Në një natë të ftohtë të këtij
dimri me acar, një djalë i vogël rreth 6 ose 7 vjeç ishte duke qendruar i ulur
në tokë përpara dritares së një dyqani. Djali i vogël nuk kishte këpucë dhe
rrobat e tij ishin në një gjendje vërtetë të mjerueshme. Pranë tij kalon një
grua e re në moshë; e sheh djalin e vogël dhe dallon mjaft qartë në sytë e tij
blu dëshirën për të patur diçka nga ai dyqan. E merr nga dora dhe drejtohet
bashkë me të për në dyqan. Hyjnë brenda dhe pasi panë rreth e rrotull për disa
minuta, ajo i blen djalit një palë këpucë dhe një palë rroba të ngrohta.
Dalin jashtë dhe duke ecur
drejt rrugës gruaja i thotë djalit të vogël: “Tani mund të shkosh në shtëpi dhe
të kalosh bukur me familjen tënde”.
Djali i vogël ngre sytë tek ajo
dhe e pyet: “A je ti Perëndia?”
Gruaja buzëqesh dhe i
përgjigjet: “Jo biri im, unë jam vetëm një nga fëmijët e Tij”.
Djali i vogël qetësisht thotë:
“E dija që kishit një lidhje më të!”
No comments:
Post a Comment