Një pyetje e mirë që mund t’i
bëjmë vetes është: A do të isha i përshtatshëm për Parajsën në këtë moment? A do
të ishte e përshtatshme mënyra e të folurit tim? A do t’i përshtateshin
Parajsës qëndrimet e mia? Po zakonet e mia? Madje edhe lloji i argëtimit mund
të më tregojë, a jam i gatshëm për Parajsë,
a jam i përshtatshëm?
Një ditë Jisui do të na
ringjallë. Por, ç farë do të ndodhë pas ringjalljes? A do të ngjitemi në qiell
për të qenë gjithmonë me Të? Apo do t’ia ktheni kurrizin t’a kaloni përjetësinë
në një vend pa Të, sepse qëllimi kryesor i jetës nuk ishte Perëndia por vetja
jonë dhe mëkati?
Tani ka ardhur koha që t’a
lejojmë Jisuin të na ringjallë nga mëkati dhe vdekja në një jetë të re; tani ka
ardhur koha që të ngrihemi nga mëkati dhe vdekja, nëpërmjet pendimit, në jetën
e re që na ofron Krishti – kështu që kur të ringjallemi – dhe kjo
ndodhtë sa më shpejt – ne qofshim mes atyre që do të ngjiten në qiell me
Krishtin e ringjallur, për të qenë me Të përgjithmonë.
Ka
shumë lloje investimesh. Ishte njëherë një familje në
Kolorado e cila u përpoq për vite të kursente aq pare sa për të zëvendësuar
pajisjet e vjetra të banjës më moderne. Por çdo vit gjatë sezonit të skive,
paratë e kursyera për të rregulluar banjën shkonin për një udhëtim të gjithë
familjes.
Fëmijët tani janë rritur dhe
një nga djemtë kohët e fundit i ka dërguar një letër prindërve. Ai u shkruante
për udhëtimet e përvitshme kur shkonin për të bërë ski, kohët e bukura që
kishin kaluar së bashku, sa shumë ishte kënaqur, sa shpesh mendonte për to dhe
sa e kishte marrë malli.Babai i tij tha:
“Nuk mund t’a imagjinoj djalin
tim të më shkruajë dhe të më thotë: “Baba, sigurisht që më kujtohet edhe sesi
pikonin pajisjet e banjës”.Prindërit kishin zgjedhur të investonin për të
mbledhur të gjithë së bashku si familje – dhe kjo gjë kishte dhënë frute të
pasura. Investimi më i madh që mund të bëjnë prindërit është që t’ju sigurojnë
një familje ku Perëndia është i vërtetë dhe ku prindërit dhe fëmijët i afrohen
çdo ditë Atij me lutje.
Një investim i tillë bashkimi
dhe adhurimi i jep frutet më të pasura.
Te
keshillosh perendine
Marta ishte në guzhinë duke përgatitur
ushqimin e Jisuit. Maria ishte në dhomën tjetër duke dëgjuar Jisuin dhe
predikimet e Tij. E mërzitur nga puna në guzhinë, dhe pa dyshim pak ziliqare,
Marta shkon te Jisui dhe i thotë, “Zot, nuk të vjen keq që motra ime më ka lënë
vetëm për të shërbyer? Thuaji asaj të më ndihmojë”.
Kemi përpara dy gra: njëra që këshillon
Jisuin; tjetra e ulur në këmbët e Tij duke dëgjuar këshillën e Tij. Këtu kemi
krijesën – Marta – që këshillon Krijuesin – Zotin Jisu – duke i thënë Atij se
ç’duhet të bëjë: “Thuaji asaj të më ndihmojë”.
Sa herë ne bëjmë të njëjtën gjë? Ne
këshillojmë Perëndinë duke i thënë Atij ç’duhet të bëjmë.
Deill Karnixh intervistoi Henri Fordin para se
ky të vdiste. Kur ai e pyeti Z. Ford nëse ai ishte shqetësuar ndonjëherë gjatë
jetës së tij; ai u përgjigj: “Jo. Unë besoj se Perëndia ia del mbanë punëve të
Universit dhe Ai s’ka nevojë për këshillën time. Kur Zoti ka gjithçka në dorë,
besoj se gjithçka do të funksionojë më së miri, kur t’i vijë fundi. Atëherë pse
duhet të shqetësohem?!
No comments:
Post a Comment