Thonin për
Ava Makar Egjiptianin se po ngjitej dikur nga kasollja për në malin Nikita. Dhe
pasi iu afrua vendit, i thotë nxënësit të tij: “Ec pak para”. Nxënësi i tij tek
po ecte, takon një prift të idhujtarëve dhe i thërret me zë të lartë: “Hej,
demon, për ku po vrapon?” Atëherë prifti idhujtar i kthehet nxënësit, e qëllon
dhe e lë gjysëm të vdekur. Dhe duke ngritur shkopin e tij vraponte. Si eci pak
duke rendur e takon ava Makarion i cili i thotë: “Makar të shpëtosh! Makar të
shpëtosh, o i vuajtur”. Duke u mrekulluar idhujtari shkon tek Ava Makarios dhe
i thotë: “Ç’të mirë pe tek unë që më fole”? Plaku i përgjigjet: “E bëra se të
pashë të lodhur dhe se nuk e di që kot mundohesh”. Idhujtari i thotë: “Edhe unë
nga përshëndetja jote ndjeva ngacmim në zëmër dhe kuptova se je njeri i
Perëndisë. Ndërsa një murg tjetër i keq që më takoi më shau dhe unë atëherë e
godita duke e lënë gjysëm të vdekur”. Avai e kuptoi se e kishte fjalën për
nxënësin e tij, ndërsa prifti idhujtar, duke përqafuar këmbët e Ava Makari i
thoshte: “Nuk të lëshoj po nuk më bëre edhe mua murg”. Dhe shkuan më lartë ku
ishte nxënësi dhe e ngritën në duar dhe e çuan në Kishën e malit dhe kur aty
panë ava Makariosin me priftin idhujtar, të gjithë u çuditën. Ai u bë murg dhe
shumë nga idhujtarët e tjerë u bënë të krishterë për shkak të tij. Dhe ava
Makari thoshte: “Fjala e keqe edhe të mirin e bën të lig, kurse fjala e mirë edhe të
ligun e bën të mirë”.
No comments:
Post a Comment