"Le të shkojmë në prani të Tij me lavde, ta kremtojmë me këngë".
Ps. 95.2
Çfarë kemi për t’i dhënë që është e denjë për Zotin e Plotfuqishëm?
Lavdërimin tonë.
Falënderimin tonë.
Adhurimin tonë.
Ne duhet t’i hapim portat e Tij me një ofertë adhurimi prej zemrave tona, sepse Atij i përket, Ai është i lavdishëm.
Ne duhet të kuptojmë që lavdërimi nuk ka të bëjë vetëm me të kënduarit e disa himneve të dielën në mëngjes.
Lavdërimi është shprehje e mirënjohjes ndaj Perëdisë, Atit tonë, për atë që Ai është dhe për gjithçka që Ai ka bërë.
Lavdërimi tërheq vëmendjen e Perëndisë.
Lavdërimi është një mjet i fuqishëm në jetën e besimtarit, sepse Perëndia e pranon lavdërimin tonë!
Kur hyjmë si duhet në praninë e Tij, Ai hyn në rrethanat tona; dhe kur Perëndia shfaqet, i ligu zhduket!
Sot, le të hyjmë në portat e Tij me falënderim dhe le të hapim derën që Ai të veprojë për ne. Amin.