Dembeli dhe e papërtuara

Sipas një tradite të vjetër popullore dikur Krishti po ecte bashkë me nxënësit e Tij dhe duke iu afruar anës së rrugës pa një dembel i cili ishte shtrirë këmbë mbi këmbë në hijen e një peme e cila ishte ulli, nën hijen e të cilit dikur ishte ulur dhe Krishti për të pushuar, dhe e pyeti se nga kush rrugë duhet të shkonin për të arritur në fshat. I riu dembel përtoi të ngrihet dhe duke shtrirë këmbën e tij i tregoi drejtimin për në fshat, indiferent dhe duke hapur gojën për gjumë. Krishti e falënderoi dhe vazhdoi rrugën, ndërsa nxënësit të inatosur nga sjellja e dembelit, filluan t’i flisnin Jisuit për sjelljen e padenjë të të riut dhe për ofendimin që ata ndjenin. Krishti duke hyrë në fshat u afrua në një shtëpi, në të cilën një vajzë e re po bënte brumë për të përgatitur bukën për pjesëtarët e tjerë të familjes. Pyetja ishte e njëjtë me atë që iu bë dembelit; nga cila rrugë duhet të shkonin për të arritur në fshat.
Vajza shpejt e shpejt filloi që të lante duart, të hiqte përparësen, rregulloi dhe mbuloi brumin, doli jashtë për t’i treguar rrugën dhe bile bëri dhe një copë rrugë me ta.
Kur po shihnin fshatin nxënësit shprehën ndjenjat e tyre se sa shumë ishin prekur nga sjellja e vajzës së palodhur dhe e krahasonin atë me sjelljen e dembelit.
Krishti u thotë atyre: “Po ju zbuloj se kjo vajzë punëtore do të marri për burrë atë dembel, të cilin ju e patë të shtrirë në hijen e ullirit”. Reagimi i nxënësve ishte i menjëhershëm, është e padrejtë, përbën një padrejtësi të madhe etike dhe shoqërore që të marri ai dembel një grua kaq punëtore. Jo, - i tha Krishti, - është e nevojshme që njëri të plotësojë tjetrin.
Kjo gjë është në planin e Perëndisë, që njëri të plotësojë tjetrin. Gjithashtu është dhe në programin e krijimit në funksionimin e botës”. Ap. Pavli thotë: “Mbani peshën e njëri- tjetrit, se kështu do të plotësoni ligjin e Perëndisë” (Gal. 6:2)


No comments:

Post a Comment