Na ishte një herë një plak që
gjithmonë qahej për rrugët e Perëndisë. Por një ditë ai pa një ëndërr:
Një lajmëtar nga Perëndia iu
shfaq dhe i tha plakut t’i shkonte pas. Shkuan në një shtëpi ku iu dha një pritje
e ngrohtë. I zoti i shtëpisë u tha: “Sot është një ditë e shënuar për mua.
Armiku im i dha fund luftës me mua dhe si shenjë miqësie më ka dërguar këtë
kupë të artë”. Kur u larguan ditën tjetër, plaku vuri re se lajmëtari e kishte
marrë kupën me vete. Ai po bëhej gati të fliste me zemërim kur lajmëtari i tha:
“Mbaje gojën! Këto janë rrugët e Perëndisë”. Shpejt ata arritën në një shtëpi
tjetër. I zoti i shtëpisë, një koprac plak, i mallkoi vizitorët e paftuar dhe u
tha të zhdukeshin. “Eja të ikim që këtej!”- tha lajmëtari dhe ndërkaq ia dhuroi
kupën e artë kopracit. Përsëri plaku u bë gati të protestonte dhe përsëri
lajmëtari e ndaloi. “Mbaje gojën! Këto janë rrugët e Perëndisë”!
Aty nga mbrëmja, ata arritën në
shtëpinë e një burri që ishte shumë i dëshpëruar, sepse, pavarësisht nga të
gjitha përpjekjet e tij, ai gjithmonë kishte hasur fatkeqësi. “Perëndia do të
të ndihmojë!”- tha lajmëtari dhe kur po niseshin për rrugë, i vuri zjarrin
shtëpisë. “Mos!”- thirri plaku. “Mbaje gojën! Këto janë rrugët e Perëndisë!”.
Ditën e tretë shkuan në shtëpinë e një burri të trishtuar dhe të ngrysur. Ai
nuk sillej mirë me asnjë përveç djalit të tij të vogël të cilin e donte shumë.
Kur u larguan mëngjesin tjetër, burri u tha: “Nuk mund t’ju shoqëroj, por djali
im i vogël do të vijë me ju deri tek ura. Ma kini shumë kujdes”. “Perëndia do
ta mbrojë!”- u përgjigj lajmëtari i Perëndisë.
Kur arritën tek ura, ai
papritur e shtyu fëmijën në lumë. “More, njeri i pashpirt!”- ulëriti plaku -
“Sigurisht që këto nuk janë rrugët e Perëndisë…”. Pikërisht në atë çast,
lajmëtari u shndërrua në një engjëll që shkëlqente nga lavdia qiellore. “Më
dëgjo me kujdes! Ajo kupë ishte e helmuar. Kështu unë ia shpëtova jetën burrit
dashamirës, kurse kopraci plak gjeti vdekjen duke pirë prej asaj kupe. I
varfëri gjeti një thesar të vënë mënjanë kur po rindërtonte shtëpinë, që unë ia
dogja dhe u çlirua nga çdo nevojë për ditët që i mbetën.
Ndërsa, përsa i përket burrit, djalin e të cilit e hodha në lumë, ishte një mëkatar i keq dhe po të rrinte me të, fëmija do të bëhej kriminel. Humbja e të birit e çoi të atin në pendim. Dhe fëmija është mirë atje ku është. Kështu ti pate mundësi të shihje diçka nga Urtësia dhe Drejtësia e Perëndisë. Që tani e tutje duhet të përkulesh para misterit dhe përkujdesjes së Tij!
Ndërsa, përsa i përket burrit, djalin e të cilit e hodha në lumë, ishte një mëkatar i keq dhe po të rrinte me të, fëmija do të bëhej kriminel. Humbja e të birit e çoi të atin në pendim. Dhe fëmija është mirë atje ku është. Kështu ti pate mundësi të shihje diçka nga Urtësia dhe Drejtësia e Perëndisë. Që tani e tutje duhet të përkulesh para misterit dhe përkujdesjes së Tij!
Ne
ndoshta nuk do të takojmë kurrë një engjëll në rrugë për të na shpjeguar gjërat
siç i ndodhi plakut. Ne vetëm mund të vazhdojmë të ecim me besim dhe të
pranojmë faktin se nuk mund t'i kuptojmë rrugët e Perëndisë...
No comments:
Post a Comment