Showing posts with label Reflektime. Show all posts
Showing posts with label Reflektime. Show all posts

Ecni si bij të dritës

Nata u thye dhe dita u afrua;
le të heqim, pra, veprat e errësirës,
dhe le të veshim armët e dritës.
Le të ecim me ndershmëri, si ditën,
jo në orgji dhe në dehje,
jo në imoralitet dhe në shthurje,
jo në grindje e në smirë.
Por vishni Zotin Jisu Krisht
dhe mos u kujdesni për mishin, që t'i plotësoni epshet.

Rom. 13:12-14

TI JE...

             
             I bukur - Ps. 45:11
             Unik - Ps. 139:13
             Në dashuri - Jer. 31:3
             I veçantë - Ef. 2:10
             Krijuar për një qëllim - Jer. 29:17-19
             Në përkujdesje - Ef. 3:17-19
             I shkëlqyer - Dan. 12:3
             I çmuar - 1 Kor. 6:20

             I rëndësishëm - 1 Pj. 2:9
             I falur Ps. 103:12

Letra më e fuqishme e DASHURISE


 Letra më e fuqishme e DASHURISE

Biri Im,
Ti ndoshta nuk më njeh, por Unë di gjithçka për ty. Psalmi 139:1
Unë e di kur ulesh dhe ngrihesh. Psalmi 139:2
Unë i njoh të gjitha rrugët e tua. Psalmi 139:3
Madje çdo fije floku e kokës sate është e numëruar. Mattheu 10:29-31
Sepse je krijuar sipas imazhit Tim. Zanafilla 1:27
Në Mua ti jeton, lëviz dhe je. Veprat e Apostujve 17:28
Sepse ti je pasardhësi Im. Veprat e Apostujve 17:28
Të njihja para se të formoheshe. Jeremia 1:4-5
Të zgjodha që se themelova krijimin. Efesianët 1:11-12
Ti nuk je rastësi, sepse gjithë ditët e tua janë shkuar në librin Tim. Psalmi 139:15-16
Unë përcaktova kohën e duhur të lindjes sate dhe vendin ku do të jetoje. Veprat e Apostujve 17:26
Je krijuar me hir dhe madhështi. Psalmi 139:14
Të formova në barkun e nënës sate. Psalmi 139:13
Dhe të solla në jetë ditën që linde. Psalmi 71:6
Jam keqprezantuar prej atyre që nuk më njohin. Joani 8:41-44

Perëndia po më përgatit për gjithë bekimet e mrekullueshme që ka për mua

Perëndia po më përgatit për gjithë bekimet e mrekullueshme që ka për mua

Shpesh, Perëndia përdor përvojat e jetës sonë si gurë mbështetës për të na përgatitur për atë që Ai ka ruajtur për ne më vonë. Shkrimi i Shenjtë na thotë që Ai madje i merr dhe i shndërron gjërat që i ligu i sjell kundër nesh, dhe i përdor për të mirën tonë. Ai na drejton gjithmonë në udhëtimin e përgatitjes.

Prandaj është kaq e rëndësishme t’i mbajmë sytë të përqendruar tek Ai.

Të kemi besim që kur i dorëzohemi Atij, edhe nëse nuk e kuptojmë, Ai drejton hapat tona. Nëse diçka nuk po ndodh sipas planit tënd, kujto: "Perëndia e di çfarë bën. Ai kërkon me gjithë zemër më të mirën time. Perëndia po më përgatit”. Ndërsa je duke pritur, mos bëj gabimin e të përpjekurit të kuptosh çdo gjë.

Kjo është dita që Zoti ka bërë, le të gëzohemi dhe le të ngazëllohemi në të!


 Kjo është dita që Zoti ka bërë,
le të gëzohemi dhe le të ngazëllohemi në të!

Çdo ditë e re që na jepet është është dhuratë e çmuar nga Zoti i plotfuqishëm. Çdo mëngjes duhet të zgjoheni me qëndrim mirënjohës, plot besim dhe shpresë për ato që Zoti ka përgatitur për ne. Ndoshta ti po përballesh me disa sfida në jetën tënde të përditshme, ose ndoshta gjërat nuk po shkojnë si i kishe planifikuar, por kujto, çdo ditë e re është një mundësi për të qëndruar i fortë në mes të fatkeqësisë dhe për të parë besnikërinë e Perëndisë. Çdo ditë e re është një mundësi për të lavdëruar dhe falenderuar Atë, për të lartësuar Perëndinë tënd, dhe jo problemet e tua. Kjo është dita që Zoti ka bërë, le të gëzohemi dhe le të ngazëllohemi në të!

