A je përpjekur për diçka dhe ke marrë
rezultatet që dëshiroje dhe herë tjetër je përpjekur për të njëjtën gjë
dhe ke marrë rezultate të tjera? Kjo i ndodhi edhe Moisiut në Shkrimin e
Shenjtë. Njerëzit kishin nevojë për ujë dhe Perëndia i tha
Moisiut të godasë shkëmbin. Ai e goditi shkëmbin dhe uji buroi
menjëherë. Një herë tjetër ata kishin përsëri nevojë për ujë, dhe
Perëndia i tha Moisiut : "Foli shkëmbit ". A e dini se çfarë bëri
Moisiu? Ai hipi mbi shkëmb dhe e goditi. Ai mendoi: “Eh, kjo funksionoi
herën e fundit, do të funksionojë edhe këtë herë”. Por jo, nuk ndodhi
ajo që pritej. Perëndia kishte një plan tjetër.
Çështja është që
duhet të jemi të hapur dhe të ndreqemi duke u përpjekur të qëndrojmë në
rrugën e vullnetit të Perëndisë. Ti mund të bësh të njëjtën gjë, në të
njëjtën mënyrë që e bërë herën e fundit dhe të marrësh rezulate të
ndryshme. Ajo mund të mos të jetë diçka e madhe, por si Moisiu, ndoshta
është diçka e vogël. Ndonjëherë një shtyrje e vogël, një përshtatje e
vogël mund të sjellë ndryshim të madh në rezultat.Sot, sigurohu që nuk po i bën gjërat thjesht sepse kjo është mënyra që ti i ke bërë gjithmonë më parë. Përkundrazi, dëgjo zërin e Shpirtit të Shenjtë brenda teje. Ndiq drejtimin e Tij dhe qëndro në harmoni me planin e mrekullueshëm që Ai ka për ty! Amin.