Një prift kishte shtatë fëmijë.
Pas tridhjetë vjetësh martesë, gruaja e tij
sëmuret rëndë me tumor në kokë. Sëmundja mund ta bënte atë të largohej
nga shtëpia pa e kuptuar fare se çfarë po bënte. Kështu që i shoqi duhej ta
ruante atë natë dhe ditë. Sa më e rëndë bëhej sëmundja e saj aq më shumë ajo
vështirësohej në të folur dhe në të ecur. I shoqi duhej ta ndihmonte atë për
çdo gjë, ta ushqente, ta vishte, ta lante... etj. Kjo vazhdoi për pesëmbëdhjetë
vjet me rradhë. Disa herë miqtë i kishin sugjeruar priftit, që ta çonte gruan e
tij në ndonjë azil ose spital për të sëmurët pa shpresë shërimi, por prifti në
asnjë mënyrë nuk kishte pranuar.
“Ajo është gruaja ime dhe nëna
e shtatë fëmijëve të mi – thoshte prifti – nuk mund t’a dërgoj as në azil e as
në spital”.
Pak para se ajo të vdiste, një
shoqe e saj vjen tek ajo për vizitë. Atë ditë ajo ndihej pak më mirë dhe i
thotë shoqes së saj: “Sa herë që ti dhe burri juaj do t’u tregoni të tjerëve
për dashurinë dhe për martesën, u thoni se burri im ndjen po aq dashuri për
mua, sa ç’ka ndjerë ditën që u bëra nusja e tij”.
No comments:
Post a Comment