Gëzohu që Perëndia të ka premtuar se nuk do të na lërë kurrë ose nuk do të të braktisë.
Gëzohu që Perëndia të ka dhënë mendje të fortë e të shëndetshme.
Gëzohu që Ai hap një rrugë aty ku duket sikur nuk ka asnjë!

Asgjë nuk mund të të ndajë ty nga dashuria e Tij!

Perëndia ka fuqinë për të të mbrojtur,
dhemshurinë për të të ngushëlluar,
hirin për të të shpëtuar dhe
zemrën për të të DASHUR PERGJITHMONE!

“Sepse më është mbushur mendja se as vdekje, as jetë, as engjëj, as pushtete, as fuqira, as ato që janë tani, as ato që do të vijnë, as lartësi, as thellësi, as ndonjë gjë tjetër e krijuar nuk do të mundë të na ndajë nga dashuria e Perëndisë që është në Jisu Krishtin, Zotin tonë ".
Romakëve 8:38-39

Dashuria e Perëndisë tejkalon çdo lloj dashurie njerëzore që ti mund të kesh përjetuar! Njerëzit mund të vijnë e të shkojnë në jetën tënde, por Perëndia qëndron gjithmonë me ty. Ai nuk do të të lërë as nuk do të të braktisë kurrë! Dashuria e njeriut mund të jetë e kushtëzuar, por dashuria e Perëndisë është e mbinatyrshme; e pakushtëzuar, dhe e pakufizuar. Ti s’mund të bësh asgjë për ta fituar dashurinë e Tij dhe nuk mund të bësh asgjë për të ndaluar dashurinë e Tij.

“Qëndro në qetësi para Zotit dhe prite Atë me durim... " Psalmi 37:7

“Qëndro në qetësi para Zotit dhe prite Atë me durim... " Psalmi 37:7
A po mundohesh që të realizosh një ëndërr tënden? A je zhgenjyer në lidhje duke u përpjekur të ndryshosh tjetrin apo duke u përpekur t’i tregosh si duhet të jetojë? Ndosha e ke për mirë, ndoshta ke qëllime të mira, por nëse po përpiqesh që gjërat të ndodhin sipas mënyrës sate, ose sipas planit tënd, patjetër do të zhgënjehesh.
Ka ardhur momenti që ti duhet t’ia lësh Zotit këto rrethana dhe të besosh që Ai do më të mirën tënde.


Si t’ia dorëzosh Zotit gjërat?
Fillimisht bëj zgjedhjen dhe thuaje vendimin tënd. Thuaj: "O Atë i dashur, unë të lejoj ty të jesh Perëndia i kësaj situate. Unë i heq duart prej saj. Kam besim te Ti”.
Pastaj lavdëroje Atë. Adhurimi është një nga mënyrat më të mira për të vendosur zemrën dhe mendjen në vendin e duhur. Ti s’mund të jesh i mërzitur dhe të adhurosh në të njëjtën kohë! Adhurimi është shenjë që ti i beson Perëndisë dhe i lë gjërat në duart e Tij; shqetësimi është shenjë që ti po përpiqesh të kontrollosh gjërat.

Nëse je i këputur dhe i lodhur...ndryshosh atë ku ke vendosur shpresën tënde!


Nëse ke besim të dobët,
nëse e ke të vështirë të besosh,
nëse dyshimet të bombardojnë kokën, mos u mërzit.
Perëndia nuk është vetëm plot me mëshirë, Ai është edhe plot me fuqi.
Fuqia e Tij do të të mbajë, derisa besimi yt të forcohet.

