Perëndia po më përgatit për gjithë bekimet e mrekullueshme që ka për mua
Shpesh, Perëndia përdor përvojat e jetës sonë si gurë mbështetës për
të na përgatitur për atë që Ai ka ruajtur për ne më vonë. Shkrimi i
Shenjtë na thotë që Ai madje i merr dhe i shndërron gjërat që i ligu i
sjell kundër nesh, dhe i përdor për të mirën tonë. Ai na drejton
gjithmonë në udhëtimin e përgatitjes.
Prandaj është
kaq e rëndësishme t’i mbajmë sytë të përqendruar tek Ai.
Të kemi besim
që kur i dorëzohemi Atij, edhe nëse nuk e kuptojmë, Ai drejton hapat
tona. Nëse diçka nuk po ndodh sipas planit tënd, kujto: "Perëndia e di
çfarë bën. Ai kërkon me gjithë zemër më të mirën time. Perëndia po më
përgatit”. Ndërsa je duke pritur, mos bëj gabimin e të përpjekurit të
kuptosh çdo gjë.
Nëse vazhdimisht përpiqesh të kuptosh gjërat,
kjo vetëm do të të sjellë zhgënjim. Lëri gjërat në dorën e Zotit.
Thuaj: "Perëndi, koha ime është në duart e tua. Nuk do të shqetësohem,
sepse besoj që Ti po më drejton në udhëtimin e përgatitjes për gjithë
bekimet e mrekullueshme që ke ruajtur për mua“. Amin.