Unë
njoh njerëz që ndihen sikur kanë humbur vitet e jetës së tyre ngaqë
bënë zgjedhje të gabuara. Ata kaluan vite të tëra në një lidhje që ishte
helmuese, vite të tëra në varësi pasionesh, vite të tëra në një punë që
nuk i përmbushte.
Por ti duhet të kuptosh që asgjë nga ato nëpër të cilat ti ke kaluar nuk është humbje. Përvojat e tua të shkuara, të mira ose të këqija, kanë grumbulluar diçka në brenda teje. Këto sfida të kanë ndërtuar duke të ndihmuar për t’u bërë ai që je sot. Kur armiku sjell vështirësi në jetën tënde, Perëndia ka një mënyrë për ta marrë atë përvojë dhe për ta kthyer për përfitimin tënd. Ti ndoshta mendon që ke takuar vdekjen, por nëse qëndron në besim, do të shohësh që Perëndia do të hapë një rrugë të re. Ai do të sjellë njerëzit e duhur në jetën tënde, do të sjellë mundësitë e duhura, rrethanat e duhura që të të nxitë ty drejt bekimit që ka përgatitur për ty.

Sot, mos u përqendro në atë që ndodhi në të kaluarën tënde, përqendrohu në atë që Perëndia do të bëjë në të ardhmen tënde.
Ai dëshiron të ripërtërijë shpirtin tënd dhe të ringjallë ëndrrat tua.
Beso, shpreso, prit, sepse Perëndia ka një rrugë të re për të ardhmen tënde! Amin