A ke nevojë ta ripërtërish fuqinë tënde sot?
Shkrimi i shenjtë na thotë se kur shpresojmë te Zoti, pikërisht kjo do të na ndodhë – fuqia jonë ripërtërihet.
Nëse je i këputur dhe i lodhur, i tronditur nga përkujdesjet e kësaj bote,
kjo është një shenjë e qartë që ke nevojë të ndryshosh atë ku ke vendosur shpresën tënde.
A i ke shpresat e tua te puna?
Te qeveria?
Tek ekonomia?
Te ndonjë person?
Të gjitha këto janë gjëra që do të ndryshojnë.
Por kur shpreson te Zoti, ti jepesh te Shkëmbi i Përjetshëm!
Ai nuk ndryshon kurrë! Ai është i vetmi themel i fortë për shpirtin tënd!

" ... Unë do t’ju çliroj nga skllavërimi i tyre dhe do t'ju shpëtoj me krah të shtrirë ... ".

" ... Unë do t’ju çliroj nga skllavërimi i tyre dhe do t'ju shpëtoj me krah të shtrirë ... ".
Eksodi 6:6
Pavarësisht se çfarë po ndodh në jetën tënde, pavarësisht si po të trajton dikush, Perëndia do të të çlirojë prej çdo gjëje që të pengon. Ai dëshiron të të shpëtojë dhe të të tregojë dorën e Tij të fuqishme të hirit dhe bekimit. Një përkthim thotë: "Me vepër të veçantë dhe të fuqishme".
Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë që nëse ti qëndron në besim edhe në kohë të vështira, Perëndia do të shfaqet me bekime të vrullshme. Ai do të sjellë kthesë të mbinatyrshme, përparim të mbinatyrshëm, përkrahje të mbinatyrshme dhe çlirim të mbinatyrshëm.
Perëndia thotë: "Unë do të të çliroj nga skllavëria e varfërisë dhe nevojave. Unë do të të çliroj nga barra e depresionit dhe dekurajimit. Unë do të të çliroj prej çdo varësie, prej çdo zakoni të keq".
Mos jeto më në skllavërinë e asgjëje! Krahu i çlirimit të Perëndisë është shrirë drejt teje. Ai po të çliron ty prej çdo lloje skllavërie, që ti të jetosh jetën e triumfit që Ai ka përgatitur për ty! Amin.

Mos u dekurajo! Perëndia do ta përfundojë atë që ka nisur!


Mos u dekurajo! Perëndia do ta përfundojë atë që ka nisur!

“Duke qenë i bindur për këtë, se ai që nisi të bëjë punë të mirë tek ju,
do ta mbarojë deri në ditën e Jisu Krishtit.
Filipianëve1:6

A po beson për diçka që duket sikur po zgjat më shumë nga ç’e prisje?
Ndoshta ti je lutur për një person që do.
Ndoshta për vite ke besuar që një situatë do të ndryshojë.


Mos u dekurajo! Perëndia do ta përfundojë atë që ka nisur!
Ai është Perëndi besnik dhe ka diçka të pakrahasueshme, të pashembullt për ty – hir, përparim dhe restaurim, sikundër nuk e ke pasur kurrë më parë. Perëndia ka qenë i mirë me të gjithëve ne, por tani besoj se po i afrohemi një kohe kur do të marrim hirin më të madh,
fuqinë më të madhe dhe triumfin më të madh!
Çelësi është që duhet të qëndrojmë sipas marrëveshjes me Perëndinë.

Le të zgjohemi çdo mëngjes dhe le të themi:
“O Zot, të falënderoj për favorin e papërshkruar.

Pranoje dhuratën Time me nderim dhe përulësi


Të flas nga thellësia e përjetësisë. Para se bota të krijohej, UNE JAM!
“Para se të kishin lindur malet dhe para se ti të kishe formuar tokën dhe botën, madje nga mot e përjetë ti je Perëndia”. Ps. 90:2

Ti më dëgjon në thellësi të qenies sate, aty ku Unë kam banesën time.
Unë jam Krishti në ty, shpresa e Lavdisë.
“ … të cilëve Perëndia deshi t’ua bëjë të njohur se cila është pasuria e lavdisë së këtij misteri ndër paganë, që është Krishti në ju, shpresa e lavdisë”. Kol. 1:27


Unë, Zoti dhe Shpëtimtari yt, jetoj në ty. Mëso të jetosh në Praninë time të gjallë duke më kërkuar në heshtje.
Ndërsa përgatitesh të festosh mrekullinë e Lindjes sime në Bethlehem, festo edhe pagëzimin dhe rilindjen tënde për në jetën e përjetshme. Dhurata e jetës së përjetshme ishte qëllimi i vetëm i Ardhjes Sime në botën tënde të njollosur prej mëkatit.

