Kush do të mund të thotë
ndonjëherë, “Të dua kaq shumë sa do të shkoja në ferr për ty” – Jisui. Kjo
është pikërisht ajo që bëri dashuria e Tij për ne. Ai zbriti në ferr një herë
dhe do të zbresë përsëri t’ju shpëtojë
ju nëse jeni aty.
Nëse shumë njerëz kërkojnë të
gjejnë Perëndinë sot, do ta gjejnë në ferr: në ferrin e fajit, në ferrin e
drogës, në ferrin e familjeve të ndara, në ferrin e të qenurit të braktisur nga
Perëndia. Ndonjë kërkon ta gjejë Perëndinë jo në ferr, por në qiell, por lajmi
i Tij i mirë që sipas doktrinës Ai zbriti në Hadh është që Perëndia në Krishtin
ka ardhur në mes të Hadhit dhe po na kërkon ne, të na dojë dhe të na çojë në
shtëpi.
Dashuria e Perëndisë është kaq
e madhe saqë Ai nuk mund të qendrojë në qiell ndërsa fëmijët e Tij vuajnë në
tokë dhe nuk mund të qendrojë në tokë për sa kohë që dikush vuan në Hadh.
Perëndia e ndjek njeriun deri në limitin e largimit të tij nga Ai, deri në
largësitë më të thella të largimit të tij nga Perëndia deri në honet e Hadhit. Ai e kërkon njeriun në
errësirën e tokës, në humnerat më të thella të vuajtjes dhe vdekjes njerëzore.
Vetë zbritja e Tij në Hadh është Ringjallje. Ai e merr Evën dhe Adamin nga
Hadhi i ndëshkimit dhe vdekja. Çelësat e Hadhit bashkë me dyert e mentshart janë
shkatërruar ashtu siç tregohen edhe në ikonë.
Ashtu si njëherë Jisui “shkoi
dhe u predikoi shpritrave në burg” kështu dhe në fjalët e shën Makarit, Ai
“thyen gurët e rëndë që na kishin zënë shpirtin. Ai hap varret. Ai vërtet kthen
në jetë të vdekurit dhe e çliron shpirtin e robëruar nga burgu i errët. “Lavdia
qoftë e Atij përgjithmonë”.
No comments:
Post a Comment