë,
gjithçka që vjen e para në mendjen dhe zemrën tonë. “Njeriu pa dyshim është një
i çmendur kokëtrashë” – thotë Montein, “ai nuk mund të krijojë një krimb dhe
megjithatë ai krijon perëndi me shumicë”. Një idhull nuk është thjesht një
statujë prej guri që qëndron pasive, duke pritur që t’a adhurojnë. Idhulli mund
të jetë fuqi, para, ose seks. Mund të jetë famë, kënaqësi, sukses që i pëlqen
botës. Mund të jetë shumë gjëra. Në lashtësi ka pasur shumë perëndi. Njerëzit
adhuronin gurët, gjarpërinjtë, diellin, zjarrin, bubullimën.
Sot ne kemi perënditë tona
personale. Një nga këto është paraja. Aq e rëndësishme konsiderohet paraja në
shoqërinë tonë saqë të siguruarit dhe të grumbulluarit e saj është shenjë
virtyti. S’ka rëndësi sa pare ke grumbulluar – me punë, fat, ose vjedhje. Gjëja
më e rëndësishme është të sigurosh sa të mundësh. Vlera morale e një personi
nuk matet nga përkushtimi ndaj Perëndisë dhe të afërmit e tij, por nga sa pare
ka ky person. Shumë prej nesh madje i kanë nënvlerësuar ata që s’kanë pare si
njerëz me më pak vlera – të dobët, dembelë ose më pak të vlefshëm. Aty ku
paraja është idhull, të jesh i varfër është mëkat.
Një zotëri i famshëm kinez
ndodhej aty ku shkëmbeheshin aksione, jo shumë kohë përpara, pasi kishte
vizituar kishat tona gjysëm bosh. Ai ishte shumë i hapur me rrëmujën dhe
intensitetin e shkëmbimit saqë tha “Ah, kjo është feja e tyre! Ja përse
kujdesen ata”!
No comments:
Post a Comment