Pranoje dhuratën Time me nderim dhe përulësi.
Gjej kohë për të mësuar më shumë për përmasat e pafundme të Dashurisë Sime.
Lejo mirënjohjen të burojë lirshëm prej zemrës sate si përgjigje ndaj dhuratës Sime të lavdishme.
Paqja ime le të mbretërojë në zemrën tënde dhe ji mirënjohës.

UNE JAM DHURATA që vazhdimisht dhuron me bujari dhe pa asnjë lloj kufizimi

UNE JAM DHURATA që vazhdimisht dhuron me bujari dhe pa asnjë lloj kufizimi. Dashuria Pa Kushte është një koncept kaq themelor dhe i rëndësishëm, por edhe ndjekësit e Mi më të përkushtuar nuk arrijnë ta kuptojnë plotësisht. Sigurisht, asgjë në qiell ose në tokë nuk mund të Më ndalojë së dashuri ty.

Ndoshta ti ndihesh më i dashur kur vepron sipas dëshirës sate. Por Dashuria Ime për ty është e përsosur; pra nuk është subjekt i luhatjeve të tua. Ajo që ndryshon është të ndërgjegjësuarit tënd për Praninë e Dashurisë Sime.


“Dhe ne kemi njohur dhe kemi besuar dashurinë që Perëndia ka ndaj nesh. Perëndia është dashuri; dhe ai që qëndron në dashuri qëndron në Perëndinë dhe Perëndia në të. …

Ai do të të shpjerë atje ku nuk mund te shkosh dot vetë



Ne i shërbejmë një Perëndie të mbinatyrshëm!
Ai mund të bëjë atë që mjekësia nuk e bën dot. Ai nuk kufizohet nga arsimimi yt, prejardhja jote, dhe familja nga ke ardhur. Ai nuk ndikohet nga ato që njerëzit thonë për ty. Ai nuk është në qiell tërë stres, duke u përpjekur të gjejë si mund të të çojë në destinacionin tënd. Ai e di fundin që prej fillimit. Ai ka edhe zgjidhjet për problemet që ti ende s’i ke hasur. Ai është i gjithfuqishëm dhe i gjithditur.

Ndoshta njerëzit janë përpjekur të të poshtërojnë, të të largojnë nga besimi, por nëse ti i nuk i vë re etiketimeve të tyre dhe qëndron besnik ndaj Zotit, Ai do të të lartësojë. Ai do të çojë atje ku ti nuk mund të shkoje dot vetë. Nuk nevojitet që ti ta kuptosh si ndodhi gjithë kjo.
Gjithçka që Perëndia kërkon nga ti është TË BESOSH.


Nëse beson, çdo gjë është e mundshme.
Nëse beson, do të hapen dyer që kurrë nuk mund të hapeshin.
Nëse beson, Perëndia do të të nxjerrë nga gjendja e rënë dhe do të të çojë përpara.

Le të bëhet tek unë sipas fjalës sate



Ekzistojnë tre elementë kryesor në dëshminë e Virgjëreshës Mari.
Ajo i tha kryeengjëllit:”Le të bëhet tek unë sipas fjalës sate”.
Vullneti i Perëndisë, jo imi! Ajo na dha këtë shembull dhe nëpërmjet tij Krishti hyn në jetën tonë.

Ajo tha edhe: "Shpirti im madhëron Zotin”.
Na kërkohet të vendosim Zotin në qendër të jetës sonë, jo veten tonë.

Gjithashtu tha: “Bëni gjithçka që t’ju thotë Ai".
Prej saj mësojmë një lloj tjetër lirie - lirinë që të mos varemi te planet tona. Kuptojmë që nëpërmjet bindjes, Ai është i pranishëm në jetën tonë, ashtu siç ishte në jetën e saj. Kjo është bindja e dashurisë, dhuratë e Shpirtit të Shenjtë.
Kryepiskopi Anastas

Përqendrohu në atë që Perëndia do të bëjë në të ardhmen tënde

Unë njoh njerëz që ndihen sikur kanë humbur vitet e jetës së tyre ngaqë bënë zgjedhje të gabuara. Ata kaluan vite të tëra në një lidhje që ishte helmuese, vite të tëra në varësi pasionesh, vite të tëra në një punë që nuk i përmbushte.

