Letra më e fuqishme e DASHURISE
Letra më e fuqishme e DASHURISE
Biri Im,
Ti ndoshta nuk më njeh, por Unë di gjithçka për ty. Psalmi 139:1
Unë e di kur ulesh dhe ngrihesh. Psalmi 139:2
Unë i njoh të gjitha rrugët e tua. Psalmi 139:3
Madje çdo fije floku e kokës sate është e numëruar. Mattheu 10:29-31
Sepse je krijuar sipas imazhit Tim. Zanafilla 1:27
Në Mua ti jeton, lëviz dhe je. Veprat e Apostujve 17:28
Sepse ti je pasardhësi Im. Veprat e Apostujve 17:28
Të njihja para se të formoheshe. Jeremia 1:4-5
Të zgjodha që se themelova krijimin. Efesianët 1:11-12
Ti nuk je rastësi, sepse gjithë ditët e tua janë shkuar në librin Tim. Psalmi 139:15-16
Unë përcaktova kohën e duhur të lindjes sate dhe vendin ku do të jetoje. Veprat e Apostujve 17:26
Je krijuar me hir dhe madhështi. Psalmi 139:14
Të formova në barkun e nënës sate. Psalmi 139:13
Dhe të solla në jetë ditën që linde. Psalmi 71:6
Jam keqprezantuar prej atyre që nuk më njohin. Joani 8:41-44
Nuk Jam larg teje dhe as i zemrëruar, por Jam shprehja e plotë e dashurisë. 1 Joanit 4:16
Është dëshira Ime të dhuroj ty bujarisht dashurinë Time. 1 Joani 3:1
Ngaqë ti je biri Im dhe Unë jam Ati yt. 1Joani 3:1
Të ofroj më shumë se ç’mund të ofrojë ati yt tokësor. Mattheu 7:11
Sepse Unë jam Ati i përsosur. Mattheu 5:48
Çdo dhuratë të mirë që merr vjen prej Meje. Jakovi 1:17
Sepse Unë jam Ai që përkujdeset për ty dhe plotësoj gjithë nevojat e tua. Mattheu 6:31-33
Plani Im për të ardhmen tënde është gjithmonë plot shpresë. Jeremia 29:11
Sepse të dua më dashuri të përjetshme. Jeremia 31:3
Mendimet e Mia për ty janë të panumërta si rëra buzë detit. Psalmi 139:17-18
Nuk do të ndaloj kurrë së bëri mirë për ty. Jeremia 32:40
Sepse ti je thesari Im i çmuar. Eksodi 19:5
Dëshiroj të të ndërtoj më gjithë zemrën dhe shpirtin tim. Jeremia 32:41
Dhe dëshiroj të të tregoj gjëra të madhështore dhe të mrekullueshme.
Jeremia 33:3
Nëse më kërkon më gjithë zemër, do të më gjesh. Ligji i përtërirë 4:29
Gjej kënaqësinë tënde në mua dhe Unë do të plotësoj dëshirat e zemrës sate. Psalmi 37:4
Sepse prej Meje i ke dëshirat. Filipianëve 2:13
Unë mund të bëjë më tepër sesa mund të imagjinosh. Efesianëve 3:20
Unë jam inkurajuesi më i madh. 2 Thesalonikasve 2:16-17
Unë jam Ati që të ngushëllon në të gjitha vështirësitë. 2 Korintianëve 1:3-4
Kur je i lënduar, Unë jam pranë teje. Psalmi 34:18
Ashtu si bariu mban qengjin në krahë, Unë të mbaj ty në zemrën time. Isaia 40:11
Një ditë Unë do të fshij çdo lot prej syve të ty. Zbulesa 21:3-4
Unë do të largoj çdo dhimbje që ti ke vuajtur në këtë botë. Zbulesa 21:3-4
Unë jam Ati yt, dhe të dua, ashtu si dua Birin tim, Jisu. Joani 17:23
Sepse në Krishtin është shfaqur dashuria ime. Joani 17:26
Ai më paraqet pikërisht Mua. Hebrenjve 1:3
Ai erdhi të të tregojë që Unë jam me ty dhe jo kundër teje. Romakëve 8:31
Dhe të tregojë që Unë nuk numëroj mëkatet e tua. 2 Korintianëve 5:18-19
Jisui vdiq që ti dhe Unë të pajtohemi. 2 Korintianëve 5:18-19
Vdekja e Tij ishte shprehja përfundimare e dashurisë sime për ty. 1 Joanit 4:10
Unë dhashë gjithçka doja për të fituar dashurinë tënde. Romakëve 8:31-32
Nëse pranon dhuratën e Birit tim të Vetëmlindur, Jisu, më pranon Mua. 1 Joani 2:23
Dhe asgjë nuk do të ndajë ty më prej dashurisë sime. Romakëve 8:38-39
Kthehu në shtëpi dhe unë do të organizoj festën më të madhe që qielli ka parë ndonjëherë. Lukai 15:7
Unë kam qenë dhe do të jem gjithmonë Atë. Efesianëve 3:14-15
Pyetja ime është: A do të jesh biri Im? Joani 1:12-13
Po të pres. Lukai 15:11-32
Krijuesi yt,
në Letrën e Tij të dashurisë për ty:“Bibla”