Kjo është dita që Zoti ka bërë, le të gëzohemi dhe le të ngazëllohemi në të!


 Kjo është dita që Zoti ka bërë,
le të gëzohemi dhe le të ngazëllohemi në të!

Çdo ditë e re që na jepet është është dhuratë e çmuar nga Zoti i plotfuqishëm. Çdo mëngjes duhet të zgjoheni me qëndrim mirënjohës, plot besim dhe shpresë për ato që Zoti ka përgatitur për ne. Ndoshta ti po përballesh me disa sfida në jetën tënde të përditshme, ose ndoshta gjërat nuk po shkojnë si i kishe planifikuar, por kujto, çdo ditë e re është një mundësi për të qëndruar i fortë në mes të fatkeqësisë dhe për të parë besnikërinë e Perëndisë. Çdo ditë e re është një mundësi për të lavdëruar dhe falenderuar Atë, për të lartësuar Perëndinë tënd, dhe jo problemet e tua. Kjo është dita që Zoti ka bërë, le të gëzohemi dhe le të ngazëllohemi në të!

Gëzohu që Perëndia të ka premtuar se nuk do të na lërë kurrë ose nuk do të të braktisë.
Gëzohu që Perëndia të ka dhënë mendje të fortë e të shëndetshme.
Gëzohu që Ai hap një rrugë aty ku duket sikur nuk ka asnjë!

Ndërsa përqendrohesh në dhuratën e çdo dite të re dhe gëzohesh me atë që Perëndia ka bërë në jetën tënde, do të fillosh të përjetosh bekimet dhe të mirat e Tij.
Ti do të lartësohesh dhe do ta jetosh në triumf në gjithë ditët e jetës sate! Amin.