Por ti duhet të kuptosh që asgjë nga ato nëpër të cilat ti ke kaluar nuk është humbje. Përvojat e tua të shkuara, të mira ose të këqija, kanë grumbulluar diçka në brenda teje. Këto sfida të kanë ndërtuar duke të ndihmuar për t’u bërë ai që je sot. Kur armiku sjell vështirësi në jetën tënde, Perëndia ka një mënyrë për ta marrë atë përvojë dhe për ta kthyer për përfitimin tënd. Ti ndoshta mendon që ke takuar vdekjen, por nëse qëndron në besim, do të shohësh që Perëndia do të hapë një rrugë të re. Ai do të sjellë njerëzit e duhur në jetën tënde, do të sjellë mundësitë e duhura, rrethanat e duhura që të të nxitë ty drejt bekimit që ka përgatitur për ty.

Sot, mos u përqendro në atë që ndodhi në të kaluarën tënde, përqendrohu në atë që Perëndia do të bëjë në të ardhmen tënde.

Qëndro në rrugën e vullnetit të Perëndisë


A je përpjekur për diçka dhe ke marrë rezultatet që dëshiroje dhe herë tjetër je përpjekur për të njëjtën gjë dhe ke marrë rezultate të tjera? Kjo i ndodhi edhe Moisiut në Shkrimin e Shenjtë. Njerëzit kishin nevojë për ujë dhe Perëndia i tha Moisiut të godasë shkëmbin. Ai e goditi shkëmbin dhe uji buroi menjëherë. Një herë tjetër ata kishin përsëri nevojë për ujë, dhe Perëndia i tha Moisiut : "Foli shkëmbit ". A e dini se çfarë bëri Moisiu? Ai hipi mbi shkëmb dhe e goditi. Ai mendoi: “Eh, kjo funksionoi herën e fundit, do të funksionojë edhe këtë herë”. Por jo, nuk ndodhi ajo që pritej. Perëndia kishte një plan tjetër.
Çështja është që duhet të jemi të hapur dhe të ndreqemi duke u përpjekur të qëndrojmë në rrugën e vullnetit të Perëndisë. Ti mund të bësh të njëjtën gjë, në të njëjtën mënyrë që e bërë herën e fundit dhe të marrësh rezulate të ndryshme. Ajo mund të mos të jetë diçka e madhe, por si Moisiu, ndoshta është diçka e vogël. Ndonjëherë një shtyrje e vogël, një përshtatje e vogël mund të sjellë ndryshim të madh në rezultat.

Le të shkojmë në prani të Tij me lavde, ta kremtojmë me këngë!

"Le të shkojmë në prani të Tij me lavde, ta kremtojmë me këngë". 
Ps. 95.2

Çfarë privilegji të mrekullueshëm kemi për të hyrë me guxim në fronin e hirit të Tij . Ne i shërbejmë një Perëndie personal i cili dëshiron në lidhje personale me ne. Për t’u afruar me Të kemi 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, 365 ditë në vit! Por vini re që vargu i sotëm na thotë që nuk duhet të afrohemi te Zoti sipas ndonjë mënyre të vjetër. Nuk duhet të afrohemi duarbosh te Mbreti i mbretërve dhe Zoti i zotërve .
Çfarë kemi për t’i dhënë që është e denjë për Zotin e Plotfuqishëm?
Lavdërimin tonë.
Falënderimin tonë.
Adhurimin tonë. 

Ne duhet t’i hapim portat e Tij me një ofertë adhurimi prej zemrave tona, sepse Atij i përket, Ai është i lavdishëm.
Ne duhet të kuptojmë që lavdërimi nuk ka të bëjë vetëm me të kënduarit e disa himneve të dielën në mëngjes.
Lavdërimi është shprehje e mirënjohjes ndaj Perëdisë, Atit tonë, për atë që Ai është dhe për gjithçka që Ai ka bërë.

Kur i heqim sytë nga qëllimi, shikojmë vetëm pengesa!

A ke kaluar ndonjëherë situata ku je ndjerë sikur ishin lugina e hijes së vdekjes? Ne dekurajohemi shpejt gatë kohëve të vështira. Por mua më pëlqen shumë vargu i ditës së sotme: “Edhe nëse shkoj nëpër luginën e hijes së vdekjes…"
S’ka rëndësi çfarë po kalon sot, kujto: Ti nuk je vetëm, ti thjesht po kalon nëpër një situatë. Mos u përqendroaty dhe mos jeto për këtë situatë të vështirë. Situatat janë të përkohshme.

Sot të inkurajoj: mos e lejo frikën të të paralizojë në mes të “luginës së hijes së vdekjes”. Kujto që Zoti është me ty. Ai ecën përkrah teje. Ai të jep forcë. Ai përgatit një rrugëdalje për ty. Ai sjell njerëz dhe situata që të të nxjerrë ty nga momentet e vështira dhe të të vendosë në situata fuqie dhe triumfi. 


Sot, mos u dorëzo! Merr fuqi dhe ec përpara! Përfito një vizion duke e shikuar jetën nga ana tjetër. Ji më i dashur, më besimtar, më i fortë dhe më i mirë se kurrë më parë. Ndërsa vazhdon të ecësh përpara dhe të kapërcesh situatat,

Nuk ka asgjë më të rëndësishme në jetë sesa t'i afrohesh Perëndisë!

Nuk ka asgjë më të rëndësishme në jetë sesa t'i afrohesh Perëndisë!

Afrohuni Perëndisë dhe Ai do t'ju afrohet juve... Jakobi 4:8

Perëndia premton se Ai do të afrohet pranë nëse ti i afrohesh Atij. 
Si mund t'i afrohemi Atij?

Para së gjithash, ky varg do të thotë që ne duhet të largohem nga mëkati, sepse mëkati na ndan nga Perëndia. Kur largohemi nga gjërat që nuk i pëlqejnë Atij, ne po i afrohemi Atij. Ky është hapi i parë.
Pastaj, Shkrimi i Shenjtë na thotë të shkojmë në prani të Tij me lavdërim në zemrat tona dhe ta falënderojmë. Nëse ke zemër mirënjohëse, ti po i afrohesh Atij.
Së treti, Shkrimi i Shenjtë na thotë që Perëndia i kundërshton krenarët , por u jep hir të përulurve. Nëse jeton me qëndrim përulësie, ti po i afrohesh Atij.


Mik, nuk ka asgjë më të rëndësishme në jetë sesa t'i afrohesh Perëndisë, Atit tonë të dashur.

Kërkoje Atë me gjithë zemrën tënde, dhe do ta gjesh.

Është e pamundur të adhurojmë Perëndinë dhe të jemi të mërzitur në të njëjtën kohë.


Është e pamundur të adhurojmë Perëndinë
dhe të jemi të mërzitur në të njëjtën kohë.

Është e pamundur t’i drejtojmë me të vërtetë lavdërim Perëndisë dhe në të njëjtën kohë të jemi të shqetësuar! Adhurimi ndaj Perëndisë na çliron shumë dhe duhet të jetë i vazhdueshëm. Është e pamundur të adhurojmë dhe të jemi të mërzitur në të njëjtën kohë. Shqetësimi dhe adhurimi janë aktivitete që përjashtojnë njëri-tjetrin. Nuk mund të marrësh pjesë në të dy njëkohësisht.
Jisui u thoshte shpesh nxënësve të Tij të “mos shqetësohen” për gjëra të tilla si ushqimi dhe strehimi. Ai u tha: "Mos u shqetësoni". A mendon që nëse bëjmë diçka që Jisui tha të mos e bëjmë, mëkatojmë? Sigurisht!


Për më tepër, çfarë realizoi shqetësimi ndonjëherë? Dikush një herë tha që shqetësimi është si një karrige lëkundëse; bën diçka, lëkundet, por nuk të çon asgjëkundi! Shqetësimi të konsumon, të dobëson rezistencën, të lodh. Adhurimi të lartëson. Shqetësimi mishëron dëshirën e të ligut, ndërsa adhurimi ndaj Perëndisë e vendos Atë në fron në rrethanat tona! Kur je në situata të vështira, kujto: Lavdërimi drejtuar Zotit shkatërron shpinën e sulmit të të ligut! Mund të mos marrësh një zgjidhje të menjëhershme, por me siguri ky do të jetë veprimi i duhur që duhet bërë.